Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Datëlindja e veçantë e Administratores së njësisë bashkiake №1 në Tiranë, mes punës dhe luleve!

Në këto ditë të vështira pandemie

edhe surprizat nuk kanë munguar.

Advertisement

Të rinjtë e njësisë bashkike № 1 në Tiranë,

kanë surprizuar administratoren me rastin e datëlindjes së saj, znj.Trëndelina Bala Jaku. Gjithçka ishte organizuar në mënyrë mbreslënëse nga kryetari i Fresh-it të Tiranës, Glinxhet Madhi. Një ndërthurje e bukur dhe interesante midis punës dhe luleve në këtë ditë të veçantë për Administratoren e njësisë № 1, që e gjeti duke shpërndarë pakot me ushqime për familjarët në nevojë!

E pyetur nga Intervista.al sesi kanë qenë këto ditë pandemie dhe si është ndjerë ajo nga surpriza e datëlindjes dhe të festuari në zyrën e punës, ajo u shpreh se:

 “Gjatë kësaj kohe njësia №1 ka ndihmuar rreth 1000 familje me ushqime, të moshuar por dhe pacientë të prekur nga pandemia e Covid-19. Shumë të rinj janë bashkuar në këtë nismë duke përgatitur ushqime për çdo vakt dhe duke ia dërguar banorëve në shtëpi, por dhe me blerjen e ushqimeve dhe ilaçeve. Sot ka qenë një ditë e veçantë për mua edhe pse ishte një surprizë e papritur nga ana ime. Si çdo mëngjes u nisa për në punë për të përgatitur listën ushqimore për njerëzit në nevojë, vetem kur përpara meje kryetari i Fresh-it të Tiranës, Glinxhet Madhi bashke me vullnetarët e rinj më surprizuan me urimet e bukura, tortën me qirinjte dhe lulet. Surprizat janë të bukura kur nuk i pret”.

Gjithashtu znj. Jaku falënderoi përzemërsisht  kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, deputeten e njësisë Elona Gjebrea, donatorët që mundësuan pakot për familjarët dhe stafin për gaditshmërinë dhe punën e palodhshme që tregojnë çdo ditë. Urimet më të mira edhe nga stafi i Intervista.al dhe ku më mirë se në kohë lulesh zë vend dhe urimi 100 pranvera te lumtura per zonjen Trëndelina Bala Jaku!

Pergatiti: Fabjola Kuburi

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Flet Xhoi Fusha, maturantja më e bukur e vitit 2019; Jeta ime mes Kanadasë dhe Shqipërisë!

Next Post

'A je pendu?' A është kënga e fundit e Dafinës një dedikim për ish-in e saj, Dj Geek?

Advertisement