Anija është zbuluar në fund të liqenit Lough Corrib. Bashkë me të janë gjetur edhe 12 mjete të tjera lundruese, që u përkasin periudhave te hershme të bronxit (por ka edhe nga ato që janë prodhuar në shekujt e parë të epokës së hekurit, madje edhe më vonë, në Mesjetën e hershme. Ato u zbuluan gjatë punimeve për ripërpilimin e hartave administrative angleze, pastaj u studiuan dhe po vazhdojnë të studiohen nga arkeologët e Shërbimit Kombëtar të Anglisë. Mosha e anijes dhe mjeteve te tjera lundruese u përcaktua me metodën radikarbonizuese. Anija më e lashtë dhe më e madhe është 12 metra e gjatë; ajo është gdhendur në trungun e një peme të madhe. Si prodhim i periudhës së bronzit, u klasifikuan edhe dy varka që janë gjetur 30 milje larg njëra-tjetrës dhe, sipas studimeve paraprake, mendohet se kanë të njëjtën datë prodhimi, epokën e bronzit. Nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë fryt i punës së të njëjtit mjeshtër; të paktën këtë mendim ka arkeologu Karl Bredi.
Anijet e tjera janë prodhuar në shekujt XI-XII dhe janë gjetur pranë fshatit Karroumorknok. Së bashku me anijet janë zbuluar edhe një sasi sopatash të tipit viking. Arkeologët mendojnë se ato përdoreshin edhe si armë të luftëtarëve irlandezë. Me sa duket, kur është mbytur anija, ata kanë qenë në bord. Anijet, për shumë shkaqe, po studiohen në vend-gjetjen e tyre. Ato janë ruajtur në gjendje të mirë; me sa duket, ka ndikuar ujët e liqenit, i cili ka aftësi shumë të mëdha konservuese. Të gjitha objektet e zbuluara i ka marrë nën mbrojtje administrata shtetërore.
Advertisement