Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Historia ime e ëmbël dhe e hidhur


Kjo është jeta, herë na serviret si e ëmbël e herë e hidhur, por jo çdo njeri mund ta përjetojë një moment njësoj, qoftë i hidhur, qoftë i ëmbël. Ka njerëz që një ditë fatkeqësie nuk e jetojnë si të tillë. S`diskutohet se hidhërohen, por nuk e përjetojnë njësoj si të tjerët dhe me atë këndvështrim. Nga ana tjetër, ka njerëz që në ditë gëzimi nuk janë totalisht të kënaqur dhe nuk jepen plotësisht, të paktën të jetojnë momentin dhe pastaj të ndodhë ç`të dojë, mjafton që ke patur pak adrenalinë në jetë. Kjo varet komplet, për mendimin, nga tipi që ke. Këtë kam në mendje kur i them burrit tim që të paktën jo gjithmonë, por vetëm për një ditë të kem mendjen e tij dhe do të isha e lumtur tërë jetën në vazhdim. Pra, të jem vetëm një ditë, siç i thonë, “menefrego”.

Kjo histori është historia e vetme që më ka ndodhur në jetë dhe që e përmbush atë thënien se pësimi bëhet mësim.

Advertisement

Isha afërsisht njëzet e pesë vjeçe, e martuar, por pa fëmijë. Kisha menduar se fëmijët mund të ishin pengesë për karrierën dhe e mendoja prapë, pavarësisht se isha në një moshë madhore dhe nuk kisha ndonjë karrierë me të cilën të lavdërohesha. Punoja në një butik (dyqan) rrobash dhe, edhe pse kisha mbaruar shkollën e lartë për Psikologji, nuk kisha asnjë shpresë që të filloja punë në zanat. Me burrin ia kaloja shumë mirë sepse siç e thashë më lart, mendja e tij aventuriere dhe që mendon vetëm për gallata, më jepte mjaft liri. Atij nuk i interesonte se ç`bëja unë.

Unë, nga natyra, jam shumë e ftohtë, prandaj dhe nuk më kanë munguar ngacmimet e meshkujve, sepse meshkujt historikisht, kanë pëlqyer femrat e vështira. Ata nuk durojnë dot t’u thonë “jo” dhe të mos i provokojnë femrat; duan të jenë kudo dhe kurdo në qendër të vëmendjes. Unë kështu mendoj se ka ndodhur se nuk e mendoj veten edhe aq të bukur.

Nejse, po vazhdoj me ngjarjen. Duke biseduar me shoqet, më thanë se ishin hapur vende të reja pune në një administratë publike dhe me kriteret që përmbushja, mund të më pranonin. Megjithëse e zvarrita shumë, një ditë m’u mbush mendja dhe vendosa të paraqitesha te shefi i personelit, i cili më adresoi te drejtori. Hipa në kat të dytë. Drejtori ishte një burrë rreth të 35-tave, i shkurtër dhe pak simpatik. Ai më ftoi të ulesha. Ai nuk fliste fare, kur unë po i shpjegoja cv-në. As sytë nuk i ngrinte të më shihte. Vetëm në fillim, kur u futa, më hodhi një shikim dhe pastaj nuk më pa asnjëherë. I thashë “mirupafshim” dhe dola e më dukej sikur sapo isha takuar me një ufo.

Ditën tjetër më telefonoi dhe më tha se duhet të paraqitesha për disa gjëra të vogla. Shkova. Si dhe herën tjetër, ai ishte mjaft i ngrysur dhe më pyeti vetëm për disa detaje, që nuk kishin asnjë pikë rëndësie. Kuptova që nuk kisha shpresa për atë vend pune, por unë ndërkohë në punë isha dhe nuk e kisha shumë problem, kështu që nuk u interesova më për të. Një ditë në telefon më doli prapë numri i atij. Eh, bela! Mendova se e kisha fituar vendin e punës.

– Ç`kemi? – më tha.

– Mirë – i thashë, sikur nuk e njihja zërin e tij – Kush jeni ju, ju lutem, se nuk po e njoh zërin?

I qetë, si gjithmonë, tha me një ton që më pëlqeu shumë: – Ju mora për vendin e punës që keni aplikuar. Pse nuk jeni interesuar më?

– Më falni. Nuk e dija që duhet të interesohesha vetë, megjithatë, unë mund të vij tani e të paraqitem.

– Mirë do të bënit.

Nuk e mendova fare dhe i hipa makinës sime të vogël, të cilën ma kishte bërë dhuratë burri im për 25-vjetorin. Portieri nuk donte të më linte të futesha, por kur pyeti sekretaren dhe i tha emrin tim, më la menjëherë. Ai përsëri i njëjti, i ftohtë, sikur nuk më kishte thirrur vetë, nuk më foli. U ula në karrigen përballë tij dhe i fola e para.

– Si keni qenë këto ditë?

Ai tundi vetëm kokën në shenjë pohimi të cilën e mora për një “mirë”.

– Pse më keni thirrur? A mund të kem shance për punën?

Ai përsëri tundi kokën. Po të mos e kisha dëgjuar në telefon të fliste (ato dy fjalë që më tha), do të mendoja se i kishte ikur zëri.

– Po kur mund të filloj? A ka shumë pretendentë?

