Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të pakësoj dhjamin në bark?

downloadNe kemi marrë në pyetje një doktor në lidhje me grumbullimin e dhjamit në zonën e barkut, gjë që ndodh shpesh tek gratë dhe ja cilat ishin përgjigjet e tij.

– Që kur kam hyrë në të 40-tat, më duket sikur shtoj në peshë vetëm kur shoh ndonjë ëmbëlsirë dhe gjithë shëndeti me shkon në bark. Pse ndodh kjo dhe si mund ta pakësoj dhjamin e barkut?
– Unë e dëgjoj shpesh këtë shqetësim nga gra të moshës suaj. Në vitet para menopauzës, sasia e estrogjeneve pakësohet dhe metabolizmi fillon të ngadalësohet. Muskujt tuaj nuk i diegin më kaloritë ashtu si më parë, kështu që shumë gra i magazinojnë këto kalori në formën e dhjamit, në zonën e barkut. Shumica e grave e kanë trupin në formën e mollës, apo të dardhës. Këto të fundit e grumbullojnë dhjamin më shumë në ije dhe të pasme. Nëse ju e keni trupin në formë molle e grumbulloni dhjamin rrotull belit. Ky quhet edhe dhjami i rrezikshëm, sepse vesh organet e brendshme dhe çliron hormone, ndikon në metabolizëm dhe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme.
– Si ta kuptoj që kam tipin e keq të dhjamit të barkut?
– Fillojeni duke matur perimetrin e belit. Nëse ai është më shumë se 90 cm, atëherë ju rrezikoni për të zhvilluar diabetin dhe sindromën metabolike.
– Çfarë është sindroma metabolike?
– Kjo do të thotë se zotëroni një nga faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe diabetin: Një perimetër të gjerë beli, kolesterol HDL (i mirë) të ulët, presion të lartë gjaku, nivel të lartë të triglicerideve dhe nivel të lartë të sheqerit në gjak.
Nëse keni nivel të lartë sheqeri si një nga këto faktorë, rrezikoni të vuani nga diabeti i tipit 2. Ja si ndodh: Normalisht pankreasi juaj prodhon një hormon që quhet insulinë, që e lejon sheqerin të hyjë në qeliza për ta përdorur si energji. Me sindromën metabolike, trupi juaj bëhet rezistent ndaj insulinës, kështu që sheqeri e ka të vështirë të futet në qeliza dhe grumbullohet në gjak. Ndërlikime të tij përfshijnë sëmundje zemre, probleme me veshkat, sytë dhe dëmtime të nervave, deri edhe të trurit.
– Unë kam disa faktorë rreziku, çfarë duhet të bëj?
– Niveli juaj i sheqerit mund të zbulohet vite para se të shkaktojë simptoma. Kështu pra, thojini doktorit tuaj që jeni e shqetësuar për peshën që keni shtuar në bel dhe ai do t’ju japë analiza për nivelin e sheqerit, kolesterolit dhe insulinës. Nëse në analizën e gjakut që bëhet esëll, niveli i sheqerit tuaj është 100-125, atëherë është paradiabet, nëse është mbi 126, është diabet. Një tjetër analizë e quajtur AIC, përcakton nivelin mesatar të sheqerit në gjak gjatë tre muajve të fundit. Nëse numrat tuaj janë nga 5,7- 6,4 atëherë është paradiabet. Nëse numrat janë 6.5 dhe më lart, atëherë diagnostikohesh me diabet.
– Nëse niveli i sheqerit në gjak është i lartë, kjo do të thotë se duhet të heq dorë nga ëmbëlsirat?
– Duhet të heqësh dorë nga gjithë ushqimet e këqija, veçanërisht sheqeri dhe ato që e përmbajnë atë si biskota, pije freskuese, bile edhe buka e bardhë, orizi, makaronat. Duhet të hash më shumë peshk, mish pule pa lëkurë, perime, fruta dhe drithëra integrale. Duke hequr dorë nga sheqernat e tepërta dhe yndyrnat, ju i bëni mirë edhe metabolizmit.
– A duhet të bëj edhe fiskulturë?
– Kryerja e ushtrimeve kardiovaskulare si ecja apo vrapi mund të ndihmojnë, por që të ndihmoni metabolizmin të djegë kaloritë ju duhet të shtoni muskujt me ushtrime rezistence. Unë i këshilloj shumë pacientë të drejtohen tek një trajner personal sepse ju keni nevojë të digjni kalori, por jo thjesht duke lëvizur. Lajmi i mirë është se njerëzit që humbasin vetëm 7% të peshës së tyre dhe bëjnë 30 minuta ushtrime, pesë ditë në javë, mund ta pakësojnë rrezikun e diabetit me më shumë se 50%. Duke ndryshuar stilin e jetesës jeni vërtet të aftë të ndaloni diabetin dhe të hiqni qafe një pjesë të dhjamit të barkut.

 

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Hobi i ri i Rozana Radit

Next Post

Test: I perceptoni gjërat me dëgjim, shikim apo trup?

Advertisement