E diel, 27 dhjetor 2009
Sot e kisha pushim. Djali shkoi ne frontistirion e Anglishtes e prej andej do te shkonte ne Akademine e Futbollit dhe une mbeta vetem. Ktheva permbys gjithe shtepine. Pastrova, lava e shplava gjithçka. Me pas, siç thote Nadja, shoqja ime ruse, “i dhashe vetes shperblim” nje xhiro ne qender. Me pelqen te shetis ne “Ermou”. Dal atje edhe kur nuk kam plan per te blere ndonje gje. Shikoj dyqanet, provoj ndonje rrobe apo ndonje pale kepuce. Me pelqen te provoj rroba. I vesh, shkoj para pasqyrave te medha dhe admiroj veten. Po te kisha lindur ne Tirane, do te isha bere topmodele mbase, ndersa ne qytetin tim ky zanat vetem enderrohej. Qyteti im, edhe pse afer qendres se rrethit ishte shume konservator. Veç kesaj, gjithnje kam patur vellain qe me rrinte çekan ne koke dhe nuk me linte te beja asgje nga ato qe pelqeja une. Ndaj pothuajse nuk mbaj mend asgje te bukur nga adoleshenca ime…
U futa ne “Eleftorudakis” te blija ndonje gazete. E kisha zakon qe te blija nje apo dy gazeta kur kisha pushim. Me shume me terhiqnin revistat dhe “dhorot”qe kishin me shumice ato sesa shkrimet e gazetareve… Po shihja raftet e mbushura me libra, kur vemendjen ma terhoqi nje liber i vogel. Sa e pashe, zemra filloi te me rrahe fort…
E mora nga rafti dhe fillova ta shfletoj. E mbylla shpejt duke pare rreth e rrotull. Me erdhi turp. Eh, cfare tipi jam une! Ka momente qe jam e turpshme si te isha nje virgjereshe 15 vjecare, ka momente te tjera qe nuk me behet vone per asgje dhe mund te heq rrobat nje e nga nje para njeqind njerezve.
E mora librin, e mbeshtolla me tufen me gazeta qe kisha zgjehdur dhe shkova te paguaja. Pashe rreth e rrotull. Isha ne “momentet e vajzes se turpshme”. Me dukej sikur te gjithe rreth e rrotull me shikonin. Nuk i duroj dot shikimet direkte te njerezve. E kam patur kete te keqe qe e vogel dhe vazhdoj ta kem deri tani qe po u afrohem te tridhjetave. “Edhe ti je si ajo” me dukej sikur do me thoshin te tjeret kur te lexonin titullin e atij libri.
E skuqur ja dorezova vajzes qe punonte te arka. Ajo ishte nje vajze e re, bjonde, shume e bukur, e veshur ne menyre provokuese me nje bluze te hapur qe i tregonte pothuajse gjithe gjoksin. Edhe ajo me pa ne sy ne menyre te vecante. Duhet te jete lesbike, mendova. Ose ndofta me kuptoi. “Te jete c’te doje e shkofte ne djall”, e mallkova me vete…
E futa shpejt e shpejt ne cante qesen me librin bashke me gazetat. Kur pashe datat e tyre u kujtova. Neser mbushej nje vit plot nga dita qe fillova pune. “Dhurate te bukur i bere vetes per njevjetorin”, i thashe vetes dhe qesha. Nje djalosh, qe nga fytyra dukej qe ishte shqiptar, diç me foli. Degjova vetem “kukla mu”. Kujtoi se i qesha atij si dukej… Vazhdova rrugen…. Atmosfera e vitit te ri ndjehej gjithandej. Qendra e Athines, ose me sakte sheshi “Sindagma” me pelqente. Sivjet, shyqyr Zotit, demonstratat nuk zgjaten shume, se kishte dy vjet qe nuk e ndjenim fare nderrimin e viteve.
E lashe “Ermoun” dhe sportin tim te preferuar, proven e rrobave, dhe morra rrugen per ne shtepi. I ngrita doren nje taksie qe me ndaloi te kembet e mia. Nuk me durohej sa te lexoja librin, por me vinte zor ta hapja ne sy te shoferit, nje grek tipik, me mustaqe te holla qe dukej, ne fakt, se interesohej vetem per ate cka thoshte Radio ne lidhje me mbledhjen e qeverise.
