Ëngjëll Hoxha është aktor shumë i dashur për publikun dhe kush e ka ndjekur qoftë edhe njëherë në skenën e teatrit apo gjatë sezonit kur ishte pjesë e “Portokalli” ka kuptuar aftësitë e tij artistike. Këtë herë vjen për të na rrëfyer punën e tij në “Mbretëresha e bukurisë” që po vihet në skenën e teatrit Eksperimental, përkrah aktorëve të mirënjohur Ermira Gjata, Genc Fuga e Laura Nezha.
– Engjëll, përshëndetje,kam dëgjuar dhe sigurisht edhe parë që gjërat profesionalisht po të shkojnë mjaft mirë, ti vetë si do i bëjë një rezyme lëmit të punës tënde?
– E kam nisur 2019 me dy punë paralel. Në teatër dhe në televizion në Top channel tek emisioni “E Diell”. Jam në top formë dhe shpresoj të vazhdoj kështu sepse kam oferta pafund.
– Po vihet në skenë “Mbretëresha e bukurisë” me regji të Kico Londos, ku ti je pjesë e trupës, si u përzgjodhe për ketë pjesë?
– Isha sugjerim nga zyshë Ermira Gjata pastaj më kaloi në audicion profesor Kico Londo që më besoi dhe m’a dha mundësinë.
– Ju është është dashur shumë punë, shumë prova derisa e sollët në vënien në skenë për publikun?
– Na ësht dashhr vërtet shumë punë. Kemi punuar jashtzakonisht shumë për atë shfaqje dhe unë personalisht kam punuar shumë për të nxjerë atë karakter “Rei”.
– Si është të luash përkrah emrave si Ermira Gjata, Genc Fuga dhe Laura Nezhës?
– Është nder të luaj krah këtyre emrave dhe kam pasur emocion të dyfisht, por më beso. Më kanë bërë të barabartë me veten që të gjithë.
– A janë sallat e mbushura me spektatorë dhe duartrokitjet vlerësuesit më të mirë të punës së në aktori?
– Sallat janë plot të mbushura dhe normal që duartrokitjet e spektatorit e tregojnë gjithë punën dhe përgatitjen e shfaqjes.
– Po vetë publiku, çfarë duhet të dijë për Engjëll Hoxhën?
– Publiku për mua duhet të dijë që jam Djalli me emrin “Ëngjëll”
– Mendon se profesionalisht ia ke arritur qellimit?
– Nuk ia kam arritur qëllimit profesionalisht pasi kam ende një rrugë të gjatë përpara dhe jam natyrë që kërkoj shumë nga vetja.
Cili ka qenë dhe vazhdon të jetë kritiku yt më i madh?
– Kritiku më i madh për një aktor është vetja. Po nuk qemë autokritik të vetes nuk duhet të presim nga të tjerët.
– Sipas teje kush e bën diferencën mes aktorëve?
– Siç thotë dhe i madhi Stiv Jobs. Detajet bëjnë diferencën. Secili është i prirur për role të ndryshme.
– Ke menduar ndonjëherë se çfarë do të kishe bërë nëse nuk do të ishe një aktor?
– Nëse nuk do isha aktor më beso, do të isha bërë berberi më i famshëm në Tiranë.
– Mendon se jeta private arrin të shesë deri diku edhe artin që bëhet?
– Artin e shet puna. Unë jetën private nuk e përfshij fare në punë.
– Personazhi më i dashur i filmave të animuar?
– Personazhi më i dashur i filmave vizatimorë është “Shreku”
– Engjëll, si mund ta ndryshojë artisti botën sipas teje?
– Siç e the dhe vetë. Artisti botën mund ta ndryshojë vetëm nëpërmjet artit. Arti është e vetmja armë e artistit për të ndryshuar botën.
– Mendon se ke bërë shumë gabime në jetë?
– Kam bërë gabime pafund në jetë dhe kam ende kohë për të bërë të tjera sepse në fund të fundit njeriu nga gabimet mëson.
-Si do e mbyllim këtë intervistë?
-Unë nuk mbahem si një njeri që di të flasë bukur apo të mbyllë intervista bukur, por gjithsesi në qoftë se gjej ndonjë çelës do të vij e do ta mbyll intervistën.(Buzëqesh)