(Mendime të thelluara, të ribotuara)
“Kush e pështynë DIELLIN, pështyma i kthehet fytyrës”!
(Populli)
“Se goditet ari prej gurit, mos u çudit aspak,
vleftë e gurit, nuk iu shtua, as e arit nuk iu mpak”!
(Poezi persiane)
Ishte, është dhe besoj kjo sëmurje kanceroze, gjer në FITORE, e mundet edhe pas saj , do të jetë në gjenin e disa kokëmykurve shqipfolës qyqarë që, kinse pretenduan, pretendojnë dhe do të pretendojnë të merren me “politikë”, të kryejnë me zell prej servilësh dhe servilesh të mjerë e të mjera; punët e ndyra të njëmijë e një prapësive, me apo pa dijenininë e tyre, të vënë në shërbime të agjenturave të huaja, pra, të armiqve dhe të tradhëtarëve të vendit!
Lexuesve të nderuar, besoj juve iu kujtohet që elementë të tillë reaksionarë, sa shumë i kanë sulmuar dikur; heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, Abdyl Frashërin, Hasan Prishtinën, Ismail Qemailin, Luigj Gurakuqin, pastaj, pas viteve zezona të monarkisë fashiste, të zogollit i kanë sulmuar elementët revolucionarë, Enver Hoxhën, Qemal Stafën, Xheladin Hanën, Emin Durakun e të tjerë shqiptarë komunistë të vërtetë.
-Pas LÇ-re, po me këto forma dhe mjete të poshtra dhe të liga, gjer në maltretime dhe atentate, kanë vazhduar “këngën e vjetër” kur “kolona e pestë”, u vërsulën si hienat, kundër heroit kombëtar, Adem Demaçit, i cili përkundër gjithë atyre vuajtjeve burgjeve armike, haavanët dhe hajvanet dykëmbësh e treqinddhëmbësh edhe pas daljes nga burgu i vogël, kur doli në burgun e madh, të Kosovës së robëruar, spurdhjakë të pështirë nuk ngurruan të hedhin vallet e vjetra “shirikolla” si djajtë e Kalimegdanit, kunër kolosit të madh, Adem Shqipërisë, birit të madh të Rezistencës Shqiptare.
-Po, në këto turpe dhe krime, “këto turma pa tru”-sido t´i quante, F.S. Noli, do të vazhdonin kundër mendjendriturit, kolosit të politikës dhe të diplomacisë shqiptare në Kosovë dhe më gjerë, Ukshin Hotit pasi e linçuan, e syrgjynosën jashtë Kosovës dhe kur u kthye në atdhe të vepronte pandalshëm për çlirimin e tij,-më në fund e spiunuan dhe e burgosën-siç deklaroi atëbotë, Ay: “Dy qeveri më kanë burgosur, (në vitin 1993), qeveria e Beogradit dhe qeveria e Prishtinës” dhe, që nga muaji Maj i vitit 1999, nuk dihet ku gjendet trupi i tij, ndërsa, dihet fort mirë që, Ay martir i pamposhtur i atmëmëdheut, jeton i pavdekshëm në zemrat e atdhetarëve dhe të atdhetareve të kombit shqiptar, brenda dhe jashtë atdheut.
Në këtë valle tragji-komike, tashmë janë hedhur disa sejmenë/nka, të matufosura dhe të pispillosura, duke u përpjekur kot së koti, “të bëjnë qimet, trarë”, duan që, për të gjitha këto turpe dhe krime që po ndodhin në Kosovë të njollosin, të fyjenë dhe të damkosin,-si s´ka zi, e më zi, djaloshin trim dhe të ditur, të devotshmin e pandalshëm, Albin Kurtin, i cili për më tepër se dy decenie, është në shërbim të kombit dhe të atdheut shqiptar.
Duke bërë këtë, këta shkretanë dhe shkretane, me apo pavetëdije, i kanë bërë dhe po i bëjnë shërbime të mëdha, armiqve dhe tradhëtarëve të kombit shqiptar.
Rroftë Adem Demaçi!
Rroftë Albin Kurti!
Rroftë Shqipëria!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Poshtë armiqtë dhe tradhëtarët!
2 Qershor, 2018