Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A përfitoj pension invaliditeti në Shqipëri?

– Quhem Sh. Meka, emigrante në Trieste të Italisë, e datëlindjes 4.5.1960. Kam punuar në Itali me sigurime për 12 vjet. Tani jam invalide dhe marr invaliditet nga ligji italian. Në Shqipëri kam gjithsej 12 vite me kontribute. Po nga legjislacioni shqiptar, a përfitoj me këtë vjetërsi që kam dhe si duhet të veproj?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – E nderuar letërshkruese, së pari ju uroj të shkuara dhe një përmirësim të shëndetit tuaj. Duke qenë se ende nuk ka një marrëveshje dypalëshe ndërmjet dy shteteve, Italisë dhe Shqipërisë në fushën e sigurimeve shoqërore, secili shtet do të veprojë dhe zbatojë legjislacionin e tij në fushën e sigurimeve shoqërore. Thënë më qartë, pavarësisht se ju përfitoni pension në Itali, ju lind e drejta për përfitimin e pensionit të invaliditetit edhe në Shqipëri. Për të përfituar pensionin e invaliditetit në Shqipëri, kërkohet që të ekzaminoheni në Komisionin Mjekësor të caktimit të Aftësisë për punë (KMCAP), pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku keni rregjistrimin në gjendjen civile. Fillimisht, do t’ju duhet të merrni një fletë drejtimi nga specialistët përkatës të rrethit ku banoni. Në vartësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, do të caktohet dhe shkalla e invaliditetit të plotë apo të pjesshëm. Kushtet e përfitimit janë:

– Merr pension invaliditeti të plotë personi i siguruar që ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, e cila është e barabartë me gjysmën e diferencës së moshës së personit të siguruar, në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç. Në rastin tuaj, me moshën dhe vjetërsinë në punë që keni, mund të përfitonit pension të plotë, në rast se do të kishit gjithsej 17 vite kontribute (mosha 54-20=34 : 2 =17). Përderisa keni gjithsej 12 vite, do të përfitoni një pension të reduktuar invaliditeti të barabartë me raportin: 12 vite që keni, me 17 vite që kërkohen për pensionin tuaj të plotë, që është e barabartë me 70.6 të pensionit të plotë të invaliditetit. E drejta për të përfituar pension invaliditeti të plotë fillon pas mbarimit të periudhës 6 mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajin e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe.  Dokumentacioni që duhet të paraqisni do të jetë: Për të përfituar pension të plotë të invaliditetit, përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në ALSSH (Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore) të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të invaliditetit.  Përfituesi për pension të plotë të invaliditetit ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën, duhet të paraqesë dhe dokumentet e mëposhtme:

Advertisement

a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin: Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose certifikatë lindjeje me fotografi; Certifikatë e gjendjes familjare; Certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra); 2 fotografi.

b) Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës: Libreza e punës; Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj; Vërtetim për periudhën e sigurimit; Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna); Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qenien në punë; Vërtetim nga punëdhënësi për profesionin dhe natyrën e punës; Këto dokumente, për efekt përfitimi pensioni invaliditeti, do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë.

c) Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara: Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994); Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës.

Ndërsa dokumentet që vërtetojnë gjendjen shëndetësore: Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër (spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumente të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP; Fletë-drejtimi nga KML për ato gjendje shëndetësore që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore; Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me ekzaminimet e nevojshme. Kur del për rikontroll duhet shoqëruar me ekzaminimet përkatëse zyrtare; Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe; Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjendjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi); Po kështu, duhet të keni parasysh se një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti të plotë, sipas nenit 35, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ka fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, ose deri në moshën 25 vjeç kur vazhdon studimet e larta me shkëputje nga puna, do të marrë një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5% të pensionit bazë, por jo më shumë së 30% e tij. Për të lehtësuar punën tuaj në këtë procedurë, ju rekomandoj të merrni dhe të paraqisni edhe të gjitha dokumentet shëndetësore që keni në Itali.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Cfarë ndjeni kur shikoni djalin e Fullanit që fshin djerset me 500 euro?

Advertisement