Historia ime filloi krejt papritur dhe komplet e paparashikuar. Ndoshta shumë vetë do më gjykojnë ashpër, por unë do bëj timen, do ta tregoj historinë time deri në fund, sepse kam nevojë të rrëfehem. Isha në vitin e dytë gjimnaz dhe gjithmonë dëshira ime ka qenë të studioja jashtë Shqipërisë, sidomos në Angli, i cili ishte qyteti i ëndrrave të mia. U kisha thënë prindërve të mi; o iki atje, o vdes. Isha fiksuar keq fare. Në fakt, përveç kësaj, isha e shtyrë edhe nga tezja ime. Unë kam qenë shumë e lidhur pas tezes, e doja shumë. Kur themi teze, mendojmë një grua të vjetër, por në fakt, ajo është shumë e re dhe e bukur. Ajo kishte emigruar në Angli prej vitesh dhe ishte rregulluar shumë mirë. Punonte në një punë që ishte për t’u pasur zili dhe kishte një bashkëshort të mrekullueshëm. Sa herë që vinte tezja, më fliste për Anglinë dhe unë mahnitesha. Një herë, kur erdhi për pushime, sepse vinte shpesh, e kisha menduar gjatë që do të bisedoja me të seriozisht për Anglinë. Doja t’i shprehja dëshirën time për të studiuar atje. Dhe, duke qenë se ne të dyja ishim shumë të lidhura, isha e sigurtë që ajo do të më përgjigjej pozitivisht. I thashë:
– Teze, unë kam dëshirë të vij në Angli, ti si mendon?
– Ua, Jona, do të isha shumë e lumtur, s’e ke idenë sa më mungon familja, më mungoni ju, atje s’kam njerëz të afërt. Prania jote do më bënte ta ndjeja më pak mallin për Shqipërinë. Do të ndihmoj unë në gjithçka, sepse të dua shumë dhe të kam përzemër e ti e di tashmë, besoj.
Në fakt, është e vërtetë, ajo më sillte gjithnjë dhurata, më merrte në telefon dhe më pyeste për çfarë kisha nevojë e gjithçka tjetër. Nejse, unë mbarova gjimnazin dhe aplikova për studime në Angli. Fitova një degë që më pëlqeu dhe garancinë e të gjitha shpenzimet i pagoi tezja ime e dashur. Pas disa përpjekjesh të stërzgjatura, arrita ta merrja vizën për studime. Ditën që do të nisesha për në Angli, familja ime nuk përmbahej dot, mami me të qara, babai, vëllai i vogël. O Zot, e mbaj mend si sot sa keq jam ndjerë, edhe pse po shkoja në një vend komplet të huaj. Fillova të trembesha, sado që kisha tezen atje dhe ajo ishte një mbështetje goxha e madhe që besoj çdokush do ta kishte zili. Arrita në Angli. Në aeroport më priti tezja dhe bashkëshorti i saj. Ishte hera e parë që e shikoja bashkëshortin e saj, sepse ai kishte një biznes të tijin në Angli dhe, qëkur ishte martuar me tezen, nuk kishte ardhur në Shqipëri për arsye pune. Takova tezen dhe iu hodha në krahë.
– Jona ime e dashur, shpirti im i vogël, mirë se na erdhe! Ky është Eltoni, burri im.
– Gëzohem që njihem me ty Jona dhe me këmbë të mbarë këtu në Angli!
Eltoni ishte shumë i sjellshëm dhe për më tepër, shumë simpatik. Gjatë gjithë rrugës nuk na pushoi goja mua dhe tezes duke folur dhe diskutuar. Si fillim, shkuam në një kafe në Londër dhe unë, gjithnjë e më shumë mahnitesha nga ai qytet madhështor dhe kaq magjepsës. Ishte ashtu siç vërtet e kisha ëndërruar. Nuk e di, por më dukej vetja si princeshë e vogël dhe Anglia ishte mbretëria që kisha ëndërruar gjithnjë. Shtëpinë tezja e kishte në një lagje të Londrës, që ishte vërtet shumë e bukur. Ishte shtëpi private, tamam si ato shtëpinë e kukullave dhe shumë e bukur. Kur hyra në shtëpi, u ndjeva kaq rehat dhe ngela e habitur aq e bukur dhe e mobiluar me shije ishte. Aty e kuptova pse tezja ishte kaq rehat, kaq e qetë dhe rrezatonte gjithnjë lumturi. Kishte një burrë shumë simpatik, punëtor, një punë të sajën të rehatshme e me të ardhura të mira dhe një shtëpi fantastike. Më treguan shtëpinë, ndërsa Eltoni më tregoi dhomën time.
