-Arzu, emri yt nuk është i padëgjuar në Shqipëri, sidomos në Tiranë por do donim një prezantim më të gjerë për lexuesit tanë…!
-Unë jam Arzu Gunesten Mamo. Kam lindur në qytetin e Izmirit në Turqi. Në këtë qytet u rrita, u shkollova si dhe formova familjen time. Më pas u shpërngula për një jetë më të mirë në Shqipëri.
-U vendose në Shqipëri dhe si arrite të përshatesh me Shqipëri, çfarë të ngjiti?
-Në Shqipëri jam vendosur në qershor të vitit 2000. Atëherë nuk e dija gjuhën shqipe dhe fillimi ishte pak i vështirë. Megjithatë në lagjen ku banoja, në rrugën Myslym Shyri, gjeta qetësi. Njerëzit u treguan shumë të dashur, popullor dhe më ofronin ndihmën e tyre kur unë kisha nevojë.
-Mund të zgjidhje një vend tjetër, por zgjodhe Shqipërinë për të shpalosur talentin tënd në fushën e stomatologjisë dhe jo vetëm…zgjedhje rastësore apo e studiuar mirë?
-Nuk ishte komplet zgjedhje rastësore. Për ardhjen në Shqipëri vendosi bashkëshorti im i cili gjithashtu erdhi në Shqipëri për punë.
-Ke 18 vjet në Tiranë, çfarë vlerësimi ke për shqiptarët?
-Shqipëria më pëlqen si vend. Shqiptarët janë njerëz të dashur dhe të respektushëm si dhe më mendjehapur se në Turqi. Atje njerëzit janë me mentalitet më të rënduar se në Shqipëri.
-Çfarë sjell ndryshe Arzu në fushën ku lëvron?
-Puna është pasioni im. Punoj me një dëshirë të madhe dhe mundohem që çdo pacient ta ndihmoj me të gjitha mundësitë e mia. Çdo pacient bëhet miku apo mikja ime.
-Kur jetoje në Turqi, e njihje Shqipërinë, çfarë dije saktësisht?
-Dija vetëm emrin e këtij vendi. Nuk kisha asnjë informacion tjetër.
-Kur një klient vjen në klinikën tënde, çfarë do gjejë saktësisht?
– Gjithçka që iduhet për të realizuar një trajtim të këndshëm për fytyrën, rindërtime qelizash, botoks, fije kolagjen, madje edhe trajtimi më i fundit më të cilin unë bëra edhe trajnimin në Turqi me mjeshtren e estetikës Ayca Çelik, make-up artist e drejtimit permanent dhe eksperte e trajnimit BBGlow!
-Cfarë është ky trajtim BBGlow, çfarë benefitesh ka?
Ky trajtim ka këto benefite:
-Një trajtëson ngjyrën e lëkurës
-Minimizon poret
-Hidraton thellë lëkurën
-Largon yndryrën e tepërt
– Hidraton lëkurën e thatë
– Është e përshtatshme për çdo tip lëkure dhe moshe
– Mbulon njollat kafe të diellit
– Mbulon rrathët e zinj poshtë syve
– Mbulon qukat
– Eksfolion lëkurën
Ky trajtim kërkon tre seanca të cilat i realizoni vetëm tek Arzu Bercem Medical. Mbani frymën dhe hajdeni ta provoni këtë trajnim.
-Çfarë të mban në Shqipëri?
-Tashmë u ambientova me Shqipërinë. Ndjehem mirë në këtë vend pasi jam më e qetë se në Turqi. Gjithashtu fëmijët e mi janë rritur këtu. Puna më ecën mirë ndaj nuk kam arsye përse të largohem.
– Ke miq mikesha shqiptare? Del me ta, si e kalon kohën e lirë?
-Kam disa miq të mirë. Janë të paktë në numër por janë njerëzit me të cilët kënaqem shumë.
-E ndien veten pak a shumë shqiptare pas gjithë këtyre viteve këtu?
-Pas 18 viteve jetesë në Shqipëri ndihem pothuajse shqiptare. Shqipëria është bërë si vendi im.
-Ke edhe një vajzë të rritur, më thuaj sekretin që ti je kaq e bukur dhe me këto linja?
-Po, vajza ime është 19 vjeçe. Për mua si mamaja e saj ajo është një vajzë shumë e bukur dhe inteligjente. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë sëbashku. Zakonisht pjesa e bukurisë dhe formave të mira është edhe gjenetike, megjithatë unë mundohem ta mbaj veten në formë të mirë duke mos tejkaluar masën e ushqimit dhe duke u ushtruar në palestër.
-Si variojnë çmimet në “Arzu Bercem Medicalestetic”
– Klinika ime ka çmime mjaft të arsyeshme dhe ekonomike por më e rëndësishmja është që shërbimi është i një cilësie mjaft të lartë.
-Për ata që duan të vijnë tek Arzu, ku mund të të gjëjnë saktësisht?
-Klinika ime ndodhet tek Rruga e Durrësit, tek sheshi Adem Jashari, tek BKT Bank në kat të dytë ose mund të telefononi në 0692076558
-Në fund të ka ngelur ndonjë merak nga kjo intervistë dhe do ta thuash tani?
-Dua të them se çdo njeri duhet të ndihet mirë me veten e tij dhe për këtë duhet të kujdeset për trupin dhe pamjen e jashtme. Unë sëbashku me stafin e klinikës timë do t’iu vijmë në ndihmë për çdo problem që keni. Ashtu siç u shpreha dhe më sipër: “Ju nuk jeni thjesht pacientë për ne, por jeni miqtë tanë në nevojë”.