Nga Marsida Simo, sociologe!
Ndoshta nuk tingëllon normal të theksosh që një shtëpi e mbushur plot me lodra fëmijësh të bën të jesh fatlum. Për këtë dua të përmend një shprehje të më të vjetërve:
“Lum ai që e ka shtëpinë rrëmujë e më zëra fëmijësh se sa një tjetër të rregulluar dhe bosh.”
Sa herë që fëmija juaj po e kthen shtëpinë përmbys dhe jeni gati të skuqeni nga nervozizmi kujtoni këtë shprehje. Ne të rriturit të lodhur nga detyrat tona, harrojmë të mendojmë si fëmijët. Gjykojmë dhe duam që ata të jenë të urtë dhe të palëvizshëm sikur ne. Jo vetëm që është e pamundur, por është e shëndetshme për ta që të luajnë dhe të argëtohen.
Hiqini disa lodra
Sidomos në këto ditë të vetë izolimit shtëpitë e secilit prej nesh mund të konkurrojnë se cila është më e rrëmujshme. Epo shumë mirë, sepse brenda katër mureve fëmijët po përpiqen të ndërtojnë lojëra të reja. Madje edhe ju prindër përfshihuni në këto lojëra dhe argëtohuni sa të mundeni.
Që të reduktoni lodrat rreth e qark, prezantoni fëmijës vetëm disa prej tyre herë pas here. Të gjendur para shumë lodrave ata edhe nuk janë të fokusuar. Po ashtu kujdes me lodrat që mund të jenë të rrezikshme kur thyhen apo janë fare të vogla.
Rregulloni
Dhe në fund të ditës mos harroni. Nxisni fëmijën që t`i mbledhë të gjithë lodrat dhe t`i vendosi në vendin e tyre. Edhe pse të nesërmen në mëngjes rrëmuja do të nisi sërish, lodrat duhet tëmblidhen. Në fillim bëjeni bashkë pastaj lëreni vetëm me mbikqyrje.
Prindër, e di që duhet shumë durim, por përmendjani vetes që jeni fatlum që keni shtëpinë me fëmijë.