Ai përsëri bënte të njëjtën lëvizje të kokës, si ato kukullat me bateri, të cilat kur janë duke u mbaruar bateritë, mbesin të stakuara në një lëvizje. Eh, ç’të bën kjo mendja! Sa budallaqe të bën! Të ka në dorë, herë të bën të dalësh e tillë, herë të ndihmon e të nxjerr nga situata. Më në fund, foli. Tani që po e shkruaj këtë ngjarje, po qesh sepse po mendoj se sa qesharak dukej ai njeri në ato momente e unë atëhere ua lashë fajin pyetjeve të mia se nuk mund të kishin përgjigje tjetër, përveçse me kokë.

– A ke dëshirë të pimë një kafe? – më tha.

– Posi. Ku do ta pimë?

– Diku jashtë qytetit. Nga ora 12.

– Dakord – i thashë.

Në fakt, ai foli, por më simpatik ishte kur nuk fliste, prandaj edhe kishte zgjedhur të rrinte ashtu. E ja, tani unë po qesh përsëri, se nuk më hiqet nga mendja pozicioni i tij. I shkreti! Në orën 12, për çudi, më ra telefoni dhe ai më tha në mënyrë të prerë:

– Jam jashtë dyqanit. Po të pres me një X-pesë.

– Mirë, ja po dal tani.

Hipa në makinë pa hezituar fare dhe pa menduar aspak se ç`po bëja. Nuk e di, po ai më kishte magjepsur. Hipa prapa që të mos bija në sy (këtë e bëra instiktivisht) dhe makina u nis. Ai rrugës më pyeti për disa gjëra familjare si: “A kisha fëmijë, ku më punonte burri” etj. Unë i përgjigjesha menjëherë, pa e mbaruar ai pyetjen. Ja pra, ç`efekt ka kolltuku. Sado keq të sillesh me njerëzit, ata të duan, sido të jesh nga paraqitja, ata kanë dëshirë të shkojnë me ty, pa hezitim, pa i lutur dhe, në rastin tim, pa u propozuar. Madje as nuk kisha guximin ta pyesja dhe nuk mësova kurrë nga e kishte marrë vesh ku punoja. Makinën e ndali para një moteli. U ula e para dhe ai, pasi hoqi kollaren dhe e la në makinë (nuk e di pse e bëri) erdhi pas meje e të dy u futëm brenda. Ishte një dhomë e bukur dhe ajo që ndodhi aty, ishte mjaft e bukur. U kënaqa shumë dhe më ngeli në mendje një thënie e tij: “Do ta kuptosh dallimin”. Hipëm në makinë dhe ai nuk ishte edhe aq i heshtur, më bënte mjaft komplimente, sidomos për trupin, i cili sipas tij, i kishte pëlqyer që herën e parë që më kishte parë.

– Po për punën, ç`do të bëhet? – mora guximin dhe i thashë.

– Do të shohim, mendoj se do ta rregulloj.

Kaluan dy ditë dhe asnjë telefon. I telefonova për t`i kujtuar se më kishte një “borxh”. Më saktë, i çova një zile. Për çudi, asnjë përgjigje. I telefonova dhe prita deri në fund të ziles të hapte telefonin, por ai nuk e hapte. U habita. Ç`të kishte ngjarë? Prita nja një gjysëm ore dhe i rashë prapë. E njëjta gjë. Më thënë të drejtën, u mërzita shumë. I çova një mesazh, ku i thoja se pse nuk më përgjigjej dhe ai më shkroi shkurt. “Jam i zënë. Faleminderit për mirëkuptimin”. Nuk i rashë më ziles dhe fillova të mendoja lloj-lloj gjërash.

Ditët pasuan njëra-tjetrën dhe unë e kisha bërë zakon që çdo ditë ta merrja në telefon. Asgjë nuk ndryshoi. Pas njëfarë kohe, kur unë pothuajse kisha filluar të harroja, m’u përgjigj duke më marrë në telefon dhe më tha se ishte i gatshëm të vinte atje ku të doja unë. Eh, sa njerëz të çuditshëm ka! Po kot nuk ka dalë ajo shprehja: “Të tjerë na duan, të tjerë duam, të tjerë marrim”. U takuam dhe çudia ime sa vinte e shtohej. Ai ishte i magjepsur nga unë. Ia kaluam jashtëzakonisht mirë. Ai ishte i mrekullueshëm, aq sa harrova ta pyesja për punën.

Dhe kështu kaloi. Avazi ishte i njëjtë. Një herë në muaj telefoni, takimi, kënaqësia dhe në fund, një “mirupafshim” e asgjë tjetër. Prandaj, në fillim thoja se nuk ke se si ta quash ndryshe këtë lidhje, në i thënçin lidhje, as e ëmbël, as e hidhur, sa e bukur aq edhe e shëmtuar, sa argëtuese, aq edhe stresuese. Nuk kam ç’t’ju them më për këtë histori veçse burri i shtëpisë dhe rrushi i hardhisë janë më të qëndrueshmit dhe të përkasin vetëm ty. I ke çdo ditë kur të duhen dhe nuk je zëvendësuese.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon..!

Next Post

Jam e martuar, por më tërheq një tjetër

Advertisement