Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë është dismorfofobia?


Një lexuese jona na ka bërë pyetjen se çfarë është dismorfofobia? Ne po mundohemi t’i japim përgjigje nëpërmjet shkrimit tonë.

– Çfarë është dismorfofobia?

Advertisement

– Është normale të kesh komplekse të vogla, por kur ato kthehen në fiksim, kemi të bëjmë me një patologji. E tillë është edhe dismorfofobia, e cila fsheh në vetvete bindjen se vuan nga një deformim fizik. Me një fjalë, dismorfofobia është frika iracionale për trupin tënd. Personi i sëmurë vuan nga një ndryshim i pandërgjegjshëm i imazhit që ka për trupin e vet, është i bindur se është i/e deformuar dhe jo vetëm kaq, është i bindur se edhe të tjerët e shohin një gjë të tillë dhe flasin për të pas shpine. Në përgjithësi, të sëmurët kanë trup normal dhe defektet janë thjesht imagjinare. Nëse një defekt i tillë ekziston, kompleksi që ai shkakton është i tepruar, sepse atyre që vuajnë nga kjo sëmundje, nuk u duket vetja të shëmtuar, por si përbindësha dhe kanë frikë mos trembin të tjerët. Anoreksia është një formë ekstreme e dismorfofobisë: i sëmuri, sado i dobët të jetë, i duket vetja i shëndoshë.

– Kush sëmuret prej saj?

– Dismorfofobia prek si burrat, ashtu edhe gratë. Sipas disa studimeve amerikane, prej saj vuajnë një në 50 vetë. Pa dyshim, më të shumtit ndër ta janë adoleshentë dhe të rinj.

– Cilën pjesë të trupit prek kjo sëmundje?

– Ajo mund të prekë çfarëdolloj pjese të trupit. Fiksimi mund të përqendrohet në një ose më shumë pjesë të trupit. Në më të shumtën e rasteve, ka të bëjë me lëkurën (sidomos aknen), formën e hundës ose flokët, si edhe organet gjenitale apo muskulaturën, në rastin e burrave.

– Është i vështirë diagnostikimi i saj?

– Shkaqet janë të vështira për t’u përcaktuar. Zakonisht, ajo zbulohet nëpërmjet ankthit që shprehet me fiksimin në një pjesë të trupit. Kjo sëmundje vazhdon të jetë pak e diagnostikuar dhe shpesh, ngatërrohet me probleme të tjera të sjelljes, si POK (probleme obesive-kompulsive), fobia shoqërore ose një kompleks i thjeshtë. Në fakt, është e rëndësishme ta dallosh nga një “keqpranim” i imazhit të trupit që ndodh, për shembull, tek adoleshentët që e përjetojnë keq problemin e aknes për një periudhë të shkurtër  kohe. Përveç kësaj, pas një dismorfofobie mund të fshihet, në realitet, një anoreksi mendore ose një simptomë depresive.

– Si sillet një sëmurë i tillë, në jetën e përditshme?

– I sëmuri e ka të vështirë të shihet në pasqyrë ose në çfarëdolloj sipërfaqeje në të cilën mund të pasqyrohet. Ai kontrollon me vëmendje çdo detaj, në vend që të fiksojë tërësinë. Sa më shumë fiksohet, aq më shumë eviton vështrimin e pasqyrimit të vetes. Në rastet më të këqija, mund të rrijë një ditë të tërë i bllokuar para pasqyrës. Ka njerëz që e kontrollojnë veten në pasqyra të ndryshme, duke ndryshuar ndriçimin, etj. Këta njerëz e kanë të vështirë, bile nganjëherë, të pamundur të dalin edhe në fotografi. Disa të sëmurë refuzojnë të udhëtojnë, sepse nuk janë të aftë të dalin në foto për pasaportë. Në disa raste, ndodh e kundërta; ata bëjnë mijëra foto me shpresën se do të gjejnë një që t’u pëlqejë dhe t’ua qetësojë përkohësisht ankthin. Ata gjithmonë krahasohen me të tjerë, krahasojnë pjesën e trupit që supozohet të jetë problem me personat që e rrethojnë. Të njëjtat gjëra ata i bëjnë me fotot e revistave, që i analizojnë me vëmendje. Mënyra se si i shohin të tjerët është shumë më e butë sesa ajo me të cilën shohin veten. Këta njerëz mundohen të fshehin në maksimum defektin e tyre të supozuar dhe kalojnë orë e orë në banjo duke u kamufluar, para se të përballen me botën e jashtme.

– Si ndikon kjo sjellje në jetën e të sëmurit?

– Dismorfofobia sjell shumë ankth, si edhe probleme përqendrimi. Ajo mund të kthehet në një vështirësi autentike shoqërore dhe profesionale. Në format e saj më të rënda, ajo kthehet në “fobi shoqërore”, në të cilën i sëmuri izolohet dhe eviton kontaktet me botën e jashtme. Pasoja të tjera të mundshme mund të jenë alkoolizmi, gjumi me tepri dhe automutilacioni (plagosja e vetes). Shpesh, një sëmundje e tillë përfundon me një depresion kronik, bile mund të përfundojë edhe me tentativa vetëvrasjeje në 25% të rasteve.

– Cilat janë trajtimet kundër saj?

– Sipas të sëmurit, kirurgjia plastike është kura mrekullibërëse, por kjo është gënjeshtër, sepse defekti nuk është fizik, por imagjinar. Në shumicën e rasteve, pacienti, edhe pas ndërhyrjes, e sheh veten me defekte; në rastin më të mirë problemi vetëm zhvendoset drejt një pjese tjetër të trupit. Nëse kjo sëmundje diagnostikohet shpejt, ajo kurohet mirë. Terapitë e sjelljes kanë dhënë rezultate të mira. Mund të ndihmojë edhe sofrologjia (teknika relaksimi). Gjatë trajtimit, mjeku kurues mund të japë edhe ilaçe antidepresive.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A t’i tregoj se e dashuroj?

Next Post

E gjeta dashurinë në pleqëri

Advertisement