Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Hije që më ndjek

– Si ka mundësi se, që në fëmijëri dhe deri sot, çdo ëndërr që shoh gjatë natës nuk e mbaj dot mend në mëngjes, qofte edhe nje fragment të vogël të saj. Më ndodh, gjithashtu, që të shoh në gjumë një hije që nuk e dalloj dot se çfarë është, por çdo natë në gjumë më bllokon këmbe dhe duar si dhe frymëmarrjen. Mundohem të thërras ndihmë me zë të lartë, (me mendjen time me duket sikur po thërras me të madhe), por më kot, nuk më dëgjon njeri. Dhe dridhem i tëri kokë e këmbë saqë zgjohem dhe nuk flej dot më. A ka ndonjë kuptim kjo, ju lutem?
– Siç kam shpjeguar edhe më parë, ëndrra të tilla të ngjashme, në vetvete kanë një shpjegim shumë të gjërë. Truri i njeriut është i aftë të riprodhojë dhe t’i transformojë ngjarjet e ditës në një ëndërr, apo të parashikojë dhe të ardhmen. Por ka njerëz, siç është dhe rasti juaj, që nuk kujtojnë asgjë. Dhe kjo për arsye enigmatike, që vështirë të zbulohen. Gjithësesi, një arsye tjetër është fakti që ju nuk i kushtoni ndonjë rëndësi të madhe këtyre ëndrrave, prandaj dhe nuk i kujtoni ato në mëngjes. Ose janë fragmente aq të shkurtëra, saqë është e vështirë të kujtohen. Ndërsa përsa i përket hijes që përmendni ju, ajo në fakt nuk është hije, është thjeshte gjendje ankthi. Ju vuani nga ankthi, gjë e cila ju transformohet në një hije, siç thoni ju. Nëse kjo lloj gjendje ka kohë që ju zgjat, atëherë është mirë të këshilloheni me një psikolog. Nëse nuk dëshironi të flisni me ndonjë psikolog, atëherë duhet të punoni me veten tuaj. Duhet të çliroheni nga ideja e fiksimit se një hije po ju përsekuton. Përpara se të flini gjumë, çlodhuni mirë, pini një çaj kamomil dhe mendoni vetëm për gjëra të bukura. Mos e ngarkoni trurin më shumë seç duhet me fiksime të kota. Do ta shihni që gjithçka do të kalojë me kalimin e kohës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Te vras veten?

Next Post

Doja shokun tim

Advertisement