Shkova pothuajse me vrap ne shtepi. Nuk me durohej sa hapa librin. “The diary of a callgril”. “Ditari i nje prostitute”, thashe me vete, me ze dhe fillova ta lexoj si e cmendur. Anglishten e kisha mesuar mire ne qytetin tim. Kisha nje mesues plak, te persekutuar qe kishte mbaruar shkollen e Fulcit dhe qe e kishte kaluar gjithe jeten neper burgje. Ai me kishte shume qejf dhe ma mesonte me merak gjuhen. Ne fakt, kisha talent per gjuhe te huaja. “E per cfare nuk kisha talent une?!”, buzeqesha me vete…
U cova, i bera cunit per te ngrene dhe u shtriva prape. Librin e mbarova brendas nates. E me pas, nuk me zuri qe nuk me zuri gjumi. Nje vit i jetes sime me erdhi si ne nje sekonde para syve. Dhe krahasoja jeten time me ate te vajzes se librit. Nuk e di pse historite e saj me dukeshin asgje para te mijave. Historite e saj me dukeshin te akullta, te veshura me rroba shik, me Channnel, Yves Saint Lorent, Versace. Ndersa te miat… Historite e saj mbanin ere parfum Dior e Barbury, ndersa te miat ere djerse e kembesh te palara… U ula ndenjur mbi krevat dhe mbylla syte. Me erdhen para sysh te gjitha ngjarjet e jetes sime, me nje intensitet mbytes, si uji qe del nga turbinat e hidrocemtraleve. Dhe fillova te shkruaja, te shkruaja si e cmendur,. Lumi i fjaleve qe rridhte nga truri nuk perballohej nga dora ime. Shkruajta, shkruajta, shkruajta derisa u gdhi e me pas. Shkruajta gjithe jeten time. Kisha qe ne gjimnaz pa shkruar. Atehere madje kisha botuar te “Zeri i Rinise”ca vjersha dhe nje skice. Dhe vendosa te mbaj ditar, te shkruaj cdo gje qe me ndodh gjate dites. Mbase botoja edhe une nje dite nje liber si ky i vogli qe kisha ne dore, nje liber qe te ishte bestseller, por nje best seller qe te mos mbante ere parfumi, por ere djerse, ere gjak… Dhe kete vendim e mora fiks nje dite para se te mbushej nje vit nga fillimi i punes sime, i punes qe me vinte rende ta mendoja dhe nuk me vinte rende ta beja.
Gjithçka nisi qekur u ndava me Janin. Kujtoja se kisha arritur lumturine e vertete kur u martova me te. U martova me nje grek ne gjendje te mire ekonomike dhe bera nje femije me te…! E ç’desha më shumë nga jeta?! Kështu mendoja në atë kohë dhe fillimi ishte vertet i bukur. Çdo gjë më dukej parajsë. Sa nuk fluturoja. Por ato gjera qe lumturia e casteve te para nuk me linte t’i shihja, ato ma bene te padurueshme jeten me te… M’u kujtua im ate qe me thoshte: “Kur sapo njeh nje njeri me te cilin mendon te kalosh jeten, nuk duhet te kesh per te asnje verejte, se kjo puna e pasionit, eshte si ajo qe ndodh me nje vazo porcelani qe te pelqen shume. Duhet qe ajo te mos kete asnje te çare a te gervishtur sado te vogel, sepse me kalimin e kohes ajo e gervishtur do te zmadhohet dhe do të të dalë fare vazua nga qejfi”. Kështu më thoshte im atë. Nuk e di se ku e kishte lexuar apo dëgjuar këtë shprehje, por e thoshte shpesh sa herë që binte fjala për martesën time…
Jani ishte tmerresisht xheloz. E kisha vene re kete qe ne fillim por nuk e quaja gjë të keqe, madje, te them te verteten, me pelqente xhelozia e tij, se tregonte se ai me donte…. Ra ne dashuri me mua qe ne shikimin e pare, qe kur me pa te supermarketi “Galaksia”, para shtepise sone…
Une kisha shkuar ne Greqi me prinderit dhe me vellain në kohën e firmave piramidale. U detyruam sepse në Shqipëri mbetëm pa shtëpi. E shitëm atë për të marrë një tjetër, më të madhe dhe paratë i futëm te Gjallica. Por bashkë me firmën u zhdukën edhe paratë tona. U detyruam të merrnim rrugën e Greqisë. Në Shqipëri nuk kishim as shtëpi, as punë, asnjë gjë. Mamaja ishte me kombësi greke dhe e patem kollaj për dokumentat…
Pak kohë pasi arritëm këtu, vëllai u zu keq me ne te gjithe dhe iku nga shtepia. Shkak u bë droga. Nuk e di se si u ngatërrua vëllai im me “mallin”, siç i thoshte ai. Unë e mora vesh e para. Në fakt nga unë ai nuk fshihej. Ma tha troç. Nuk rroj dot pa “mall”. Filloi të harxhonte gjithnjë e më shumë para. Arriti deri aty sa filloi të merrte nga lekët e shtëpisë. Aty filloi sherri me babain. U zunë keq. Me grushta. U gjakosen që të dy. Që nga ai moment vëllai iku nga shtëpia. Me mua u takua edhe ca herë të tjera, pastaj gjithnjë e më rrallë flisnim e akoma më rralle takoheshim. Tani eshte ne Amerike. As aty nuk i kishte punët mirë. Merrte heroinë. U katandis si mos me keq. Tanime me ne nuk komunikon fare, madje nuk e di nëse është i gjallë apo i vdekur…
Pak muaj pasi iku vëllai, më vdiq babai dhe mbeta vetëm me nënën e sëmurë…(vijon