(ARGUMENT)
Dëshira për të ecur përpara konceptohet nga idea se si è programojmë apo perceptojmë ëndrrën apo pasionet.Në tërësinë e një abstrakti kapet idea çfarë jepet në vizualitet apo çdo të thotë ky krijim artistik ,ndërsa në psikologjinë e një perceptimi shikohet motivimi i një ndryshimi apo si është ndërtuar ëndrra në një “skelerinë “të veshur mirë dhe me një imagjinatë impenjative apo me një skelet me luhatje dhe shumë skepticizëm.Pra e gjitha shfaqet si një teknikë në tru-shpirt-zemër ku imagjinatat shfaqen si ushtrime efektive,si skema pozicionimi se ku duhet të ecim apo fokusohemi.Duke menduar hapin e parë detajojmë ndryshimin me detyrën,dëshirën me vendosjen.Të gjitha këto paralelizohen dhe fokusohen në mendje dhe vizualitet.Një moment inkoherent është detaji i hapit të parë që shërben si” plan pune”si qartësim ideje për “arratisjen”nga negativiteti.Duke vendosur principin pozitiv gjejmë rrugë apo mundësira imediative për të “vrapuar”në segmente të vogla por të sigurta.Ditë pas dite kjo dëshirë kthehet në një porcion ditor për të realizuar recensionin e rradhës.Duke punuar me imagjinatë individuale arrin të gjesh teknikat e duhura edhe pse ka momente kur e gjen veten të stresuar dhe pa kurrfarë rrugëzgjidhje.Për të realizuar një efektivitet dhe ndryshim në progres përpilohet një fluturim pilotazhi se ku duhet të godasim në shenjë apo ku duhet të ndalemi.Këto ushtrime imagjinative dhe vizuale janë nxitës të mirë ,katalizator që realitetet e errëta i shëndron në tablo spektri të larmishëm jete ,në hapësira e subjekt real.Duke dalë nga skemat empirike apo periferike servirim në jetën tonë modelin multi shoqëror dhe larg njëanshmërisë.Për të mbajtur gjallë ndryshimin duhet motivimi,ëndrra,nxitja për të ndryshuar në qëllime e dëshira të mira.Ky prioritet vaksinues largon dramacitetet emocionale ,jep progresin duke e trajtuar vetveten si një “mik-trajner”që rezervon për ju një të nesërme praktike dhe funksionale….
RUDINA PAPAJANI.