Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sëmundja që më solli dashurinë

Në jetë më kanë ndodhur shumë gjëra, por kjo që vendosa ta ndaj me ju, lexues, ma ka ndryshuar plotësisht rrjedhën e jetës.

Kam jetuar një fëmijëri të varfër nga gjendja ekonomike, pavarësisht se prindërit mundoheshin shumë në punë.

Ndryshe nga shoqëria ime, mua më mungonin shumë gjëra, por jo dashuria e prindërve. Gjatë fëmijërisë jam shtruar vazhdimisht në spitale sepse sëmuresha shpesh. Mami është munduar me të gjitha mënyrat që unë të shërohesha sa më shpejt, por rritja në varfëri kishte ndikuar në sëmundjen time të shpeshtë. Sapo mbarova gjimnazin, arrita të fitoja të drejtën për të vazhduar studimet për Ekonomik. Isha shumë e gëzuar dhe as prindërit nuk e fshihnin dot gëzimin që ndjenin për mua. Isha fëmijë i vetëm dhe më premtuan se do të më qëndronin pranë e do të më mbështesnin gjithmonë që të mund t’i mbaroja studimet me rezultate të mira. I adhuroja ata, të cilët edhe pse të varfër arrinin të ishin optimistë dhe të më bënin edhe mua të tillë; optimiste për jetën dhe të ardhmen time. Gjithmonë më ka pëlqyer matematika dhe nuk e pata aspak të vështirë gjatë viteve të shkollimit…

Advertisement

Historia nis në fund të studimeve të mia… Pas një jave do të diplomohesha dhe më duhej të kisha një veshje të re, por nuk kisha mundësi ta blija. Fatmirësisht, shoqja ime e ngushtë më dha hua një nga veshjet e saj dhe ditën e diplomimit ishin të pranishëm edhe prindërit, të cilëve u lexohej në sy lumturia që ndjenin në ato momente. Edhe për mua ishte një emocion i papërshkrueshëm. Isha shumë e lumtur që arrita të sfidoja gjendjen ekonomike me të cilën isha rritur dhe kisha arritur diçka në jetë, por më e lumtur u ndjeva në momentin kur prindërit më thanë se ndiheshin vërtet krenarë që isha vajza e tyre. Pasi mbarova studimet e larta, kisha nevojë të filloja një punë sepse nuk mund të varesha më nga prindërit, kishte ardhur momenti që t’u bëja vetë ballë vështirësive në jetë, por për këtë diskutova me ta sepse nuk donin që unë të punoja sepse nuk isha në gjëndje të mirë fizike.

“Unë një ditë do të punoj sepse nuk do të jem gjithmonë pranë jush. Do të krijoj familjen time dhe ashtu si ju, edhe unë do të mundohem shumë për fëmijët e mi. Ju jam shumë mirënjohëse për mbështetjen tuaj sepse pa atë unë nuk do të mund të kisha ecur përpara”.

“Ti nuk mund të punosh dhe të mundohesh që tani sepse gjendja jote shëndetësore është shumë delikate”, vazhduan ata. Kjo ishte e vërtetë sepse vuaja nga bulimia dhe për një periudhë dy javore, arrita ta mbaja të fshehtë nga prindërit, por mami më pa një ditë në tualet dhe e kuptoi menjëherë se cfarë kisha.

“Ti vuan nga bulimia dhe nuk na ke thënë asgjë?! Sa kohë ka që je kështu? Duhet të shkojmë të vizitohemi menjëherë!”, më tha.

Unë nuk pranoja sepse kisha frikë nga përgjigjja që mund të më jepnin mjekët, por më në fund u binda edhe vetë që ishte mirë të vizitohesha sepse ndoshta do të ishte më keq nëse do të vazhdoja me kokëfortësinë time. Më shoqëroi mami dhe mjeku që më vizitoi, përveçse shumë simpatik, ishte edhe shumë i komunikueshëm me mua. Që në momentin e parë që u pamë, kishte një alkimi mes nesh dhe këtë e vura re menjëherë edhe tek ai. Quhej Adi dhe sa herë kisha për të bërë vizitën, shkoja me qejf, tani, pa shoqërues. Vizita ime zgjaste më shumë se të tjerat dhe koha kalonte si pa u vënë re. Një ditë ai më ftoi për të pirë diçka sapo ai të mbaronte turnin dhe unë pranova me kënaqësi. Më dukej si nga ato takimet e adoleshentëve ku duart dhe gjunjët të dridhen nga emocionet. Sa herë shihja Adin, zemra më rrihte fort dhe e kuptova se po dashurohesha me të. Më vlerësonte, më bënte të ndihesha e lumtur në praninë e tij dhe nuk e kishte problem faktin që unë isha e sëmurë.

