Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të përdor tjetër dozë për tiroiden?

– I drejtohem endokrinologut tuaj të nderuar.

Jam një pensioniste 64 vjeçe nga Lushnja.

Kam superprodhim të jodit nga tiroidja e zmadhuar (brenda fytit), gjë që e konstatova tani vonë.

Advertisement

Para 6 muajsh, mora një dozë jodi radioaktiv 10 milikyri. Bëra kontrollin dhe s’ka asnjë rezultat. Kurohem edhe nga osteoporoza e marr atenolol për zemrën. Ajo çfarë dua të di është: Çfarë më rekomandoni për llojin e sëmundjes? A mund të përdor dozë të dytë të jodit radioaktiv? Çfarë ushqimesh të përdor dhe cilat nuk duhet t’i konsumoj? Theksoj se çdo vit kam shkuar nga 30-40 ditë në plazhe (pasi mendoja se më bënte mirë për diagnozën që kam). Po kështu, jetoj në një ambient me pisha e pemë të ndryshme. A kanë ndikim këto që shkrova, te shqetësimet që paraqes?! Më jepni këshillat tuaja, ju lutem. Me respekt, pensionistja.

Dr. Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave Mjekësore, Endokrinolog-Diabetolog, Spitali Amavita, Rruga Pjetër Budi, 75/3, Tiranë:- – E nderuar nënë, ju falënderoj për pyetjen dhe për të gjitha sqarimet e bëra rreth shëndetit tuaj. Besoj se diagnoza dhe të gjithë veprimet e tjera që janë kryer për menaxhimin e situatës suaj shëndetësore janë korrekte dhe se ju vuani nga hipertireoza ose teprica e shtuar e jodit. Përshkrimi juaj gati-gati poetik sidomos për ambientin që ju rrethon, me pisha dhe dekoracione të ndryshme vegjetative, nuk është se përbën faktorin kryesor apo elementin ndikues më të rëndësishëm në mbarëvajtjen e një tiroideje normale, madje edhe në sëmundjet e saj. Në të njëjtin këndvështrim do të thoja se keni bërë mirë që keni frekuentuar ambientet e plazhit, por gjithsesi, ekspozimi në nivele të mëdha të jodit nuk do të ketë asnje lloj ndikimi në qoftë se tiroidja juaj nuk do të ishte e aftë ta thithte këtë jod e mandej ta përpunonte atë. Ajo çka unë kuptova rreth gjendjes suaj, e trajtuar në aspektin e bashkëveprimit të punëve mjek-pacient dhe gjej momentin këtu t’ju komplimentoj për njohuritë e mira mjekësore që keni, për gatishmërinë dhe korrektesen që paraqisni në marrëdhënie me mjekun kurues. Ky, në radhë të parë është respekt ndaj vetes, në radhë të dytë shton dëshirën dhe impenjimin e bluzave të bardha për t’u përkushtuar më tej dhe në radhë të tretë, të jeni e bindur që pas kësaj klime bashkëpunimi, sigurisht që edhe rezultatet e trajtimit do vijnë dhe pritshmëria është që këto të jenë të larta. Në eksperiencën time gati mbi 10 vjeçare me të sëmurët me tiroide, kam patur me qindra raste trajtimi me jod, që kanë aplikuar si në rastin tuaj. Pra, mjekimi me jod radioaktiv (që ne i themi ndryshe në gjuhën tonë mjekësore terapia me djegie ose me ablacion) është nga rrugët më të preferuara të trajtimit përfundimtar të shumë sëmundjeve të gjendrrës tiroide sidomos në SHBA, ku edhe eksperienca dhe statistikat janë më të pasura në aspektin e monitorimit të sëmundjeve të tiroides. Kjo lloj terapie thuajse është rutinë në zgjidhjen përfundimtare të shumë sëmundjeve të tiroides, madje kohët e fundit ky lloj mjekimi përdoret dhe te fëmijët, pa efekte anësore. Kjo terapi shpesh konsiderohet si operacion pa gjak, ndaj kam kënaqësinë t’ju them që në shumicën dërrmuese të rasteve që unë kam aplikuar këtë terapi, suksesi ka qenë totalisht i konfirmuar. Doja të shtoja që si çdo procedurë tjetër terapeutike mjekësore, ajo ka kufizimet, madje edhe dështimet e saj.

– Treguesit e mësipërm negativë janë më të shprehur në rastet kur nuk zbatohen siç duhet rregullat e kësaj teknike, ku më kryesorja është përllogaritja e gabuar e dozave të jodit radioaktiv, pa diskutuar këtu rastet kur kjo terapi është dhënë, pa patur nevojë të merret. Duke u kthyer te rasti juaj, e kam të pamundur të vlerësoj nëse keni nevojë për një dozë të dytë apo jo, por do të doja t’ju siguroja se nëse ju si individ keni patur realisht nevojë për këtë lloj mjekimi, pritshmëria do kishte qenë se në mbi 90 % të rasteve, problemi juaj do të ishte zgjidhur sot. Me marrjen e jodit radioaktiv nuk mbaron kurrë procesi i ndjekjes dhe mjekimit të sëmundjes së tiroides, por kjo procedurë terapeutike është një stacion shumë i rëndësishëm në suksesin e mjekimit të këtyre sëmundjeve. Duke shkuar drejt fundit të këtij sqarimi, ju kujtoj se ju duhet të përmbyllni si duhet këtë procedurë që keni nisur dhe që nuk e keni monitoruar siç duhet. Ndaj, duhet të merrni sa më parë një konsultë me një mjek specialist endokrinolog për të bërë veprime të mëtejshme konform nevojave tuaja dhe protokolleve të trajtimit. Pres të më shkruani sërish rreth shëndetit tuaj. Të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjon Muharremaj magjeps jurinë e “The Voice 8” në Francë..!

Next Post

Nga yjet e deri te maturantët ja cili është super fotografi!

Advertisement