Vera Ora
ka rrëfyer për herë të parë në shqip,
arsyet e vendimit të saj për t’u rikthyer në profesionin e saj si mjeke dhe kryesisht në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19.
Në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites” ajo rrëfeu se meraku që familja ka për të është i madh megjithatë ajo ndihej përgjegjëse për ta marrë përsipër këtë detyre.
“Ësdhtë detyra ime si mjeke dhe kur mu ofrua kjo punë e pranova. Ndihesha përgjegjëse ta bëja këtë punë dhe kjo është puna ime. E tërë famija shqetësohet se jam e rrezikuar por jemi të vetëdijshme të gjithë. Vajzat janë të izoluara në një vend tjetër të shtëpisë, për t’ju shmangur rrezikut ndaj infektimit. Mundohem të ndaloj transmetimin e infeksionit te rrethi im dhe familja ime, dhe ata brengosen për shëndetin tim. Dmth si doktoreshë që mund të sjell rrezikun në shtëpi, ato normalisht që brengosen ndaj shëndetit tim..”
Vera zbuloi gjithashtu edhe një tjetër talent të Rita Orës që nuk e njihnim deri më sot, atë të pikturës.
“Unë komunikoj me vajzat rregullisht në çdo ditë. Merren me profesionin e tyre. Normalisht që artistët kanë marrë një metode tjetër të komunikimit. Rita gëzon një talent të ri. Ka filluar artin, vizatimin. Të gjithve jua rekomandoj. Është relaksuese përkrah muzikës, artit dhe ushtrimeve të tjera.Rita ka talentin e të dyve. Besoj që është e kombinuar. Besoj se e ka talentin që e ka shpreh që më herët i përmbahet dhe e vazhdon.Ajo vazhdon punën e saj në mënyrën e saj, është shumë e lumtur se ka qenë shumë e ngarkuar. Nuk ka qëndruar në një vend për më shumë se një javë. Është mënyrë relaksimi. E shfrytëzon për të punuar sa më tepër në projektet e rradhës.”
Vera Ora përgëzoi gjithashtu angazhimin shqiptar në respektimin e masave pasi sipas saj janë thelbësore në luftën ndaj përhapjes së Koronavirus.
“Jam e lumtur që numri i infektuarve dhe viktmave është relativisht i ulët se në Britaninë e Madhe. Është rezultat i parandalimit të hershëm, ju përgëzoj të gjithë për këtë. Është preventiva më e mirë deri tani.Po, flas me familjarët e mi në Kosovë rregullisht gjithashtu kanë brengosje për shëndetin tim dhe mundohem t’i inkurajoj, t’i jap një lajm që do të përfundoj një ditë dhe do t’i kthehemi normalitetit”, u shpreh mamaja e yllit botëror Rita Ora.
Me mesazhin inkurajues për gjithë shqiptarët që duhet të qëndrojnë në shtëpi, Vera Ora u shpreh se si çdo vit ajo dhe bashkëshorti i saj, shpresojnë të vizitojnë sërish Shqipërinë e Kosovës pasi situata me Koronavirus të ketë marrë fund.