Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Si ta bëj për vete një mashkull?


– Kam një pyetje për redaksinë. Jam një femër rreth 29 vjeçe. E kam pasur gjithnjë të vështirë për të tërhequr një mashkull drejt vetes. Nuk e di, por vë re që edhe pse kam një pamje tërheqëse dhe trup të bukur, siç më thonë, unë më shumë i largoj, sesa i afroj. A mund të më thoni disa këshilla se si mund ta bëj për vete një mashkull si nga ana vizuale dhe seksuale? Ndoshta duke parë këshillat tuaja, do të mund të bëj një hap përpara.

Redaksia:E nderuar lexuese, në lidhje me pyetjen tuaj, kemi përmbledhur disa pika të përbashkëta që kanë nxjerrë këshilluesit tanë psikologë dhe seksologë sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një tërheqje thjesht në vështrimin e parë, por dhe sensuale, mendoj. Janë të shumtë faktorët që zgjojnë interesimin te një burrë, por unë do të mundohem të klasifikoj ato më kryesoret. Së pari, vlerësohet veshja. Veshja e një femre duhet të jetë ose fluide dhe shumë femërore, ose shumë e ngjitur pas trupit (nëse linjat tuaja e lejojnë këtë). Shijet e burrave në këtë aspekt janë të ndryshme. Shumë prej tyre dëshirojnë t’i shikojnë kurbat e trupit femëror, ndaj i tërheqin veshjet e ngushta. Të tjerë dëshirojnë të fantazojnë për ato çka fshihet prapa tyre. Pavarësisht nga këto, përpiquni të vishni modele të ndryshme rrobash. Tradicionalisht, e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat që tërheqin më shumë sensualisht, ndërsa nga materialet, si më tërheqëse seksualisht do të përmendja atlasin, mëndafshin dhe lëkurën.

Advertisement

– Ekzistojnë gjithashtu shumë klishe për ngjyrat e flokëve që burrat pëlqejnë më shumë. Kështu, thuhet se bjondet janë më tërheqëse. Unë do të thosha se gjëja më e mirë është të adaptosh një model flokësh që të shkon për shtat sepse më shumë rëndësi ka modeli sesa ngjyra. Bëni rregullisht depilimin e këmbëve dhe të sqetullave. Burrat, me përjashtime të rralla, nuk i durojnë qimet. Me pak fjalë, duhet t’u krijoni menjëherë përshtypjen e një femre të pastër si nga ana intime, ashtu edhe në anët e tjera.

Këpucët që mbani, ndikojnë shumë te burrat. E di që është e vështirë të mbani këpucë me taka të larta, por mjaft burra, kjo i tërheq shumë. Veçse, kini parasysh një gjë: Nëse ju nuk ecni mirë me këpucë me taka të larta, mos i mbani ato sepse para ndjenjës joshëse, te burrat do të lindë ajo komike dhe do t’u vijë keq për ju. Mos ngurroni të mbani taka të larta edhe nëse partneri juaj do të duket paksa më i shkurtër se ju. Mjafton që ai t’ju pëlqejë…

– Kur dilni jashtë shtëpisë me qëllimin për të tërhequr një djalë, mos i harroni aksesorët. Një çantë e vogël në dorë ju bën mjaft tërheqëse. Por e vogël, ama! Nëse mbani çantë të madhe, do të duket sikur keni dalë për të bërë pazarin. Nëse keni duar të bukura, provoni të tërhiqni vëmendjen e tij te duart, duke mbajtur unaza të ndryshme. Nëse ju doni që ai t’i hedhë sytë në gjoksin tuaj, zgjidhni diçka që shkëlqen, si për shembull varëse ose zbukurim. Nëse dëshironi të kundërtën, mos e bëni një gjë të tillë. Pa dyshim, në tërheqjen seksuale, një rol të padiskutueshëm kanë të brendshmet. Për një mbrëmje të paharruar, zgjidhini të brendshmet duke menduar për të dashurin tuaj. Tantellat, sutjenat pak të hapura e të lirshme janë shumë tërheqëse për burrat. Po kështu, edhe zhartieret. Të brendshmet e zeza ose të bardha janë tepër sensuale, ndërkohë që e kuqja është shumë provokuese. Dhe, nëse ju doni me të vërtetë të ngjallni oreksin e tij seksual, mos mbani asgjë dhe thuajani këtë atij në momentin kur nuk e pret.

