Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dhurata Dora: Nuk durova dot pa Zerkën!

Teksa po dëgjoja disa ritme rege të një kënge, instiktivisht, fillova të kërceja. Në fillim, mendova se ishte këngë e huaj, por ishte njëra ndër këngëtaret e cila premton shumë për tregun muzikor shqiptar. Dhurata Dora vjen këtë herë në bashkëpunim me Young Zerka, me një këngë e cila ju përcjell një atmosferë xhamajkane, së cilës jam e sigurtë se nuk po i rezistoni dot pa e kërcyer. Dhurata që në fillimet e saj ka sjellë këngë të cilat janë kthyer në hite dhe nuk e ka ndryshuar stilin. Teksa na flet për këngën dhe për gjëra të tjera, ajo na tregon edhe se po përgatitet për projektin e radhës që do të jetë shumë ndryshe, si dhe premton se këtë verë do të sjellë një Boom!

Mia.B: – Dhurata, pas disa bashkëpunimeve, ja edhe një tjetër… Të pëlqen të jesh gjithnjë e “shoqëruar” në këngë?
Dhurata Dora: – Bashkëpunimet kanë qenë rastësi. Unë u besoj gjithmonë të papriturave, ashtu siç është edhe jeta. Në momentin që filloj të mendoj se çfarë do t’i sjell publikut, kam 1000 ide dhe më del gjithmonë ajo që nuk e kam menduar. Por, realisht, këtë herë isha me fat se një artist si Young Zerka është shumë e vështirë të gjesh!
– Edhe në jetë, e njëjta gjë të ndodh?
– Më pëlqen të shoqërohem me njerëz që kanë diçka për të më treguar dhe aq më tepër, te pasioni im i madh, muzika.
– Në të gjitha bashkëpunimet, përkrah ke patur meshkuj. Asnjë femër nuk bën pjesë në shijet e tua muzikore?
– Duke qenë në ritme të tilla, nuk kam menduar të jem përkrah një femre në bashkëpunim. Silit tim i shkojnë vetëm meshkuj dhe, meshkuj me zë të veçantë! (Buzëqesh)
– Po në shoqëri, ndihesh më mirë me femrat apo me meshkujt?
– Me të dyja palët. Më pëlqen shumë Shqipëria, njerëzit e duan muzikën time dhe tashmë, gjysma ime është këtu.
– Me “Roll”, bashkë me Young Zerkën, e keni sjellë plotësisht atmosferën xhamajkane… Pse ka filluar të përdoret kaq shumë kjo rrymë?
– Kjo rrymë nuk do të ikë kurrë nga moda. Artistë botërorë vazhdojnë t’i jenë besnikë këtyre ritmeve që të ndezin zemrën në çdo çast. Kur pashë Youngun që ishte aq perfekt, një Bob Marlej i vërtetë, nuk durova dhe doja të isha pranë tij me këtë bashkëpunim. Më vjen mirë që shqiptarët e pritën mirë. (Buzëqesh).
– Sapo pashë titullin e këngës, m’u kujtuan vargjet e “Ridin dirty” të Chamillionaire: “They see me rollin’, they hatin controlen and tryin’ keeps me ridin’ dirty”. A është ky stili që të karakterizon edhe ty?
– Nuk më kishte shkuar mendja, të jem e sinqertë. (Buzëqesh) “Roll” është tipike xhamajkane dhe mund ta marrësh si të duash, jo vetëm të rrotullohesh. (Buzëqesh)
– Çfarë i mungon RnB-së shqiptare, krahasuar me atë të huaj?
– Kjo është një pyetje pak e vështirë, se më duket sikur dikujt do t’i mbesë hatri po të flas për krahasimet, por do t’i pyesja: “Pse shqiptarët pëlqejnë gjithmonë R&B-në e huaj dhe jo shqiptaren?”. Kjo rrymë do shpirt dhe ne na duhet shumë punë për ta prekur pak.
