Ishim mësuar ta shihnim Rozanën në skenën e një teatri, filmi, në skenën e ndonjë kompeticioni muzikor, të ftuar në ndonjë program televiziv apo me syzet optike duke pirë një kafe dhe duke krijuar ndonjë tekst kënge, por nuk do të na shkonte ndërmend ta shihnim edhe duke u hedhur me parashutë. Ky e fundit duket se është hobi më i ri i këngëtares e cila ka guxuar ta provojë dhe të përjetojë adrenalinën që të jep të qenit në ajër. Këtë verë, Rozana ka pushuar nga njëri vend në tjetrin, duke udhëtuar edhe jashtë Shqipërisë dhe duke iu dhënë kështu gjithë larminë e duhur pushimeve të saj. Ndërkohë që e pret një shtator i ngarkuar me punë, Rozi ka mbledhur tashmë plot energji për ta përballuar.
Advertisement