Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Plazma e pacientëve të shëruar bën efekt; Mjeku shqiptar jep lajmin e mirë

Shumë pacientë

që e kanë fituar betejën e tyre me Koronavirus

janë duke menduar të dhurojnë plazmën për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të tjerë.

Advertisement

Sipas mjekut reanimator Teni Kamberi, kjo është një metodë shumë efikase në krijimin e antitrupave.
“Përsa i përket plazmës kjo e ka një logjikë të vetën. Përdorimi i plazmës është bërë historikisht edhe më parë edhe shkencërisht qendron. Plazma e një personi që ka qenë i prekur me covid-19 që ka krijuar antitrupa është e vlefshme dhe shkencërisht qendron,” u shpreh mjeku shqiptar në Francë.
Sa i përket medikamentit Klorokinë i cili është thënë se bën efekt tek personat e infektuar nga Koronavirus, mjeku shqiptar nuk u shpreh shumë optimist, duke nënvizuar se ky ilac sjell edhe efekte anësore.
“Në nivel Europian është duke u bërë një studim europian që quhet discoveri, duke u trajtuar pacientë me një kontigjent diku me 3 mijë pacientë. Në këtë grup ka protokolle të ndryshme ku përdoren antiviralë, antibiotikë dhe në mesin e këtyre është klorokina vetëm dhe ajo e kombinuar me antibiotikë.Në Francë ka dalë me ligj dhe klorokina nuk është medikament i thjeshtë sepse ka shumë efekte anësore. Ligji në Francë është që ky medikament mund të përdoret në ambientet spitalore dhe jo cdo pacient të shkojë në farmaci, sic ndodhi në fillim kur e morën vesh. Është një nga trajtimet por nuk është akoma definitiv.”
Gjithashtu duke iu referuar një tjetër hamendësimi se personat e vaksinuar ndaj turbekulozit janë më imunë, Kamberi u shpreh se nuk ka ende baza shkencore.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çanta në karantinë...! Nga Elida Koxheri Kukaj

Next Post

Hall të kesh burrin 24 orë në shtëpi/Silva Heijneman:Për pak humba nënën time shëndetësia nul në Shqipëri

Advertisement