Shkencëtarët evropianë krijuan nga perimet dhe frutat e pemëve, një lloj mishi shumë origjinal. Tani për tani, ky mish prodhohet në laborator, por nuk është e largët dita kur ai do të prodhohet në fabrikë (fabrikat e vogla mund të prodhojnë 60-70 kilogramë mish në 24 orë).
Ky lloj mishi është më i pastër dhe më i dobishëm sesa ai i zakonshmi që merret duke therur bagëtinë. Atij mund t’i japësh çdo formë që të dëshirosh. Cilësia e prodhimit të këtij lloj mishi është aq e lartë sa shkencëtarët austriakë (pjesëmarrës në eksperiment) kanë deklaruar se do të rekomandonin vetëm konsumin e tij. Ai, veç të tjerave, kushton më lirë dhe mund të përballohet njësoj edhe nga familjet e varfëra…