Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje seksologut!


– Më habit shumë fakti që nuk diskutohet kurrë për çfarë duan femrat me të vërtetë. Flitet vetëm për burrat që janë të pangopur për seks, po ata duhet të pyesin për ne, që ka momente që nuk duam fare të bëjmë marrëdhënie seksuale. A ndryshon sensualiteti femëror nga ai mashkullor?

– Sigurisht që është folur disa herë edhe për femrat dhe po ta vësh re, në shkrimet e mia u kushtojmë një rëndësi shumë të madhe femrave dhe kujdesit që duhet të kenë meshkujt ndaj tyre. Sigurisht që sensualiteti dhe seksualiteti mashkullor është krejt ndryshe nga ai femëror. Për femrat, ndjesitë seksuale kanë lidhje me ndjenjat e dashurisë dhe emocionet, ndërsa te meshkujt, ndjenjat e dashurisë fare mirë mund t’i ndajmë nga ndjesitë seksuale sepse meshkujt janë më të pritur nga nevojat fiziologjike biologjike, ndërsa femrat e kanë të vështirë të bëjnë dashuri pa e ndjerë atë person edhe shpirtërisht (nga ana tjetër, meshkujt nuk e kanë shumë problem këtë sepse kështu është ndërtuar fiziologjikisht mashkulli). Megjithatë, shumica e meshkujve, sidomos në ditët e sotme, u kushtojnë shumë rëndësi dëshirave dhe nevojave të femrës. E them këtë sepse mashkulli fare mirë mund të bëjë dashuri duke kaluar direkt në marrëdhënie seksuale, por nuk e bën pa sjellë në qejf edhe partneren e tij. Tashmë ata e kanë mësuar që femrat kanë nevojë për parapërgatitje të aktit seksual, kanë nevojë më shumë për përkëdhelje e fjalë të ngrohta që të vijnë në qejf.

Advertisement

– Jam Olsi. Kam një shqetësim që nuk më lë të qetë. E shoh që e kam penisin të vogël. Ajo çfarë më mundon është nëse do të arrij ta kënaq ndonjë vajzë ndonjëherë?

– E kam thënë dhe stërthënë disa herë, që përmasat e organit seksual nuk kanë të bëjnë me kënaqësinë që mund t’i japësh femrës. Vagina është elastike dhe i përshtatet organit seksual të mashkullit. Prandaj ju jap kurajo, që të mos i merrni parasysh këto përmasa të shkreta. Rëndësi ka cilësia dhe kënaqësia që do të ndjeni ju së bashku gjatë marrëdhënies seksuale.

– Ju përshëndes. Jam Jurgeni. Theksoj që marrëdhëniet e mia me një femër në krevat nuk zgjatin më tepër se një minutë. Kjo gjë më shqetëson. Ç’duhet të bëj?

– Duhet të kërkoni ndihmën e partneres suaj. Shtrihuni në shpinë dhe ajo t’ju përkëdhelë në pjesët intime të trupit tuaj. Përqendrohuni në kënaqësinë që ndjeni dhe pak përpara ejakulacionit, thuajini partneres të ndërpresë veprimet. Përsëriteni disa herë këtë gjë. Një teknikë tjetër është ajo që quhet teknika e shtrëngimit. Mos harroni që marrëdhëniet tuaja të kryhen në pozicionin “femra sipër”, sepse në këtë mënyrë do të zgjatet më shumë atki seksual.

– Kam dëgjuar se femrat kanë më shumë se një orgazmë. A është e vërtetë? E bëj këtë pyetje se jam e shqetësuar për të fejuarën time, që nuk ka kurrë orgazmë.

– Ndodh te një pjesë e femrave që të kenë më shumë se një orgazëm, siç mund të ndodhë e kundërta te disa të tjera që nuk kanë fare orgazma. Në rastin e parë, pasi mashkulli ka bërë ejakulimin, ai mund të kryejë përsëri marrëdhënie vetëm pas njëfarë kohe, ndërsa te femra nuk ndodh kjo gjë. Ajo mund të jetë gati përsëri të kryejë marrëdhënie në ato momente. Në rastin konkret, duhet të dini që femrat arrijnë në këto lloj orgazmash pasi kanë kaluar njëfarë eksperience dhe kanë besim në vetvete. Ju duhet ta ndihmoni partneren tuaj që të arrijë edhe ajo kënaqësinë dhe ta pyesni për çdo hollësi në lidhje me intimitetin. Në këtë mënyrë, gradualisht, do të arrini të keni kënaqësi të dyanshme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si e trondit jetën e meshkujve kriza e moshës mesatare...

Next Post

Ju prezantojmë bukuroshen shqiptare Antonela Hasani!

Advertisement