“Ti do të shërohesh dhe duhet ta besosh edhe vetë këtë”, më thoshte shpesh dhe ndikimi i tij në mendimet e mia, dha rezultat që në fillim sepse nuk isha më e stresuar si në fillim kur sapo kisha mësuar për sëmundjen, por fillova të isha optimiste dhe në kokën time mbizotëronte mendimi se do të shërohesha shumë shpejt. Adi ishte kthyer në një person të pazëvendësueshëm për mua dhe unë fillova ta kisha të vështirë ta mendoja jetën pa praninë e tij. Ndoshta dashuria e tij po më jepte forcën për të qenë e sigurtë dhe e vendosur në shërimin tim. Pasi njoha Adin, e kisha harruar temën e punës dhe nuk e kisha përmendur më, por shkollën e kisha mbaruar dhe një pjesë të ditës e kaloja me Adin, ndërsa pjesën tjetër qëndroja e mbyllur në shtëpi. Fillova të mërzitesha dhe shëndeti po më përkeqësohej. Sa herë isha vetëm në shtëpi, nuk bëja gjë tjetër veçse hapja frigoriferin dhe haja pa e kuptuar se sa po haja. Më pas e nxirrja gjithë ushqimin duke e provokuar vetë. Ndërkohë që Adi më kishte dhënë një dietë të cilën duhej ta ndiqja me rigorozitet, unë nuk i rezistoja dot ushqimit dhe në këtë mënyrë po kthehesha përsëri në gjendjen fillestare. Nuk kisha guximin t’u tregoja asgjë as prindërve, as Adit për gjendjen time të përkeqësuar dhe ky ishte një stres i dyfishtë për mua. Nuk e kuptova si arrita përsëri deri aty dhe mendova të merresha me diçka tjetër që ta largoja mendjen nga ushqimi. Fillova punë si sekretare dhe prindërit nuk kishin ç’të bënin tjetër veçse ta pranonin vendimin tim, sado që ata nuk ishin aspak dakord që unë të punoja.

“Ne duam vetëm që ti të jesh mirë me shëndet sepse kjo ka më tepër rëndësi se një pagë mujore”.

“Edhe unë dua të shërohem dhe kjo nuk vjen vetëm duke qëndruar në shtëpi, përkundrazi, në këtë mënyrë unë mund të mos shërohem kurrë”.

Mami filloi të qante dhe të më thoshte që të mos shprehesha kurrë në këtë mënyrë sepse më donin shumë dhe nuk do ta suportonin dot humbjen time. I përqafova fort dhe as unë nuk i mbajta dot lotët. Edhe Adi e mirëpriti lajmin që unë kisha filluar një punë dhe kjo më bënte të ndihesha vërtet mirë, megjithëse do të kaloja më pak kohë me të. I druhesha një ftohjeje të marrëdhënies sonë dhe, si për ironi të fatit, kështu ndodhi. Në punë mendoja më pak për ushqimin e më shumë për Adin dhe kjo gjendje po më mbyste. Edhe ai më dukej më i diferencuar dhe justifikohej se puna po i merrte shumë kohë e lodhej shumë. Unë nuk i pranoja këto justifikime, mërzitesha shumë, mbyllesha në dhomën time dhe qaja me orë të tëra. Iu riktheva edhe një herë ushqimit dhe këtë herë kjo do të ishte tepër e rrezikshme për shëndetin tim. E teprova shumë dhe u përkeqësova  aq sa vajta në gjendje të rëndë. Tashmë edhe sikur të doja, nuk mund ta fshihja më. Prindërit dhe Adi u shqetësuan shumë, e shihja këtë në fytyrën e tyre. Po frikësohesha dhe kishte momente që mendoja se do të vdisja, qaja pa pushim. Më vinte keq që këtë e kisha provokuar vetë te vetja dhe nuk kisha bërë asgjë për ta ndaluar. Me pak fjalë, i kisha bërë keq vetes sime e shtyrë nga momentet e vështira në të cilat ndodhesha, pa menduar për pasojat të cilat po i vuaja tani. Shpesh qaja… dhe nuk doja që Adi apo prindërit të më shihnin në atë gjendje, por nuk e përmbaja dot veten nga dëshpërimi. Adi më ka qëndruar pranë gjatë gjithë asaj kohë që isha e sëmurë e prindërit po ashtu. Ata ishin forca ime e vetme; nuk më linin asnjë minutë vetëm.

