I ftuar ne nje mbremje ne Riccione ne Itali,
reperi Kmc duket se ka shkelqyer duke mbajtur publikun
nen argetim gjate gjithe kohes se performances se tij.
Bashke me kengetare te tjere te ftuar ne ate mbremje Kmc ka treguar qe muziken e ka ne deje dhe se di te beje publikun per vete. Ajo qe ka spikatur ka qene interpretimi i reperit me origjine nga Korça te nje kenge te njohur veriu, “Shota”, Vallja e Rugovës ka ndezur ambjentin e diskotekes ku po performonte Kmc. Nje korçar qe kendon kenge te veriut tregon edhe njehere se dashuria per muziken eshte universale dhe perfshin te gjitha trevat. Suksese Kmc