– Shumë gjëra thuhen për gjermanët… Ç’do të më thoje për ta, ti që jeton vetë atje?
– Unë jam rritur, kam studiuar dhe kam kaluar një pjesë të jetës sime. Unë për vete jam ndjerë shumë mirë!
– Si është jeta jote në Gjermani? Çfarë ka atje që nuk e gjen këtu dhe çfarë ka këtu që nuk e gjen atje?
– Asgjë më shumë se Kosova dhe Shqipnia; janë dy sytë e mi!
– Pse kaq shumë këngëtare vendosin të bëhen të njohura në Shqipëri, ama të jetojnë jashtë?
– Është zgjedhja e tyre. Unë jam rritur aty, por s’më ka lidhur asnjë lloj biznesi aty, përveç jetës me familjen time.
– Sjellja jote është më shumë shqiptare apo gjermane?
– Familja ime është shqiptare dhe jemi krenarë për këtë.
– Po karakteri yt?
– Karakteri im; këmbëngulëse për të kërkuar gjithmonë atë që mund të bëj më mirë.
– Ndryshimi për të cilin ke nevojë në këtë periudhë?
– Aaaa, këtë nuk e them, por kënga dhe klipi i radhës do të jenë me shumë ndryshime.
– Kur nuk je në formën e duhur, çfarë do t’i dhuroje vetes për të ngritur moralin?
– Go party (të shkoj në festa) me shoqninë ose punë në studio.
– Më thuaj recetën e një ushqimi që di ta gatuash shumë mirë dhe me të cilin do të krenoheshe te miqtë?
– Porosia me telefon. (Qesh)
– Çfarë të mungon ty në jetë?
– Falënderoj Zotin për të gjithë mirësinë që më ka dhënë. Asgjë nuk më mungon!
– Nëse do të kishe një aftësi më shumë se të tjerët, si do të doje të ishe?
– Kjo që jam sot.
– Nuk do t’ia lejoje vetes të tregohesh e dobët para…
– Para ushqimit, (qesh) aty nuk do t’ia lejoja vetes të më pushtonte nepsi. Do ta mbaja veten si një vajzë që i ka vënë vetes një detyrë.
– Luku yt në klipe është larg ekzagjerimeve që kanë pushtuar tregun tonë… Çfarë mendon para se të vendosësh për lukun? Çfarë do që të përcjellë ai te publiku? Cilin imazh të Dorës?
– Unë jam natyrë sportive dhe e kam shumë të vështirë të ndryshoj, edhe pse shpeshhrë nuk e bind menaxherin tim me zgjedhjen që bëj. Ai gjithmonë më kritikon. (Buzëqesh)
– Çfarë do të doje që koha të mos ndryshonte kurrë te ti?
– Dashurinë që kam zgjuar te publiku.
– Ç’gjë e bukur të ndodhi sot?
– Mua gjithmonë më ndodhin gjëra të bukura. Edhe kur kam disa ditë monotone, prapë e justifikoj me idenë se më vonë do të ndodhë. (Buzëqesh)
– Çfarë do të doje të të ndodhte nesër?
– E thashë edhe më lart, nuk planifikoj, jam e paparashikueshme.
– Ku qëndron për ty ndryshimi mes kënaqësisë dhe lumturisë?
– Të dyja janë pjesë të arritjes, unë jam në fazat e kënaqësisë. Për të pasur lumturi, duhet shumë punë, të fitosh besimin te njerëzit që kanë besuar te ti.
– Ti ke qenë më shpesh e kënaqur apo e lumtur?
– E kënaqur.
– Për çfarë po punon aktualisht?
– Vetëm për këngët me albumin dhe kontratën me Max Production, Bledi Kalivaci dhe producentin e tij rumun Alandy, autori i këngës “Roll”. Puna me kompaninë Max Production premton bume këtë sezon. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i ëndrrave tuaja…

Next Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Advertisement