Fëmijët janë e ardhmja,
janë mosha për të cilën
duhet kujdesur shumë që të kenë rritje të shëndetshme dhe kjo varet nga shumë faktorë. Një nënë e shqetësuar pyet Dr Artan Konin, specialist në fushë ne urologjisë, për një problem që ka fëmija i saj. Ajo shkruan: “Përshëndetje doktor Tani, unë jam Drita dhe kam një djalë 5 vjeç. Ai është i shëndetshëm dhe nuk bën naze në ushqim por ka një problem që në çdo gjë dëshiron një masë të kripës më shumë se ç’duhet. E këshilloj që nuk duhet ta haj se i bën dëm por prapë nuk më dëgjon. Kam frikë se kripa e tepërt mos i shkakton dhe gurë në veshka? Ju si mjek çfarë më rekomandoni?
Përgjigja e doktor Konit është e qartë dhe mjaft profesionale: “Zonjë, nga sa lexova, kuptoj që djali juaj paska edhe një gur në veshka. Ndryshe nga të rriturit, tek fëmijët nuk mund të rekomandojmë pakësimin e kripës sepse kjo gjë mund të pengojë rritjen normale të tyre. Por nga ana tjetër, kripa e tepërt është e dëmshme dhe mund të formojë gurë në veshka. Ka shumë fëmijë të cilët për shkak të çrregullimeve hormonale apo çrregullimeve të disa gjendrave në trup, konsumojnë më shumë kripë se ç’duhet. Ju patjetër duhet të bëni një konsultë me një endokrino-pediatër për të kuptuar a ka fëmija juaj ndonjë sëmundje e cila shkakton konsumiminim e tepërt të kripes apo jo dhe më pas bëhen edhe ekzaminimet e duhura për kripën dhe gurët në veshka” : përfundon doktor Artani duke qartësuar se kripa duhet të jetë në masën e duhur dhe se tepria e saj ndikon në probleme të tjera.