U bënë disa kohë që reperi KMC po lajmëron
ardhje e një kënge dhe klipi të ri por nuk kishte zbuluar asgjë nga projekti i ri.
Vetëm dy ditë më parë ai publikoi një pjesë nga kënga e re e cila duket e stilit të vjetër të repit që KMC bënte përpara se të vinte me bashkëpunimet me këngëtarët e njohur Blerina Matraku, Antre dhe Aurel Thëllimi, këngë të cilat ende dëgjohen dhe kërcehen.
KMC në videot dhe fotot që ka shpërndarë në rrjete sociale për ndjekësit e tij duket në studio rregjistrimi gjatë punës për projektin e ri që duket se nuk do vonojë të kompletohet si premierë bashkë me klipin e tij. Le të presim, ndërkohë videoja më poshtë ju tregon pak më shumë nga kënga e re e tij…!