Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (7)

Nuk mund ta harroj atë herë të parë dhe ankthin se kush do të ishte vallë ai që më priste… Si do të sillej me mua? Do të kisha ndonjë problem? Nuk e di si i kam bërë ata 50 hapa rrugë deri te pallati ku ishte banka. Mezi i shtyja këmbët dhe… kur hyra brenda, nuk dija ç’të bëja. Askush nuk më kishte instruktuar, askush nuk më kishte thënë si të sillesha…

Ato dy orë që kalova me klientin tim të parë, m’u dukën si dy vjet. Gjithçka m’u duk si ëndërr, sikur shikoja një film ku personazhet kryesore ishim unë dhe një i panjohur që shfrynte e kënaqej sipër meje. Isha si e mpirë. E kisha lënë veten në duart e tij, duart e tij më preknin në të gjithë trupin, por nuk ndjeja asnjë kënaqësi, gjithë trupi më dhimbte. Me siguri, kurrizi duhet të më ishte gjakosur nga mbështetja në tavolinë, por as nuk veproja, as nuk thërrisja dot. Isha si në ëndërr, isha si në një botë tjetër…

Pasi dola prej asaj zyre dhe zbrisja me ashensor, shikoja veten në pasqyrën e ashensorit. M’u duk sikur përballë nuk isha unë, por dikush tjetër… Atë natë, ndërsa ktheheshim, dy herë desh u përplasëm në rrugën Attiki, kur Ilia ndërronte korsitë. Ai nuk e kishte mendjen fare… Shyqyr Zotit, shpëtuam! Sot dola mirë. Kisha shume klientë dhe mbarova punë shpejt me të gjithë…

Advertisement

31 dhjetor 2009

Nuk ma priste mendja se do ta festoja Vitin e Ri kështu. E, ç’shkruaj edhe unë?! Kështu e festova edhe vjet. Njësoj, si vjet, edhe sivjet. I njëjti klient, me të cilin isha vjet në orën 12 të natës, më thirri prapë sivjet. Nuk më hiqet nga hundët era e tij. M’u duk sikur një vit rresht e kisha patur në hundë atë erë që ndjeva sapo shkela te aprtamenti i tij. Desha te kthehesha mbrapsht, por m’u kujtua se më kishte lënë bakshish vjet. Veç kësaj, Eftalia nuk e kishte me sy të mirë refuzimin e klientëve…

Nuk kisha parë apartament më të pisët në jetën time. Të gjitha dhomat ishin njësoj. Gjithandej rroba të palara e të hedhura kot më kot. Libra dhe gazeta te hedhura përtokë. Te lavamani, një pirg me enë të palara. Mbi tavolinë një shishe uiski, ca kikirikë e gjëra të tilla, me të cilat ai kishte shoqëruar pijen. Dukej sikur asgjë nuk kishte ndryshuar në atë apartament një vit të tërë. I vetmi ndryshim ishte pisllëku më i madh. U ula në të njëjtin divan ku isha ulur vjet… Mbaj mend që vjet më bëri më tepër përshtypje. M’u kujtua Nadja kur po i tregoja vjet për këtë klient. “Kështu na ka ndodhur të gjithave, më tha. Me kohë do të mësohesh, dhe nuk do të bëjë më përshtypje asgjë”…

– Hajde bëjmë një dush, – i thashë atij që dukej se mezi po më priste… Ai u ngrit me përtesë. Në fakt, e kisha shumë bezdi të bëja dush me të tjerët dhe e shmangia sa mundja këtë, por me këtë isha i detyruar. Nuk e duroja dot pisllëkun e tij. Kushedi sa kishte pa u larë. E zhvesha dhe e futa në dush. Lakuriq, dukej më i dobët se me rroba. Më shikonte sikur do të më hante. Kushedi sa kohë kishte pa bërë dashuri. Më afroi duart dhe më pa në sy sikur po më lutej që të më prekte. Nuk e di pse më erdhi keq dhe pohova me kokë. Ai filloi të më prekte gjoksin. Dora filloi të zbriste më poshtë, por nuk e lejova. E shtyva lehtë. U ktheva dhe nga canta që e mbaja gjithnjë me vete, nxora prezervativin. E ula atë te tualeti dhe iu ula sipër duke u kthyer nga ai. E ndjeva që kishte qejf ashtu. Ma kishte kërkuar vjet, por unë nuk i kisha pranuar… “Mos e mbyll ujin, më tha, kam qejf të na bjerë përsipër”. Më erdhi keq për të. U mundova ta përkëdhel pak te flokët. Ai mbylli sytë i kënaqur. “Efharisto” (faleminderit), më tha kur mbaroi punë. Nuk e mendoja kurrë ta festoja më mirë se kaq Vitin e Ri. Në fund, më la në në dorë 20 euro më shumë…