“Ti mendo vetëm për veten, duhet të shërohesh shpejt sepse gjëra të bukura të presin”, më thonin ata dhe në këtë mënyrë më inkurajonin e më bënin më të fortë. U tregova se si kisha arritur t’i bëja keq vetes, por ata më kuptuan dhe më thanë se nuk duhet të mendoja fare për këtë tani sepse nuk duhet të stresohesha. Isha me shumë fat që kisha pranë njerëz të tillë të cilët më dhuronin dashuri dhe përkushtim pa fund. Tashmë prindërit ishin në dijeni për lidhjen time me Adin dhe e pritën shumë mirë këtë lajm. Kishte shumë ditë që qëndroja e shtruar në spital dhe gjendja ime vazhdonte të ishte e njëjtë. Kishte ditë që përmirësohesha pak, por më pas vazhdoja po në atë gjendje. Isha dobësuar shumë dhe nuk kisha më fuqi si më parë. Adi gjeti një moment kur unë isha pak më mirë për të më thënë se priste të fillonte specializimin në Itali sepse ishte shumë e domosdoshme për karrierën e tij.

“Është vetëm një vit dhe pastaj do të jemi bashkë gjithmonë”.

Me pak fjalë, i kisha bërë keq vetes sime, e shtyrë nga momentet e vështira në të cilat ndodhesha, pa menduar për pasojat që po i vuaja tani. Shpesh qaja dhe nuk doja që Adi apo prindërit të më shihnin në atë gjendje, por nuk e përmbaja dot veten nga dëshpërimi. Adi më ka qëndruar pranë gjatë gjithë asaj kohë që isha e sëmurë e prindërit po ashtu. Ata ishin forca ime e vetme; nuk më linin asnjë minutë vetëm.

“Ti mendo vetëm për veten, duhet të shërohesh shpejt sepse gjëra të bukura të presin”, më thonin ata dhe në këtë mënyrë më inkurajonin e më bënin më të fortë. U tregova se si kisha arritur t’i bëja keq vetes, por ata më kuptuan dhe më thanë se nuk duhet të mendoja fare për këtë tani sepse nuk duhet të stresohesha. Isha me shumë fat që kisha pranë njerëz të tillë të cilët më dhuronin dashuri dhe përkushtim pa fund. Tashmë, prindërit ishin në dijeni për lidhjen time me Adin dhe e pritën shumë mirë këtë lajm. Kishte shumë ditë që qëndroja e shtruar në spital dhe gjendja ime vazhdonte të ishte e njëjtë. Kishte ditë që përmirësohesha pak, por më pas vazhdoja po në atë gjendje. Isha dobësuar shumë dhe nuk kisha më fuqi si më parë. Adi gjeti një moment kur unë isha pak më mirë, për të më thënë se priste të fillonte specializimin në Itali sepse kjo ishte e domosdoshme për karrierën e tij.

“Është vetëm një vit dhe pastaj do të jemi bashkë gjithmonë”.

“Nëse unë do të jem gjallë”, i thashë dhe e ktheva kokën nga ana tjetër, ndërkohë që po përpiqesha të mbaja lotët.

– Mos e thuaj këtë as për shaka! Ti do shërohesh patjetër! – më tha dhe më përqafoi.

U mërzita shumë që Adin nuk do ta kisha pranë për një vit. Mami dhe babi do të më qëndronin pranë gjatë asaj kohe, por nuk do të ishte njësoj. Adi e dinte sa keq isha dhe përsëri po mendonte për veten e tij. Për këtë më vinte shumë inat. Sado që mundohesha ta kuptoja, nuk e kuptoja dot, por në ato momente dëshiroja vetëm të shërohesha dhe të isha përsëri si më parë.