– Ja, Jona, kjo është dhoma jote, shpresoj të të pëlqejë. Është model alpin dhe i bie të jesh në kat të tretë, por e kam projektuar dhe mobiluar unë, duke të imagjinuar ty, nga ato që më kishte thënë Lola (që ishte tezja ime).
Për një moment, ngela pa frymë. As në shtëpinë time s’e kisha pasur fatin të kisha një dhomë të gjithën për vete dhe me kaq luks.
– Është e mrekullueshme, as në ëndërr s’e kisha parë. Faleminderit për të gjitha, jam shumë e kënaqur.
– Më bëhet qejfi, – m’u përgjigj Eltoni. – Në ditët në vazhdim unë do të bëj guidë në qytetin e bukur të Londrës dhe do të tregoj ato çfarë ty të pëlqejnë sepse Lola është më shumë e zënë sepse punon në shtet dhe vetëm në fundjavë ka pushim. Duke qenë se unë jam pak më i lirë se jam pronar vetë (qesh) do të të tregoj qytetin dhe do të të regjistroj edhe në shkollë.
– Oh, faleminderit, por nuk dua të të mundoj, mund të dal dhe vetë sepse s’dua t’ju hap punë.
– As mos e mendo këtë Jona, ti je mbesa e Lolës dhe për mua je njësoj si me qenë mbesa ime…
Aty m’u prenë pak krahët, s’e di pse pata një lloj xhelozie ndaj Lolës, se ishte me shumë fat që kishte pranë një person kaq të sjellshëm dhe të dashur. Në atë moment, erdhi edhe Lola.
– Hë, shpirti i tezes, si të duket, po të pëlqen?
– Më pëlqen shumë teze dhe nuk di si të ta shpërblej.
– As mos e mendo, ti je vajza ime, apo nuk është kështu Elton.
– Po, po, ne akoma s’jemi bërë me fëmijë, kështu që edhe pse ti je e rritur, do të të kemi si vajzën tonë – tha dhe qeshën të dy bashkë.
U ndjeva vërtet mirë me këto që po më thonin. Të nesërmen, Eltoni më shoqëroi tek universiteti, ku bëra të gjitha procedurat e nevojshme. Pas një jave, do të filloja shkollën.
– Suksese Jona! – Më tha Eltoni. – Këtë javë që je pushim, do ta shfrytëzojmë në maksimum për të parë vendet më të bukura…
Shkuam në disa vende, vënde antike të vjetra, me kështjella dhe me shumë histori. U mahnita vërtet shumë dhe Eltoni m’i shpjegonte kaq bukur, sa dukej sikur ishte rritur aty. U bëra kurioze dhe e pyeta Eltonin:
– Sa vjeç ke ardhur këtu në Angli? Dukesh sikur e di pëllëmbë për pëllëmbë.
– Po, vërtet, e njoh shumë mirë Londrën. Kam ardhur shumë i vogël, vetëm 13 vjeç. Tani që jam 35 vjeç, ndihem me fat që jam rritur këtu. Gjatë gjithë kohës, ne flisnim për kulturat e ndryshme të Anglisë dhe Shqipërisë, për mentalitetet. Ishte vërtet një ditë shumë e bukur. Mbasdite shkuam të merrnim edhe tezen te puna dhe ajo, sa më pa, më puthi fort.
– U kënaqe? Si t’u duken ato vende që pe?
– Ishin të bukura dhe u kënaqa shumë.
– Toni, besoj ma ke trajtuar mirë mbesën, se të vrava! – qeshi tezja.
