Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

I jap sa para të më kërkojë…

Unё qё po ju shkruaj jam njё burrё rreth tё pesëdhjetave.

E di se ndoshta mund t`ju duket jonormale, por jam i dashuruar si njё adoleshent. Edhe pse kam dy fёmijё tё rritur, nuk mё vjen turp ta pohoj kёtё, por fati i keq ёshtё qё unё kam rёnё nё dashuri me njё vajzё.

Ajo ёshtё komshia ime. Ёshtё 25 vjeçe, ka mbaruar shkollёn dhe punon nё njё bankё, ёshtё njё vajzё shumё e bukur dhe shumё tёrheqёse. Qёkur erdhi nё pallatin tonё dhe e pashё pёr herё tё parё, u dashurova me tё. Gruaja ime u bё menjёherё shoqe me mamanё e saj. Gruaja ime ёshtё shumё llafaze dhe zё shoqёri me kёdo, por nё kёtё rast ishte edhe nё dobinё time tё lidhte shoqёri. E ёma e saj vinte shpesh te ne dhe ajo nuk kishte tё sharё, por zemra ime rrihte vetёm pёr vajzёn e saj e as pёr tё, as pёr gruan time.

Advertisement

Mendoja ditёn kur ajo tё trokiste nё portёn tonё dhe ndjenjёn qё do të mё pushtonte kur tё ishte nё shtёpinё time. Kёto mendime mё prishnin gjumin e natёs dhe mё jepnin njё shtrëngim nё zemёr. Mё pushtonte frika se do tё mё binte ndonjё infarkt. Çdo gjё mund tё ndodhё nё moshёn time, qё disa e quajnё “adoleshencё e dytё”. Rrija nё pritje kur dilte nga shtёpia qё tё dёgjoja zёrin e saj tё ёmbёl kur mё pёrshёndeste. Edhe kaq mё mjaftonte mua, mirёpo njё ditё, kur u kthye nga puna, ajo nuk ishte si zakonisht nё kёmbё, por me makinё. Shofer ishte njё djalё rreth tё tridhjetave. Zemra mё thumboi dhe desh mё ra tё fikёt. Ai e pёrcolli deri te hyrja e pallatit dhe ajo zbriti nga makina dhe e pёrshёndeti me dorё.

E pashё nё fytyrё djalin, që ishte shumё i pashёm. Ajo ngjiti shkallёt si zakonisht dhe nuk mё vuri re mua qё isha te lokali afёr shkallёve tё pallatit. Ditёt e tjera e prisja po nё atё vend dhe ajo mё pёrshёndeste sa herё kalonte, por sot nuk mё vuri re, si duket, mendjen e kishte gjetkё. U mёrzita shumё. Atё ditё nё shtёpi edhe gruaja e kuptoi se kisha diçka. Ajo mё pyeti se mos kishte ndodhur gjё nga puna dhe unё i thashё se isha pak i lodhur e s`kishte pse tё bёhej merak.

Nuk fjeta aspak dhe ndihesha shumё keq.

Qё nga ajo ditё, ajo vinte në shtëpi e shoqёruar me atё djalë. Ai e linte nё tё njёjtin vend çdo ditё dhe ajo zbriste me shumё delikatesё nga makina. Shpresat e mia humbёn. Tani nuk kisha shpresa tё lidhesha me tё. E ndjeja veten tё humbur, mirëpo pas njё tё qare vjen njё e qeshur.

Njё ditё, kur po vija rrugёs pёr nё shtёpi, e pashë nё urban. Iu afrova dhe e pёrshёndeta. Edhe ajo mё pёrshёndeti dhe mё ftoi tё ulesha pranё saj, nё vendin e lirё. Folёm sё bashku derisa erdhi stacioni pёr tё zbritur. Nё mendje mё shkonte ta pyesja se pse nuk kishte ardhur si çdo ditё me makinёn e shokut tё saj, por nuk duhej, pastaj ajo do ta kuptonte se e ruaja kur ikte e kur vinte. Te dera e pallatit u ndamё. Ditёn tjetёr shkova te banka ku punonte. Ajo nuk ishte, sepse ishte pushimi i drekёs. Shkova te lokali pёrballё dhe e gjeta duke pirё njё kafe. Ishte me dy shoqe. I kalova afёr tё mё shihte dhe ajo, sa mё pa, mё buzёqeshi dhe u ngrit nё kёmbё. E ftova tё ulej nё njё tavolinё tjetёr. U mori leje shoqeve dhe u ul me mua. I thashё se kisha ardhur tё hapja njё llogari bankare dhe ajo mё tha se do tё mё ndihmonte.