– E ecura është vendimtare për të tërhequr një person që kalon afër jush. Mundohuni të fshihni të metat tuaja trupore, futni barkun brenda, hidhni shpatullat prapa për të nxjerrë në pah vlerat e gjoksit. Nëse ju doni të shkoni larg me synimet tuaja, provoni të ecni si Merlin Monro, por mos e bëni këtë për një kohë të gjatë.

– Një rëndësi të veçantë kanësytë. Nëse partnerit tuaj i pëlqen tualeti i rëndë, bëni makiazh për ta tërhequr atë drejt syve, që janë një dritare për shpirtin. Lyerja e qerpikëve dhe syve bën që ata të duken më të mëdhenj dhe vështrimi, më i thellë. Kur ju e dini që ai ju shikon, ulini sytë për një sekondë, pastaj hidhni mbi të një vështrim pak të turpëruar. Studimet theksojnë se shumicën e burrave e tërheqin gratë që kanë sy me bebe të mëdha. Për këtë, përpiquni ta përqendroni vëmendjen te njerëzit që takoni dhe te gjithçka që ju rrethon. Dëgjoni ato çka thuhen rreth jush. Mbani gjithnjë një vështrim aktiv e jo të fjetur. Evitoni dritat e forta që zvogëlojnë bebet. Nëse mbani syze, përpiquni të mos i mbani ato në momentin që bëni prezantimin sepse vështirësojnë shkëmbimin e shikimeve. Megjithatë, syzet tërheqin mjaft vëmendjen e të tjerëve mbi sytë tuaj. Këshilla e fundit: Kur takoni burrin që doni, fantazoni gjithnjë rreth tij, sidomos para takimit. Zemra juaj do të rrahë më shpejt, fytyra juaj do të marrë një ngjyrë tjetër, bebëzat do t’ju shkëlqejnë. Këto do ju bëjnë të parezistueshme.

– Qëndrimi më këmbë apo ulur. Një fjalë e urtë thotë se “trupi flet”. Mundohuni edhe ju të flisni me trupin tuaj. Qëndroni përballë burrit për të cilin mendoni, me këmbët e drejtuara nga ai. Përpiquni t’i zhvendosni shpatullat mbrapa për të nxjerrë në pah gjoksin ose përkuluni pak para tij për të qenë sa më afër të jetë e mundur. Përpiquni të merrni ndonjë “pozë”. Një dorë në hije ose vendosja e një gishti në rrip ju bën tërheqëse. Kur jeni e ulur, kthejini gjunjët nga bashkëbiseduesi juaj ose kryqëzojini paksa me njëra-tjetrën. Përkëdhelni herë pas here si padashur këmbët e kofshët tuaja me dorë, për të tërhequr vëmendjen e tij. Ngritja e fundit pak centimetra mbi të zakonshmen mund të duket një ekzagjerim, por kjo bën punë.

Kontakti është një ngacmues i shkëlqyer. Një fshikje e lehtë mjafton për të ngjallur interesin e mashkullit. Duke i zgjatur një gotë, le të prekin pak gishtat tuaja dorën ose krahun e tij vetëm një sekondë. Prekeni lehtë në krah kur jeni duke çarë ndonjë turmë njerëzish ose kur kaloni rrugën. Do të shikoni se më vonë, edhe ai do të dëshirojë t’ju prekë. Shumë efekt ka edhe prekja me flokët tuaj, nëse i keni të gjatë.

Dhe së fundi, përpiquni të flisni me zë të ulët e me një ton paksa të fshehtë. Mos u përpiqni të flisni si një çupëlinë. Kjo nuk ju bën tërheqëse.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mamaja më ndau nga gruaja ime!

Next Post

Nuk pata guximin t’i thoja “jo”!

Advertisement