– Pyete, nëse ke dyshime.
– Jo, shpirt, s’kam dyshime te ti… – iu drejtua tezja, – Je i mrekullueshëm dhe kam shumë besim te ti, prandaj edhe e kam lënë në dorën tënde.
Ne ikëm në shtëpi dhe sinqerisht, mendoja se tezja me burrin e saj ishin çifti më i bukur dhe më i dashur që kisha parë. Eltoni ose Toni, siç i thërrisnim shkurt, nuk i ndahej asnjë sekondë asaj, aq shumë dukej që e donte dhe e adhuronte. Erdhën edhe ditët e tjera në vazhdim dhe çdo ditë e më shumë kënaqesha, por më shumë mahnitesha nga Toni. Ishte personi më inteligjent që kisha njohur, ishte shumë i kujdesshëm dhe i dashur. Vazhdova edhe shkollën dhe muajt kalonin pa u ndjerë e për vështirësinë më të vogël, Toni me tezen ishin aty që të më ndihmonin. Më shumë, kohën e kaloja me Tonin, bile arrita deri aty sa i shkoja te puna sepse e dija që ishte vetë pronar dhe nuk do ta bezdisja. Edhe tezja kishte tmerrësisht besim tek unë dhe Toni. Toni kishte një karburant të vetin dhe, sa më shikonte, ishte gati të më shoqëronte. Në shkollë ia kaloja shumë mirë, kisha krijuar shoqëri, tashmë isha ambientuar, por asgjë nuk më bënte përshtypje pas disa kohësh, sa prania e Tonit. Të jem e sinqertë, kisha filluar të ndjeja për të. E adhuroja dhe e shikoja që edhe ai më qëndronte pranë. Në fillim e pata të vështirë ta pranoja me veten time dhe ndihesha keq ndaj tezes që më donte kaq shumë dhe kishte bërë për mua. Pas shumë torturash me veten, e pranova me veten se kisha rënë në dashuri me të. Bisedoja me orë të tëra me Tonin dhe ishte e pashmangshme lindja e ndjenjave, sidomos nga unë. E dija që isha gabim, por ishte hera e parë në jetën time që e dashuroja këtë gabim timin dhe nuk mund të hiqja dorë. Çdo gjë e tij më joshte dhe më bënte për vete. Bisedoja me orë të tëra me Tonin dhe ishte e pashmangshme lindja e ndjenjave, sidomos nga unë. E dija që isha gabim, por ishte hera e parë në jetën time që e dashuroja këtë gabim timin dhe nuk mund të hiqja dorë. Çdo gjë e tij më joshte dhe më bënte për vete. Sidomos kur më ndodhte ta shikoja në mbrëmje gjysëm të zhveshur teksa shkonte në banjo apo rrinte vetëm me një kanatiere nga vapa, tundohesha tmerrësisht shumë. Ishte shumë burrëror dhe çdo gjë e tija ishte joshëse dhe e bukur. Nuk më zinte gjumi natën dhe fillova të bija në sy aq sa tezja një natë më thërriti më vete dhe më tha:
– Më duket mua apo të shoh të shqetësuar, shpirti i tezes? Më thuaj, çfarë ke? Unë jam këtu për të të ndihmuar.
– Nuk kam asgjë teze, mos u shqetëso…
Nuk dija ç’t’i thoja… Që isha dashuruar me burrin e saj, që po tradhtoja besimin e saj, që isha sëmurur nga dashuria për Tonin? U kujtova për një gënjeshtër dhe i thashë se më mungonte familja.
– Oh, zemra e tezes, ma mori mendja, por nuk mund të lëvizësh njëherë, sepse ke provime…
Kaloi edhe një muaj tjetër torture. Dilja me Tonin dhe nuk flisja lirshëm si më parë, saqë e vuri re edhe Toni.
– A mund ta di se çfarë ke Jona? Të ka ngelur gjë hatri me mua? – m’u drejtua një ditë.
– Jo, absolutisht, thjesht, jam pak e trishtuar.