“Të paktën ti e festove, thashë me vehtë, ndërsa unë po punoj edhe sot”. Në fakt, doja ta bëja pushim këtë fundviti. Vjet nuk festova dhe nuk kisha si ta kërkoja, sepse sapo kisha filluar punë, ndërsa sivjet e kërkova, se desha ta festoja me djalin. I kisha premtuar që natën e Vitit të Ri do ta gdhinim bashkë, ndërsa paradite do ta çoja për patinazh te Marina Flizvos, por nuk më lanë. Shumica e vajzave kishin ikur në shtëpitë e tyre. Kisha mbetur vetëm unë, Nadja, një ukrainase e ca shqiptare të tjera, siç më thanë. Shyqyr Zotit, kishim shumë punë. M’u duk vetja si ata djemtë që shpërndajnë pica me motorr e nuk ndalen, sa në një adresë në tjetrën. Kështu, edhe unë sot. Shumica e klientëve ishin të huaj, emigrantë. Kishte edhe një pakistanez, nga ata të zinjtë që unë nuk i shikoj dot me sy, por nuk kisha ç’të bëja. Puna është punë… Tani sapo u ktheva në shtëpi. Shkrova këto faqe dhe do të fle. Natën e mirë dhe mirupafshin vitin e ardhshëm…

1 janar 2010

Sot kam patur të bëj vetëm me të huaj. Zyra kishte botuar lajmërimin në një gazetë në gjuhë të huaj që del në Athinë dhe… na mbytën të huajt! Me çfarë nuk jam takuar sot; me amerikanë, francezë, madje edhe me islandezë. Ky ishte shumë i çuditshëm. Ishte një burrë rreth të 60-ave, kuqo me fytyrë gjithë quka. Ishte në hotel “Royal Olympic”. Më thirri në dhomë kur ishte bashkë me të shoqen, edhe ajo një kuqe me flokë kaçurrelë deri te supet. Kur më hapën derën dhe pashë që ishin çift, u kërkova të falur dhe e tërhoqa derën pas.

– Hajde, hajde… – më tha ai. – Ju jeni e agjencisë, apo jo?

– Po – i thashë. – Ju keni kërkuar dikë që të dijë anglisht…

– Po – tha ai – urdhëro. Mirëseerdhe! Me se mund t’ju qeras?

E falenderova me miresjellje duke i thënë që sapo kisha pirë një kafe dhe diçka tjetër.

– Erdhëm bashkë me gruan te festojmë Vitin e Ri këtu në Greqinë e lashtë – tha ai duke qeshur. Gruaja, edhe ajo e veshur si burri, me një peshqir të madh rozë, e shihte duke buzëqeshur dhe nuk fliste… – Mund të uleni, – ma bëri me dorë nga karrigia e vetme që ishte në dhomë. – Apo doni të bëni një banjë? – tha – Shkoni dhe ne po ju presim.

Isha si e shushatur. Nuk po u besoja syve. Mbase nuk ishte gruaja e tij. Ç’mendoja edhe unë?! E pse duhet te me genjente?! “Çfarë nuk te sheh syri në këtë punë”, po mendoja duke hequr rrobat…

Dola nga banja e mbështjellë me peshqir. Ata të dy ishin shtrirë lakuriq duke parë CNN-in. Ishin të bardhë borë. Rrallë kam parë trupa aq të bardhë. Edhe trupin e kishin gjithë quka.

– Paske trup shumë të bukur! – më tha burri. – Urime!

– Vërtet… – tha e shoqja duke ma bërë me dorë që të shkoja pranë saj.

–  Në mes, në mes, – më tha ai, duke qeshur.

– A mund të më ndihmosh ta vë në punë këtë mikun tim? – Zgjata kokën drejt tij, por ai nuk më la. – Jo, – më tha, – mjafton të më përkëdhelësh pak dhe të shikoj trupin tënd të bukur…

Ndërkaq, u afrua dhe e shoqja dhe ata filluan të putheshin. Ajo i hipi sipër dhe filluan të bënin dashuri. Mua nuk më mbetej gjë tjetër, veçse t’i shikoja…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

«Fantazma e një grushti shteti » Nga Agron Berdaj

Next Post

Kërkoj një dashuri të pamundur

Advertisement