Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

8 ndryshime të trupit mes dy sekseve

Kujton se di gjithçka për trupin e femrës e të mashkullit dhe për ndryshimet mes tyre? Lexo shkrimin e mëposhtëm se mund të zbulosh diçka që as që e ke menduar ndonjëherë…

1. Shikimi

Zonja, mos e gjykoni ashpër partnerin tuaj nëse nuk di ta kombinojë këmishën me kravatën. Mesatarisht, një në dhjetë burra vuan nga një lloj verbërie ndaj ngjyrave, pra, nuk arrin t’i dallojë ngjyrat. Kjo lloj verbërie është një karakteristikë gjenetike, e lidhur me kromozomin X. Burrat, siç e dini, kanë vetëm një kromozom X, ndërsa gratë kanë dy. Gratë janë me fat sepse mjafton që të paktën njëri kromozom të jetë në rregull dhe ngjyrat shihen qartë. Meqë ato kanë dy, edhe përqindja që ta trashëgojnë këtë sindromë është e ulët, nën 1%.

Advertisement

2. Muskuj barku

Sado që të përpiqen, gratë nuk mund t’i kenë muskujt e barkut të ndarë në 6 katrorë, si meshkujt. Si shumica e karakteristikave të tjera, ato i detyrohen testosteronit, që ndërton masën muskulore dhe forcën. Burrat i prodhojnë me shumicë këto hormone, ndërsa gratë, vetëm pak.

3. Thithka jofunksionale

Ndryshe nga thithkat e grave (që kanë funksionin e ushqimit të fëmijëve me gji), ato të burrave janë pa asnjë funksion. Atëhere, pse i kanë burrat? Sepse në fillim, në fazën e embrionit, përsa i përket anatomisë, ndiqet modeli femëror e, për këtë arsye, formohen edhe thithkat. Ato te burrat mund të jenë thjesht për zbukurim, por kjo nuk do të thotë se duhen injoruar sepse janë po aq të ndjeshme sa ato të grave.

4. Molla e Adamit

Surprizë! Të gjithë, si burrat, ashtu edhe gratë, e kanë mollën e Adamit (gungën në grykë), e cila është një kërc tiroideje, pjesë e larinksit. Te djemtë, ajo është me dukshme sepse gjatë pubertetit, testosteronet bëjnë të rritet aq sa të jetë e dukshme. Testosteronet zgjatin edhe larinksin (kutinë e zërit) e për këtë arsye, zëri i djemve bëhet më i trashë dhe i thellë.

5. Sindroma e rënies së flokëve

Mund të falënderosh mamanë dhe babanë për atë vendin pa flokë në pjesën e pasme të kokës ose në pjesën sipër ballit. Rënia e flokëve është diçka gjenetike dhe afro një në shtatë burra e pësojnë prej saj. Në varësi nga trashëgimia, ka djem të cilëve fillojnë t’u bien flokët që në fund të adoleshencës.

6. Gërhitje të fuqishme

Meshkujt që gërhasin janë dyfish më të shumtë në numër sesa gratë. Pse? Shkaku është dhjami në qafë. Gërhitja ndodh më shumë tek individët që kanë dhjamë në qafë e në zonat e fytit dhe, falë testosteronit (përsëri ai!), burrat kanë më shumë dhjamë në zonën e qafës.

7. Nuhatje jo e hollë

E ke pyetur ndonjëherë veten pse partneri yt këmbëngul që nuk i mbajnë shumë erë këmbët, ndërkohë që ty të vjen për të vjellë? Hormoni femëror, estrogjeni, i jep gruas një sens nuhatjeje më të hollë, sidomos gjatë ovulimit dhe shtatzanisë.

8. Lëkurë plot qime

Ky është një nga ndryshimet e mëdha mes grave e burrave. Këta të fundit mund të mos kenë flokë në kokë, por e kompensojnë me “pyje” të vërteta në kurriz, gjoks dhe të pasme. Edhe për këtë, djemtë mund të falënderojnë testosteronin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ai vdiq për mua!

Next Post

Mund ta marr infeksionin nga e fejuara?

Advertisement