Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

7 milionë vdekje çdo vit nga ndotja e ajrit!

Në një raport të OBSH-së, tregohen shifra të reja shumë shqetësuese që kanë lidhje me vdekjet e parakohshme, për shkak të ndotjes atmosferike në botë.

Sipas OBSH-së, në vitin 2012, afro 7 milionë njerëz kanë vdekur për shkak të një ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit, gjë që përfaqëson 1 në 8 vdekje; një konstatim alarmant i OBSH-së që kërkon të ndërgjegjësojë njerëzit. Vlerësimet janë realizuar duke u nisur nga të dhënat mbi sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe vlerësimi i ekspozimit të njerëzve ndaj kësaj ndotjeje. “Rreziqet e shkaktuara nga ndotja e ajrit janë tani shumë të mëdha sesa i mendonit, sidomos për sëmundjet e zemrës”, shpjegon doktoresha Maria Neira, drejtoreshë e departamentit publik të OBSH-së.

40% të vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës mendohet se kanë lidhje me ndotjen atmosferike, ashtu si edhe problemet kardiovaskulare. Më pas vijnë sëmundjet e mushkërive (11% të vdekjeve) dhe kanceri i mushkërive (6%). Në raportin e saj, OBSH-ja raporton edhe disa pabarazi botërore. Vendet që janë në zhvillim dhe rajoni i Azisë Jug-Lindore dhe Paqësorit perëndimor, janë në fakt më të ekspozuara ndaj ndotjes, si asaj brenda, ashtu edhe asaj jashtë, sepse nganjëherë, ajri i brendshëm i shtëpisë sonë është po aq i ndotur sa edhe jashtë. “Shumë njerëz janë të ekspozuar nga ndotja e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm. Për shkak se ato i bashkangjiten njëra-tjetrës, vdekshmëria që mendohet se është e varur prej tyre nuk mundet thjesht të mblidhet, prandaj mendohet se vlerësimi total është 7 milionë vdekje në 2012-n”, saktëson raporti që jep shifra 4.3 milionë vdekje për shkak të ndotjes së ajrit të brendshëm (kryesisht, për shkak të ngrohjes me dru, qymyr, apo lëndë organike) dhe mbi 3,7 milionë vdekje për shkak të ndotjes së jashtme.

Advertisement

Gratë dhe fëmijët, më të prekur nga ndotja

Viktimat e para të kësaj ndotjeje të ajrit janë gratë dhe fëmijët. “Gratë dhe fëmijët paguajnë një haraç të rëndë ndaj ndotjes së ajrit të brendshëm, sepse ata kalojnë më shumë kohë në shtëpi ku thithin tymin dhe substancat që dalin nga diegia e drurit dhe karbonit”, shpjegojnë autorët e raportit të OBSH-së. Ndotja e ajrit të jashtëm, gjithashtu, ndikon te gratë shtatzëna. Këto të fundit që ekspozohen gjatë shtatzanisë së tyre ndaj përbërësve ndotës, rrezikojnë më shumë se të tjerat, edhe të lindin një fëmijë nën peshë (nën 2,5 kg).

“Reduktimi i ndotjes mund të shpëtojë miliona jetë”. Me këtë konstatim dramatik, OBSH-ja shpreson t’i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar. “Janë të paktë faktorët që kanë një ndikim të tillë në shëndetin në botë sot”, deklaron doktoresha Neira “kjo është provë e nevojës për të ndërmarrë një veprim, për të pastruar ajrin që thithim ne të gjithë”. OBSH-ja, siguron, pra, se reduktimi i ndotjes së ajrit mund të shpëtojë miliona jetë çdo vit, por edhe të ketë një ndikim pozitiv në ekonomi, gjë që qeveritë kanë tendencë ta injorojnë. “Ndotja e ajrit është shpesh pasojë e politikave jo-afatgjata në sektorin e transportit, energjisë, përdorimit të mbetjeve dhe industrisë”, analizon doktor Karlos Dora, koordinues i OBSH-së për shëndetin publik, mjedisin dhe faktorëve shoqërorë në shëndet. “Në shumciën e rasteve, strategjitë e shëndetshme do të jenë më ekonomike për një afat më të gjatë, sepse do të kursehen shpenzimet për shëndetin, përveçse do të jenë të mira edhe për klimën”.

Jetëgjatësia jonë, është reduktuar me 2 vjet!

95% e evropianëve thithin çdo ditë një ajër shumë të ndotur, pohon Agjencia Evropiane për Mjedisin (AEE). Kjo ndotje redukton me 2 vjet jetëgjatësinë tonë. “Ndotja e ajrit redukton me afro 2 vjet jetëgjatësinë tonë në qytete dhe në rajonet më të ndotura” ka deklaruar Zhakëlinë Mekglejd, drejtoreshë e AEE-së. Nëse kihen parasysh porositë e fiksuara nga OBSH-ja, 95% e evropianëve thithin një ajër shumë të ndotur. Shqetësimin më të madh e përbëjnë pjesëzat e imëta, PM10, më të vogla se 10 mikrometra, që lëshohen në përgjithësi nga veturat me naftë, ose nga ngrohja me dru, uzinat dhe centralet. Këto pjesëza mund të jenë shkak për sëmundjet kardiake apo të frymëmarrjes, ose kancerit të mushkërive. Të prekur prej këtyre pjesëzave, janë veçanërisht ata që vuajnë nga astma. Përsa u përket pjesëzave më të imta, PM2.5, prej tyre janë të prekur 30% e evropianëve. Kështu pra, është “urgjente të riekzaminohet legjislacioni që ka lidhje me cilësinë e ajrit të vendeve evropiane”, deklarojnë përfaqësuesit e AEE-së, ndërkohë që OBSH-ja ka fiksuar nivelin maksimal në 20 mikrogramë PM10 për metër kub ajër.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djali nuk ma pranon të dashurin!

Next Post

Një greke shkatërroi familjen tonë!

Advertisement