– Më thuaj pse. Më konsidero si shokun tënd më të ngushtë dhe më thuaj. Nuk dua të të shoh kështu të trishtuar. – Të gjitha këto fjalë të tij më bënin akoma më shumë për vete sado që në fund e prishi kur më tha: – Ti je si mbesa ime.
– Ohuu, nuk më pëlqen fare kjo që më the Toni, mbesa jote, vajza jote, të lutem mos më shiko me këtë sy.
Pashë që sytë e Tonit u ngulën tek unë: – E di që ti je e rritur Jona dhe mos e merr për ofendim, por unë të respektoj sepse je mbesa e Lolës, gruas time. Megjithatë, nëse ty të bezdis fakti që të shikoj si mbesë, nuk do ta bëj më, edhe pse në fakt, sinqerisht, s’e kam bërë.
– Si të dukem unë ty Toni, a jam vajzë tërheqëse? – Se si më erdhi kjo pyetje nëpër mend as vetë nuk e di. Më zuri pak turpi sepse pashë dhe habi në sytë e Tonit, por sikur u ndjeva më e lirshme kur ia thashë këtë.
– Nëse ke shqetësime të tilla, po ta them që ti je një vajzë shumë e bukur Jona dhe për këtë, mos ki dyshim. Fjalët e tij sikur më dhanë krahë dhe shpresë që të pretendoja më shumë te Toni. Dhe ja, pas disa javësh, më erdhi rasti për t’i shprehur dashurinë Tonit. Tezja do ikte në Francë për punë dhe do rrinte një javë të tërë. Iku dhe u ndjeva e çliruar nga ajo, sado që kur logjikoja, ndihesha keq sepse po e tradhtoja tezen time më të mirë. Mezi prisja të mbaroja mësimin dhe të takohesha me Tonin. Ndryshe nga herët e tjera, i thoja Tonit që më pëlqente të shkonim në shtëpi herët dhe ai ashtu vepronte, nuk ma prishte asnjëherë. Doja të rrija në intimitet me të. E provokoja darkave, duke u veshur me veshjet më seksi që kisha. E shikoja që çuditej, por nuk shikoja ndonjë reagim tjetër nga ana e tij. Bile, le të themi që sikur mbante më shumë distancë tani që ishim vetëm për vetëm. Kaluan dy netë dhe natën e tretë nuk m’u durua më, por ia thashë të gjitha me lot ndër sy, bile edhe e kërcënova në njëfarë mënyre, sikur do vrisja veten nëse nuk bëhesha e tija. Ai u mundua me të gjitha mënyrat më të llogjikshme që të më ndërgjegjësonte, por unë nuk doja t’ia dija. Arrita deri aty sa u zhvesha para tij. Pas gjithë atyre provokimeve që i kisha bërë, Toni u dorëzua dhe të dy së bashku, iu dorëzuam një pasioni të madh dashurie. Natën e parë e pashë duke qarë kur mbaruam seksin, sepse ndihej shumë keq ndaj Lolës e përsëriste gjithnjë me vete: “Çfarë po bëjmë Jona? Nuk është mirë kështu”, por përsëri arrita deri në atë pikë sa ai tashmë nuk më rezistonte më. Arrita deri aty sa nuk shkova fare në shkollë. Për mua, këto ishin ditët më të lumtura të jetës time. Ku nuk bënim dashuri dhe dukej që kishim një përputhje fizike saqë dhe Toni vetë e pohoi se një pasion të tillë nuk kishte provuar kurrë në jetën e tij. E pashë që edhe ai po binte brenda me mua sepse mezi priste të bënim dashuri, bile edhe kur erdhi Lola. Ditët e para me Lolën në shtëpi, ishin të sikletshme sepse në njëfarë mënyre, ndiheshim fajtorë, si unë, ashtu edhe Toni. Sa thoshte Toni që do ta mbyllim këtë muhabet, përsëri përfundonim në krahët e njëri-tjetrit. Unë lulëzoja dhe zbukurohesha çdo ditë, ndërsa Tonin e shikoja gjithnjë e më