Prezantuesja bukuroshe Anila Çela, per shume vite na ka dhuruar çdo dite atmosfere dhe emocione nepermjet ekranit te “Vision Plus”. Ne momentin qe ka filluar pune ne televizion jeta e saj ka ndryshuar plotesisht, si ana profesionale ashtu dhe jeta private. Modestia e moderatores ka terhequr vemendjen e shume ndjekesave te cilet jane te shumte ne numer. Qe ne fillimet e karrieres se saj ne fushen e gazetarise, ajo gjithmone ka trajtuar tema aktuale. Kete e pohojne dhe komentuesit ne rrjetet sociale, te cilet kane reaguar ne momentin kur Çela ka kujtuar veten 9 vite pas, ajo shkruan “Duke pare veten 9 vite me pare, duke lexuar perralla.”Na ishte njehere” ne Tring”. Ky postim I saj ka ngjallur nostalgji tek te gjithe, pasi gjerat e bukura dhe me vlere asnjehere nuk harrohen. Se fundmi prezantuesja ka qene pjese e formateve “Vizioni i pasdites” dhe “Nga e para”. Dy emisione te pelqyera dhe te arrira profesionalisht nga Anila, pas se cilave duket se Anila pati nje shkeputje nga ekrani. E nderkohe ajo kete sezon te ri, do jete pjese e ekranit te “News 24” me nje format te ri, te përditshëm. Me tematika nga më të larmishmet, me të ftuar special, personazhe nga jeta publike në vend e personalitete nga bota e medias, politikës, showbiz-it, lifestyle-t, Anila do të shfaqet për herë të parë nën një logo të re televizive. Suksese Anila dhe sezon te mbare televiziv!