Pas një pauze të gjatë në ekranet shqiptare,
moderatorja Albana Osmani
ka deklaruar se shumë shpejt do ta shikojmë në ekran.
Lajmin e dha vetë moderatorja në emisionin “Vizioni i Pasdites”. Megjithëse nuk dha shumë detaje,pyetjes së moderatores Evi Reçi se ku do ta shikojmë së shpejti, Albana iu përgjigj se do të jenë shumë pranë ,duke lënë të kuptohet se do të jetë pjesë e grupit mediatik Vizion Plus.
“Po Evi kam një projekt televiziv, mund të jemi shumë pranë”, u shpreh Albana pa dhënë detaje të tjera për formatin në të cilin do të jetë së shpejti.
Momentalisht moderatorja ndodhet e karantinuar në Hamallaj me prindërit e saj. Ajo zbuloi gjithashtu edhe pak nga subjekti I librit të saj të titulluar “Çika”.
“Unë gjendem shumë pranë Durrësit dhe Gjirit të Lalzit. Hamallaj ku binte shumë tërmet. Jam këtu që përpara se të shpallej pandemia. Erdha për të vizituar prindërit dhe vendosa të rri këtu. Nuk e kam kaluar kohën si parajsë. Për shumë ditë në fillim, e gjithë kjo na dukej surreale. Në librin tim ka ngjashmëri një pjesë me virusin. Po ndodh njësoj si te libri. Ka qenë kohë e vështirë sepse nuk përqëndorhesha dot. Edhe të doja të shihja filma të shtyja kohën të qeshja.”