të trishtuar, por edhe të lumtur kur ishte në krahët e mi. Kështu, kaluan disa muaj dhe ne i bënim ditët netë të zjarrta dashurie e ekstaze. Toni tashmë ishte dorëzuar plotësisht para meje dhe nuk mund të më shpëtonte lehtë nga duart. Nuk kaloi shumë kohë dhe kjo gjë sikur po i binte në vesh Lolës. I dëgjoja që ziheshin shpesh në mbrëmje dhe Lolën disa herë e shikoja duke qarë. Tashmë, martesa e tyre po shkatërrohej dhe unë përsëri isha e qetë. Një natë, Lola m’u afrua, më përqafoi fort dhe më tha:
– Të lutem më fal Jona, nuk dua që ti të mërzitesh nga problemet tona, por kam frikë se Toni më tradhton dhe besoj se do të divorcohemi…
Vetëm në ato momente e kuptova çfarë kisha bërë. S’e kisha parë ndonjëherë tezen kaq keq. Vendosa të ndahesha nga Toni, por dashuria dhe tërheqja fizike për të ishte shumë më e madhe se dhembshuria që kisha për tezen. Kaloi edhe ca kohë dhe mora vesh që isha shtatzënë. Tashmë kishte ardhur momenti i së vërtetës. I thashë Tonit dhe ai u shokua, sado që i pëlqente ideja e fëmijës, sepse kishte tentuar disa herë me Lolën dhe ajo s’kishte mundur dot të ngelte shtatzënë. Duke mos e zgjatur shumë, pas shumë diskutimesh me Tonin, vendosëm t’i thonim Lolës dhe do t’ia linim asaj në dorë; si të vendoste ajo, do të vepronim ne. Tashmë ishim të zhytur keq në gjynah ndaj Lolës dhe e kishim thyer totalisht besimin e saj. Nuk mund ta imagjinoni dot zhgënjimin dhe dëshpërimin e madh që pësoi tezja ime kur mori vesh këtë lajm. Prisja luftë nga ana e saj, por ajo u tregua kaq strikte dhe gjakftohtë saqë unë edhe sot e kësaj dite habitem. Të vetmet fjalë të saj ishin:
– Gjithçka mund të prisja, por një tradhti të dyfishtë nga dy njerëzit që dua më shumë, nuk e kisha pritur kurrë. Më keni zhgënjyer totalisht, por s’më ngelet gjë tjetër veçse t’ju uroj të jeni të lumtur së bashku. Dua divorcin dhe nuk dua t’ju shoh më kurrë.
Megjithëse iu lutëm shumë që të na falte dhe të ruante kontaktet me ne, ishte e pamundur. Ajo u largua ashtu me dinjitet siç ishte, duke na lënë të lirë ne të dyve që të zyrtarizonim dashurinë tonë dhe të prisnim lindjen e fëmijes. Edhe sot që kanë kaluar disa vite që nga ajo kohë, tezja ime nuk më flet më. Me familjen time jam pajtuar sepse edhe ata, në fillim, më përjashtuan nga familja, por përsëri për ata ngelem vajza e tyre dhe të paktën më pranojnë t’u shkoj për vizitë dhe t’i shikoj.
Jetoj me Tonin në Angli dhe kemi një vajzë të bukur 5 vjeçe. Të them se jemi të lumtur, nuk e them dot. Jam e kënaqur me Tonin sepse ai është person i mrekullueshëm, ama nuk jam e lumtur, sepse ajo çfarë i bëra tezes më mundon akoma, sado që përsëri nuk do të hiqja dorë nga Toni, aq shumë e dua. Ndërsa Toni nga ana e tij duket i penduar thellë për atë që ka bërë dhe e shikoj që ndjen mall për Lolën, por nuk ka ç’të bëjë. Ai nuk është më siç ka qenë, i qeshur dhe sa herë i kujtoj Lolën, bëhet shumë keq. Tashmë e kam kuptuar që dashuria e tij e vërtetë ka qenë Lola dhe ajo do të jetë gjithnjë pengu i tij. Ndoshta ky është çmimi që duhet të paguaj për dashurinë që i vodha tezes time.