“Nusja dhe dhëndri”
kështu quhet kënga më e re
ardhur nga artisti Simon Gjonaj.
Këngëtari me origjinë nga Malësia por që jeton në Amerikë kishte plane që kësaj kënge t’i realizonte dhe një video të bukur, por situata e pandemisë dhe izolimi e ka penguar, e duke huazuar disa pamje e ka sjellë këtë këngë të bukur taman shqipe e plot ritmike. Këngëtari këto informacione i tregon dhe në facebookun e tij teksa ka shpërndarë këngën e për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur mjeshtri Gjekë Dushaj, instrumenti i bilbilit nga Fran Lucaj e në sint solo Gentjan Çekorja, për tekstin dhe montimim e videos e ka realizuar vetë ai. Kënga vërtetë është e bukur dhe për tu larguar pak nga stresi dhe izolimi që ka kapluar të gjithë botës ja vlen ta dëgjoni e të kënaquni me kë projekt të ri muzikor ardhur nga Simon Gjonaj.