PO FAJIN E KA ZEMRA…
Merre besën time,
gjakun që si shpoti po ta lëshoj,
sikur gjithë mbrëmjet të pinin,
shkëndi zjarresh do vërgëllojnë.
Merre qelizën time,
diellin që në shpirt po ta dhuroj,
diku më ke prekur zemrën,
tani as truri s’ kuvendon.
Po fajin e ka zemra,
ajo zë e sëmbon,
diku është lidhur ora,
tik taku zë e gjëmon.
Mëngjezi duket afër,
ylberi përkarshi,
hapat trokasin te gjaku,
zëra venash pa kufi.
Po fajin e ka zjarri,
thëngjijtë nën mangall,
aty del avulli dhe faji,
aty zemra s’ka plan…
RUDINA PAPAJANI
MOS I PREKNI SYTË..
Sytë lindën në një natë si kjo,
të ngrohtë e nazike,
të puthur në fshehtësi,
ditën i flisnin qiellit,
natën bënin herezi.
Dashuronin sytë e panjohur,
brithnin gardhit gjithë kërshëri,
ishin kthyer xixëllonjë,
kur hëna mbyllej në kuvli.
Mos i prekni sytë e pjekur,
rilindin në fshehtësi,
bredhin brigjeve të buta,
nga lisi shpërthyer në arrati.
Kur të vijë mëngjesi,
kthehen mbretër,
udhë në gjallesë,
këshilltar të ndrojtur,
Pikë plumbi pa ndalesë…
RUDINA PAPAJANI
STINËT DHE TI I DASHUR…
Stinët dhe ti i dashur jeni një,
si ajo rroba e shpirtit,
që nuk vesh këmishat e botës.
Dielli dhe ti i dashur ngjasoni,
pikërisht te ato rrezet e ngrohta që depërtojnë në thellësi ,
për të hequr të dridhurat e netëve të zjarrta.
A è di sa herë flasim,
unë zbuloj një fëmijë që xhvishet e vishet si tul i pjekur shkrirë në gojë ,
në një ngjizje përrallore.
Themë të lagemi ashtu si amforë,
të vrapojmë cep më cep në ishullin ku loz e qesh e bukura hënë.
Dashurinë ta djegim në pasionin e mallit të munguar ,
që nga frika e botës breth netëve në prag arratie.
Sot e vendosëm do shkelim në ndalesën e erës,
do dorzohemi në bisqe të njoma ,
do vjedhim orët e maleve që fshihen kuturu zgavrave të pyllit,
ku unë e ti varim retë nga dashuria e pritjeve të mundura…
RUDINA PAPAJANI
KA TË NGJARË…..
Ka të ngjarë,
që e bukura hënë,
natën të ulet në lëndinë,
në luledelet e haruara të fsheh virgjërinë.
Ka të ngjarë…puthjen ta fsheh te burimi,
që natën djemtë çapkën ,
ta rrëmbejnë ..kur fushat i zë trishtimi,
kur frutat zënë e mëkatojnë,
se pema me djallin rri e kuvendon.
Ka të ngjarë..që hëna të presi diellin,
e trupin plot ledhe të harkuar,
ta bëjë çerdhe..nën pendën ,
e një puple të harruar.
Natën kur të gjithë do flenë,
do lindin yje ,
nën petkun e dritës ,
dhe në hijen e rënies…
RUDINA PAPAJANI
MIDIS TË TJERAVE…
Midis të tjerave,
ti je si ajo vera e vjetër që mbush kupën e fildisht në netêt me hënë.
Je aroma qē mbush me gëzim,
një shpirt të trishtuar dhe bosh.
Midis tē tjerave ti e dashur,
më dukesh uji i pastër,
qē dhe gjolin mbytës,
e kthen në burim jetësor.
A e di pse tē dua,
ja për atë zemrën e butē,
për shpirtin që valëzon me erën kryeneçe.
Për zërin tēnd tingëllues,
që prek dhe barin e njomë,
dhe yjet i kandis të dalin,
natēn kur të gjithë flenë.
E di qē ke mall gērryes,
edhe natēn gjumë nuk vë,
por mos më prek tani e dashur,
larg dhe unë me qiellin bisedoj.
Kur do të shihemi prapë,
apo si gjithmonë në ato vargjet e tua,
ku unë s ngjaj me askënd,
dhe të zgjoj çdo mëngjes,
me atē diellin pranveror.
Tani dhe moti u kthjelltua,
dhe hapësirë mes nesh nuk ka,
sepse ti vjen kaluar,
e unë të pres me një kalë të bardhë……
RUDINA PAPAJANI
U DOLËM PËRPARA DITËVE…
Lindëm për të qënë të paqtë,
me veten dhe me ju,
hodhëm spirancën për të qënë të lirë,
në çerdhen e fatit,
që qethet kaluar nga makinat e kujtesave,
që flasin nga kurmet e lodhura.
I dolëm përpara ditëve,
me çmimin e lëkurave të holluara,
me sytë plot perde ,
nga tymnaja e filluar.
Kaluam nga shtegu në shteg,
gurin hijerëndë e të ciflosur,
e dergjëm në një kupolë që shfryn.
Dhe gjithmonë flasim me vete,
si për t’u mjekuar,
me atë tis të hollë mjalti,
që mplekset kaluar ,
në neuronet e trurit që bërtet.
Dashuruam të pafaj,
luftuam me veten të harronim,
ato sy bukurat,
mes këputurat që vinin vërdallë,
luftuam me plagën më të ëmbël,
gozhdimin pa kushte ,
yllin e celebruar,
në kupidin e botës mbarë…..
RUDINA PAPAJANI .