Ajo mё ndihmoi shumё nё bankё. Shkova dhe ditёn tjetёr pёr tё çuar disa dokumente qё duheshin pёr llogarinё dhe pёrsёri i shkova nё orarin e drekёs, qё tё pija kafe me tё. Na ecte muhabeti me njёri-tjetrin. U kёnaqa shumё. Tashmё ajo nuk vinte mё e shoqёruar. Ndoshta ishin grindur. Kёtё doja edhe unё. I isha lutur Zotit pёr kёtё. E doja me gjithё shpirt atё vajzё dhe e dёshiroja me çdo kusht. Ditёn e dielё ajo bёnte vrap herёt nё mёngjes. E gjeta! Do tё bёja sikur bёja vrap edhe unё. Nё fakt, kisha vёnё pak bark, por gruaja ime kёtё gjё nuk e vinte re, nuk e shqetёsonte aspak. Ajo ishte nё kohёn e menopauzёs dhe nuk merrej mё me mua e me dёshirat e mia. I shkova nga pas tё dielёn nё mёngjes dhe e kalova pa mё ndier. Ajo kishte nё vesh kufjet dhe nuk mё dёgjoi kur i thashё mirёmёngjes. Mё pas, mё arriti me vrap dhe mё tha:

– Mirёmёngjes! Edhe ti bёn vrap?

– Po, – e gёnjeva, – mё kёtё bark qё kam vёnё unё!

– Sa mirё! Ёshtё mё bukur kur e bёj me dikё vrapin. A bёjmё njё garё? – tha ajo.

– Me gjithё qejf! – nuk e di a ma mbante se isha dyfishi i moshёs sё saj, por unё nga dashuria qё kisha pёr tё, bёja gjithçka.

Bёmё vrap dhe mё pas e ftova pёr njё kafe e kёshtu, e zgjidha “hallin” tim. Çdo tё dielё dilnim pёr vrap dhe mё pas, pinim kafe. Edhe ajo e kishte kuptuar se unё ndjeja diçka pёr tё. Njё ditё i thashё:

– Je shumё e bukur dhe njё vajzё shumё e mirё. Unё…

– E di! Ti mё ke qejf.

– E ke kuptuar?

– Po nuk do shumё mend ta kuptosh. Nga mёnyra se si mё sheh, do ta kuptonte çdokush.

– E pra, shumё mirё. Unё kam kohё qё po vuaj. Ti je vajzё e pjekur dhe nuk ke nevojё t`i bie rrotull qё tё tё them se po vdes nga dёshira qё ti tё bёhesh e imja. Çfarё do tё bёsh që tё mё nxjerrёsh nga ky hall?

– Po ti…

– E di se ç’do tё thuash, qё me moshё mund tё isha babai yt, por ç`t’i bёsh, kjo ёshtё jeta?! Unё kёrkoj nga ti vetёm tё rrish me mua dhe tё tё ndjej pranё. Me mua do tё jesh miliona herё mё mirё se me atё qё ke tani.

Ajo ngriti sytё dhe mё pa e habitur.

– Ku e di ti se kam tё dashur?

– Mendoj se njё vajzё e bukur si ti nuk mund tё ketё mundёsi qё tё jetё pa tё dashur. – sajova nё moment njё gёnjeshtёr qё ajo tё mos e kuptonte se e kisha pёrgjuar.

– Nё fakt, unё me tё dashurin tim tani jemi nё njё moment reflektimi dhe ka njё muaj qё nuk takohemi, por edhe pse nuk takohem me tё, nuk kam ndёrmend tё ndahem sepse e dua.

Kёto fjalё ma shtrënguan zemrёn dhe mё bёnё tё ligёshtohesha, por pёrsёri nuk u tёrhoqa.

– S`ka gjё. Ti mos mё duaj, por vetёm eja me mua dhe mos mё lёr nё kёtё gjendje.

U deshёn shumё kohё dhe shumё dhurata t`ia mbushja mendjen e mё nё fund, ajo vendosi tё vinte me mua. E çova nё njё vend jashtё qytetit. Hёngrёm drekё dhe mё pas u ngjitёm nё dhomё. Ishte njё mrekulli! Kisha vuajtur shumё pёr ta bёrё pёr vete kёtё vajzё, por ia vlejti. Ajo tashmё, dashje padashje, bëri edhe atё qё nuk e kishte menduar kurrё: Tё shkonte me njё burrё nё moshё sa babai i vet!

Qё nga ajo ditё, ajo ёshtё e dashura ime. Edhe pse tani po fejohet me tё dashurin e saj, ajo vjen akoma me mua. Ia kalojmё shumё mirё bashkё. I bёj shumё dhurata tё shtrenjta dhe i jap sa para tё mё kёrkojё, nё mёnyrё qё ajo tё mos ketё nevojё pёr askёnd tjetёr. Me gruan shkoj shumё mirё, ia plotёsoj tё gjitha kushtet dhe asaj as i shkon nё mendje se e tradhtoj. Halli i saj mё i madh ёshtё tё kalojё afshet e menopauzёs dhe unё, ndёrkohё, po shijoj njё ёndёrr qё ndoshta pak burra tё moshёs sime mund ta bёjnё realitet. Nuk jam aspak xheloz se ç`bёn ajo me tё dashurin e vet, mjafton qё mё kёnaq mua dhe mё mban nё formё me rininё e saj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Coiffeurcristian” perandoria e shqiptarit në Zvicër

Next Post

E hijshme si perëndeshë, Artela gati për klipin e radhës…!

Advertisement