– Unë nuk do të iki derisa ti të përmirësohesh… – më tha ai dhe kjo më lehtësoi paksa, megjithëse akoma nuk isha mësuar me idenë se do të ishte larg meje për një vit të tërë, edhe pse ne kishim hedhur një hap përpara me lidhjen tonë; ishim fejuar. Megjithatë, Adi e  shikonte se unë vazhdoja të isha shumë e mërzitur dhe një ditë më bëri surprizën më të bukur që mund të prisja. Ishim vetëm në dhomë duke biseduar dhe në një momente ulet në gjunjë dhe në dorë mbante një kuti të vogël të hapur.

– Dëshiron të martohesh me mua sepse nëse po, unë do të jem njeriu më i lumtur… – më tha.

Lotët më rridhnin në faqe nga gëzimi, ndërkohë që i thashë: “po”.

– Doja ta bëja këtë para se të ikja sepse vetëm kështu do të isha më i qetë…

– Edhe unë jam më e qetë tani… – i thashë.

Adi ka qenë mashkulli i parë dhe i fundit në jetën time dhe do të ishte ky i cili do të më ndryshonte jetën. Sëmundja solli diçka shumë të bukur në jetën time; Adin, i cili së bashku me prindërit më mësuan se si të luftoj me të keqen. Fatmirësisht, fillova të përmirësohesha në ditët në vijim dhe Adi iku sepse mund t’i skadonte afati për t’u paraqitur në Itali dhe nëse do të ndodhte kjo, do të ndihesha edhe unë fajtore. “Po të lë në duar të sigurta”, më tha duke qeshur para se të ikte. Fatmirësisht, ai e nisi specializimin dhe më telefononte çdo ditë për të më pyetur se si isha. Zëri i tij ma bënte ditën edhe më të bukur dhe dashuria jonë më ndihmoi që unë të shërohesha plotësisht. Ditën që do të dilja nga spitali, nuk më besohej që isha shëruar dhe do të largohesha nga ai vend tepër i ftohtë dhe mbytës sepse gjatë gjithë ditës qëndroja e shtrirë brenda katër mureve duke luftuar me sëmundjen. Kur Adi mësoi që unë tashmë isha në shtëpi, brohoritjet e tij nga gëzimi u dëgjuan shumë përmes telefonit.

– Të kisha thënë që do të shëroheshe. Ti je shëruar sepse ke besuar në shërimin tënd gjatë gjithë kohës dhe kjo të dedikohet vetëm ty! – më tha.

E fillova përsëri punën dhe tani më dukej sikur kisha rilindur me energji dhe forcë të re. Nuk isha më si dikur, bulimia u zhduk nga jeta ime përfundimisht. Kur i kujtoj ato kohë, ndihem keq për vuajtjet që kam kaluar, por edhe mirë sepse gjeta dashurinë e jetës sime. Viti kaloi dhe Adi u kthye nga Italia. Kishte ndryshuar por dashuria që kishte ndaj meje ishte e njëjta, ashtu siç kishte ndodhur edhe me mua. Adi u ngrit në detyrë dhe pagesa do t’i dyfishohej. Po ashtu, edhe unë vazhdoja me punën time. Pasi u martuam, ndjeva që isha gati për një fazë të re në jetën time dhe me Adin në krah do ta kisha edhe më të lehtë sepse tek ai kisha gjetur të gjitha; mirëkuptimin, besimin, dashurinë dhe çdo gjë tjetër që dëshiron një femër. Lumturia e prindërve ishte e pakrahasueshme sepse ata bashkë me mua kishin kaluar shumë vështirësi gjatë jetës dhe këto vështirësi  në gjendjen ekonomike ishin shkaktare të sëmundjes sime. Por tani kemi një jetesë më të mirë dhe jam unë ajo që mendoj për kujdesin dhe mirëqenien e tyre, edhe pse kjo nuk krahasohet me atë që ata kanë bërë për mua. E gjitha kjo që ndodhi kishte rezervuar një fund të lumtur për ne dhe unë vazhdoj të ndihem e tillë edhe sot dhe për këtë falënderoj Zotin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon..!

Next Post

A është "ngjitës" divorci?

Advertisement