Nga Fabjola Kuburi
Nga përvoja që kam prej vitesh në gazetari
e angazhuar me jetën sociale për personazheve publike kam qenë e ftuar në qindra evente, organizime apo festa të ndryshme.
Secili prej tyre ka hedhur në to ngjyra, buzëqeshje, argëtim, mikëpritje, grintë dhe elegancë dhe kjo është për t’u vlerësuar. Javën e kaluar, pata një telefonatë nga një mik që kam shumë larg, në Australi, në një kontinent që duhet një ditë e tërë të fluturosh në hapsirë, por falë Zotit miqësia nuk njeh kufij. Pasi hapa telefonin dëgjoj zërin e Gentit, mikut tim por guxoj të them edhe i shumë personazheve të tjerë publikë, sepse angazhimi i Gent Demajt në jetën sociale e në shoëbiz në Shqipëri ka qenë mjaft i zhvilluar dhe është emri që ishte gjithmonë një hap larg eventeve, materialeve për botim por edhe udhëtimeve të këtyre personazheve. Një përshkrim grimcë le të themi i asaj që Genti bënte gjatë kohës që jetonte në Shqipëri. E lamë tek telefoni, J u gëzova që më telefonoi sepse kishim kohë pa u përshëndetur secili më angazhimet e tij. “Fabjola, të telefonova sepse kam ardhur surprizë në Shqipëri, jam në Tiranë, po marr miqtë më të mirë të mitë, për t’i ftuar në një organizim që e kam bërë vetë dhe që e kam shumë përzemër. Mamaja ime të hënën, në datën 10, ora 19:00, feston 60-vjetorin dhe do doja që të ishe e pranishme në këtë festë, do ta vlerësoja shumë”:-tha Genti e ndërkohë i konfirmova që isha prezente në atë mbrëmje, të them të vërtetën u ndjeva shumë e privilegjuar që miqësia jonë kishte vlerë kaq të madhe. E pranova ftesën dhe të hënën pasdite bashkë më miken time parukieren e mirënjohur Merita Merjen, e cila ishte një tjetër e ftuar e veçantë u nisëm për në shtëpinë e Gentit. Festën e datëlindjes e kishte organizuar në oborrin e shtëpisë, nën një stil sa tradicional dhe modern në të njejtën kohë, magji me pak fjalë. Mamaja e Gentit një zonjë aq fisnike dhe mikëpritëse e tregoi bujarinë e saj malësore që në përqafimin që na dhuroi tek porta. Mori lulet që ishin përgatitur enkas për të dhe u përlot, një përlotje gëzimi që na mbushi me dashuri. Sa lumturi dhuruam në një buqetë me lule. Genti, si gjithmonë ishte ai energjiku që e gjeje sa në një tavolinë, sa duke kërcyer, i qeshur gjatë gjithë kohës dhe por vëmendjen ia ishte 100% nënës së tij. Ambjenti i festës ishte i organizuar me skenografi perfekte, barbeque (zgarë me vetëshërbim) torta e realizuar në detaje, muzikë e përzgjedhur, të ftuarit të veshur me mirësjellje e mirësi që respektonin zonjën që kishte datëlindjen dhe eventin në tërësi. Një kërcim i dedikuar posaçërisht për nënën dhe me nënën e tij, i përloti të gjithë dhe nëpër tavolina dëgjoheshin konstatimet: “Bravo i qoftë Gentit, nderoi veten duke i bërë nënës këtë festë”. E vërtetë Genti nderoi veten, familjen e tij, që janë motrat dhe vëllai, njerëz të dashur dhe shumë pozitive. Ai bëri për nënën e tij atë që mund të bëhet e tillë vetëm një herë në jetë, një e dytë nuk do kishte vlerën e së parës. Vetëm dy ditë më pas, Genti me nënën e tij u nisën në një udhëtim në Turqi, ku edhe ky udhëtim ishte pjesë e kalvarit të dhuratave që ai i bëri nënës në këtë përvjetor. Genti, këto që kam shkruar janë shumë pak nga ajo mbrëmje dhe për sensacionin që i dhurove mamasë, por do më mbetej merak po të mos e hidhja në letër atë që unë ndjeva aq shumë, kënaqësinë e dashurisë, e vlerësimit dhe falënderimit të djalit për nënën, gjë që do të mbahet mend për shumë kohë dhe pse jo të bëhesh një shembull i mirë për jetën sociale këtu në Shqipëri!