Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
KU TË TË KËRKOJ?
Sildi Derveni: Zbukurimet estetike, tërheqje magnetike!
Roni Aliu sjell këngën e tretë

Sildi Derveni: Zbukurimet estetike, tërheqje magnetike!

Sildi Derveni, administratorja e klinikës estetike “Smile medical esthetic”

flet për rëndësinë e zbukurimeve estetike, si rimodelimi i buzëve,

trajtimet e ndryshme estetike dhe sa të kërkuara janë ato në qendrën e saj metoda e rimodelimit me acid hialuronik juvederm ultra 4.

Advertisement

Mjaft profesionale dhe e formuar në fushën e saj. Sildi është super e kërkuar dhe e vlerësuar, për vetë faktin që ajo është edhe pjesë e Qendrës së Formimit profesional në Durrës ku edhe jep leksione në fushën e estetikës  për nxënësit e këtyre kurseve.

Sildi, ku flasim për estetikë mjekësorë në fytyrë apo trajtime të tjera në trup çfarë kemi parasysh? A ka kërkesë në këtë pjesë?

Ndërhyrja estetike si objekt interesi ka jo vetëm përmirësimin dhe optimalizimin e aspektit të jashtëm, por bukurinë dhe gjallërinë që vjen nga rigjenerimi i brendshëm i lëkurës, trupit dhe rritjes së vetëbesimit. Kërkesa për rimodelim buzësh, vetullash apo edhe metoda të tjera për zbukurimin e pjesëve të fytyrës ka ardhur në rritje.

-Cilat janë këto metoda dhe a janë efektive?

Metoda më e mirë është ajo me acid hialuronik sidomos Juvederm ultra 4 që ne perdorim në qendrën tonë ku përfitimet përsa i takon shëndetit të lëkurës dhe shëndetit të mendjes janë edhe më shumë domethënëse; parandaluese të shumë sëmundjeve të lëkurës dhe shqetësimeve në të ardhmen. Por shpesh herë, si çdo gjë që ka të bëjë me bukurinë dhe dëshirën për të qenë i dëshiruar, i kërkuar, tërheqja e saj është magnetike! Tërheq pas vetes të rinjtë, mjekët e apasionuar që besojnë në të ardhmen dhe të bukurën, por nga ana tjetër tërheq edhe amatorët prej të cilëve duhet patur shumë kujdes dhe duhen përzgjedhur profesionistë të kësaj fushe.

-Pra, ndërhyrjet estetike janë një mënyrë e mirë për t’u ndjerë mirë me veten apo jo? A abuzohet me këtë gjë?

Ndërhyrja estetike është e lehtë dhe e thjeshtë; dhe vetë kjo thjeshtësi dhe lehtësi vjen shpesh herë nga informacioni i shumtë që qarkullon. Por keqkuptimi dhe keqpërdorimi i tij e bëjnë estetikën plastike jorrallë herë, pre të vulgarizmit, injorancës. Kemi celular me kamera por kjo s’na bënë fotografë!

– Në fakt ky acid që ju përdorni, pra  acidi hialuronik Juvederm ultra 4, është i shëndetshëm për trupin?

Ky acid ushqen dhe rigjeneron lëkurën, është bazë ushqimore për çdo qelizë të trupit tonë; shëron shpejt plagët, nuk lejon të na krijohen njolla, na mbron nga faktorët agresivë fizikë, rigjeneron funksionin e muskujve të fytyrës, zëvendëson shumë operacione që më përpara ishin të sikletshme dhe traumatizuese dhe absorbohet nga trupi shumë shpejt dhe mirë e ka rezultate të mrekullueshme. Përdoret në rimodelim buzësh, mollëzash, rrudhash e rigjenerim lëkure.

Cilat janë kompetencat kryesore të estetikës kozmetike?

Rekomandimet e kremrave, larësve dhe mbrojtësve të përditshëm sipas llojit të lëkurës, kohës, moshës, situatës në të cilën ndodhet pacienti, mundësive të tij ekonomike dhe stilit të jetës. Qëllimi është ruajtja e lëkurës në kushtet më optimale të saj, parandalimi i shqetësimeve të ndryshme në lëkurë si, disbalanca, hidratimi dhe yndyrosja, parandalimi dhe trajtimi i pikave të zeza, njollave kafe, irritimeve, plakjes së parakohshme, dehidratimit etj të cilat ju mund t’i gjeni në qendrën tonë dhe të shihni rezultatet e tyre.

-Ne ju urojmë suksese dhe sa më shumë rezultate në punën tuaj Sildi dhe në qendrën tuaj “Smile Medical Estetic” që gjendet në Durrës por mjafton t’ju kërkojnë në instagram në @s_medical_estetik ku mund të ndjekin hap pas hapi të rejat më të fundit që sillni në këtë fushë. Vlerësime për profesionalizmin dhe për kujdesin që tregoni për të sjellë produktet më të mira dhe më efikase për zbukurimin e femrave dhe jo vetëm.

– Faleminderit juve dhe suksese gjithashtu!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

KU TË TË KËRKOJ?

Next Post

Roni Aliu sjell këngën e tretë

Advertisement