Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Poezi nga Jolanda Molishti (Duka)

1.ÇFARË KËRKOJ?!

Ç’ kërkoj me vargjet e mia,
Të lëndohem, të përmallohem,
Të trazoj shpirtin, mendjen,
Si valët detare nga stuhia.

Advertisement

Pse më pushtojnë, rrahjet e zemrës prore,
Trupi më dridhet, si një e pastrehë,
Që bredhë nëpër botë, netëve dimërore
Folenë vetes, mezi ia ka ngrehë?!

Ç’ kërkoj tani kujtimet, me vargjet e mia,
Kur ndaj njeri-tjetrit, ishim në përqafime,
Të kujtoj vitet e shkuara, o sa të bekuara,
Aq shumë, kishim mëshirë dhe mirëkuptime…

Kishim nder, moral, bujari dhe dashuri,
Papritur, më pushton mërzia,
Kur kujtohem, pse ikën kohët e arta,
Herë-herë, zë e qajë si fëmijë.

Vallë, kush si lubia, na e përpiu lumturinë?!!!
Me sinqeritet, pa interesa , pa lakmi…
Përse nuk e nderojmë, as e duam pa hile,
Njëri-tjetrin si dikur, sikur shkelëm në njerëzi?!

Diku në degëzën e një peme, duart shtërngojmë,
Shoku vjen befas e na tërheq, na ngritë nga të ligat,
Të mos fundosemi, me lemeri të mos përfundojmë…
Njerëzit tanë, prapa shpinës na ngulin “thikat”?!…

Me akuza interesash, pas shpinës janë përveshë,
E habitshme, e neveritshme qe besa,
Ca më larg miku i huaj, gojën e mbulon,
Me habi, dinakërisht, o me ironi zë e qeshë.
Pse kështu, o të nderuar, gjaku nuk bëhet ujë?!

Deri kur do të mbijetojmë, me turpe dhe krime,
Kështu, askush s´ na e ka lakminë,
Bota “vjell vrer” mbi ne, derdhë urrejtjen, mërinë,
Kështu nuk na deshi kurrë, as Shqipëria ime.
08.05.2020

2.KUSH E HELMOI GLOBIN ME TRISHTIM?!

(Virusi Covid-19, do të dështojë vërtetë)

E shqetësuar, nga ëndërrat e natës,
E përlotur, nga realiteti i ditës,
Buzët më dridhen, pushtuar nga maska,
Me duar të shtrërnguara, me llastiqe,

Kush e helmoi globin, me këto trishtime,
Si me zinxhirë, në kohërat me rreziqe…
Eci, eci, eci, hapat i hedhë kuturu,
Me shpresë dhe shpirt të trazuar…

Kur jam nisur s´e di, s´e di, as për ku?!
Sy përlotur e shoh pranverën të trishtuar.
Pranverën e zbrazur, larg atdheut tim,
Në këtë botë mizore, tejet të pabesë.

Një llum “njerëzish” luajnë me fatet tona,
Xhelatë dinakë, frikacakë, tinzarë, të fshehur,
Vallë, përse botën me kaq shumë halle,
Pa pikë mëshire e ngarkuan, e paralizuan?!

Kthej sytë, drejt qiellit të kaltër,
“Për çudi”, zogjtë paskan shtegtuar.
O zot ku je, a më jep përgjigje,
Ç´ faj kanë, fëmijët dhe pleqtë nëpër botë?!

Përse njërëzit, me frikë të shtegtojnë,
Në botën kapitaliste, mjerueshëm të rrojnë?!
Krejt papritur, nga largësia dëgjoj një përgjigje,
Natyra nuk fajsohet, për ligësitë dhe tradhëtitë?!

Si për çudi, një flutur butësisht ra në kraharorin tim,
Eci, eci, eci e trishtuar, ajo më hoqi ca mërzinë…
Flas me të, veten dua për ta ngushëlluar,
Ah, të lutem moj shpirtbardhë, për atdheun tim…

Më jep lajme të mira, në këto kohëra të vështira,
Moj mike a më thua, si e kam familjen dhe popullin tim?!
Atje i kam lënë nënën, motrat, vëllezërit,
Nuk duroj dot më, dua të qetësoj shpirtin tim… …

Ah, moj Shqipëria ime!…
Hidhërimi, më ka rrëmbyer shpirtin tim.
Larg teje, si jetohet me rënkime?!
Deri kur, deri kur, këtej në mërgim?!

Sa dallgë dhe stuhira, ty vigane ke kaluar?!
Moj trimëreshë, ty e jona moj sokoleshë,
Fëmijët i mbështjellë rreth gjoksit,
Shekujve, me natyrën, me armiqtë je ndeshë.

Jo! Nuk dua ta pyes askë, ty moj Nënë, më ke treguar,
Në kohën time rinore, në kohën time gazmore,
E shoh, e ndiej, tani, në shekullin e kapital-babëzisë,
Madhështorja njerëzorja, si top dëbore, keq u rrokullis.
08.05.2020

3.DUA TË VI TEK TY!

Në këtë kohë të rëndë epidemie,
Nga vuajtjet e kësaj njerëzie,
Mendja, më shkon vërdallë, për ty atdhe,
Katrahurat “moderne”, po bashkëjetojnë si rrufe?!!!

O sa shumë ndiej mallë?!
Ah! Sikur të isha pranë teje,
Këto ditë, kur po mbytet, po përpihet,
Çdo aromë, që sjellë atmosferë hareje.

Ah! Këto ditë dua të isha tek Ty,
Kur njerëzit e mi “humbin” në atmosfera hareje!
Në ditë festash, me afsh të të qafoja, të gëzoja?!…
Kokën, të mbështesja në kraharorin tënd,
Shpirtin me mallë, kaq rrallë, ta qetësoja…

Më lini të shkojë atje, ku shpirti dhe zemra më ngrohen,
Në aromën e tokës, në rrezet e diellit, në kaltërsinë e qiellit.
Më lini atje ku plagët më shërohen, si me magji,
Më lini atje, të qajë me dënesë, të nxjerë dufin me duhi.

O sa shumë ngjyra mënxyrash paska mërgimi,
Ngulfatjeje, amullimimi, tëhuajsimi, nga mungesa jote.
Habitem si mundemi të gjallojmë, të mbijetojmë,
Shpirti ynë qetësohet, vetëm me pranverë kthimi.

O atdhe, mërgimi na dhuroi “parajsën” kote,
Të shpërndahemi si pëllumbat dhe pëllumbeshat,
Jo! Kurrë s´e menduam ikjen, me valixhe-hiqet,
Ne, mërgimtarët dhe mërgimtaret rreth e qark kësaj bote.

13.05.2020

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Armend Alidemaj, shqiptari me histori suksesi si laborant dentar në Zvicër

Next Post

Çfarë është hidronefroza apo ndryshe fryrja e veshkave tek fëmijët? Nga Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog!

Advertisement