Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam gati ta mbuloj me puthje


Jam Eri, një vajzë 18 vjeçe. E lexoj shpesh gazetën tuaj, sidomos historitë personale, të cilat jo rralë më kanë bërë të lotoj, por asnjëherë s’e mendoja se dhe unë mund të bëhesha pjesë e tyre. Pa ju lodhur shumë, po e nis me historinë time. Unë jetoj në periferi të Tiranës, prej rreth 12 vjetësh. Kam dy prindër të mrekullueshëm (sidomos babai), por me një mentalitet shumë të vjetër. Për ta, shumë gjëra janë tabu dhe me këtë edukatë më kanë rritur dhe mua. Deri në moshen 15 vjeçare, i merrja si të mirëqena këto ide dhe parime, por ambienti shoqëror e “nevojat” e moshës, nisën të më ndryshonin. Brenda meje lindi nevoja për të përjetuar emocione të reja, ndjenja, aventura dhe, pse jo, një lidhje. Por të gjitha këto ishin ëndrra dhe mendime që më rëndonin thellë në shpirt. Fillova të “thyeja disa rregulla”, por të vogëla, jo shumë të dëmshme, krahasuar me atë që po mendoja të “thyeja”…

Gjithçka nisi në pushimet verore të këtij viti, kur unë, nëpërmejt Facebook-ut (një faqe shumë e dëgjuar në internet) njoha një djalë. Ai quhej Aleks, emër të cilin e adhuroja, por jo shumë vonë fillova të adhuroja dhe personin që e mbante atë. Në fillim e mora me shumë sportivitet gjithçka. Mendova: “Do flasim, mund të bëhemi shokë dhe, në qoftë se ai kërkon diçka më tepër, do t’ia pres shkurt”, siç kisha bërë me shumë të tjerë. Kështu, nisi një shoqëri e bukur, ne shkëmbyem numrat e telefonit dhe filluam të takoheshim, por unë gjatë gjithë kohës, e ndjeja që po zhgënjeja babain tim, po përfitoja nga besimi i tij. Një ditë prej ditësh, Aleksi më tha se kishte nisur të ndjente për mua më shumë sesa për një shoqe. Në fakt, kjo ishte e dyanshme sepse dhe unë nisa të ndjeja për të emocione që deri më tash nuk i njihja, por nuk ia thashë, s’mundesha. Takimet dhe bisedat tona vazhduan për rreth tre muaj dhe Aleksi, në çdo takim apo bisedë, më shfaqte diçka të re nga vetja, diçka që më bënte akoma më të tërhequr prej tij. Ishte i mrekullueshëm, interesohej në çdo moment për ato që më ndodhnin; kur isha e trishtuar, ai ishte aty gjithmonë për të më kuptuar, ngushëlluar e më pas, të më bënte të qeshja sepse gjithmonë më thonte:

Advertisement

– E adhuroj buzëqeshjen tënde, dua ta shoh gjithmonë te ti, sepse ajo më bën të jetoj e të qëndroj me ty, edhe pse ti nuk më pranon.

Por unë s’mund të tregohesha egoiste, të lejoja që ai të vuante, të duronte refuzimin tim, edhe pse unë e doja më shumë se veten. Në këtë mënyrë, i thashë të largohej sepse nuk e doja, sepse ishte më mirë për të. Nuk donte, më thoshte se më donte dhe se do ta pranonte vuajtjen e refuzimin tim për të qenë më shumë se shokë, sepse nuk jetonte dot pa mua, por unë s’mund ta mbaja lidhur pas vetes duke vuajtur, kështu që i ndërpreva lidhjet me të, ndryshova numrin e telefonit, mbylla adresën e Facebook-ut, edhe pse u lëndova shumë. Por kjo nuk mjaftoi. Ai filloi të vinte çdo ditë te shkolla, më shoqëronte me makinë kur shkoja në shtëpi dhe kur unë i thoja të ikte se nuk e doja më, ai ma kthente me shumë ëmbëlsi:

– S’më intereson… Dua vetëm të të shikoj, qoftë edhe larg.

Zemra ime lotonte sa herë e shikoja ashtu, por s’mund të bëja asgjë, mentaliteti nuk ma lejonte. Kështu, një të premte, pas mësimit, shkova dhe u takova me të. Sapo u ula, nisi të më tregonte se sa shumë i kisha munguar dhe se më donte pa fund, por nuk e lashë të fliste për shumë kohë sepse përndryshe, do të harroja gjithçka dhe do ta mbuloja me puthje. Pasi i kërkova të mos fliste më, pasi kisha shumë për t’i thënë, ai ndaloi dhe, duke më vëzhguar ngultas e me ëmbëlsi, më tha:

– Vazhdo, shpirt, po të dëgjoj…

Pas atij shikimi dhe atyre fjalëve, një emocion më përshkoi të gjithë trupin, por nuk e lëshova veten dhe fillova t’i thoja:

– Aleks, dëgjo të lutem… Mos eja më te shkolla, mos më ndiq më. Mendova se herën e fundit t’i bëra shumë të qarta gjërat. S’dua të të takoj apo të të shoh më pranë meje. Më bezdis shumë prania jote. Jo pak herë të tjerët më kanë pyetur se kush ishe dhe jam ndjerë shumë keq. Të lutem, mjaft. Kaq ishte, historia jonë ka mbaruar!

Pas kësaj, u ngrita me shpejtësi nga tavolina, por Aleksi më tërhoqi nga krahu dhe me tha:

– Ok, më fal që të paskam bezdisur kaq shumë. S’do të përsëritet më, nëse ti e kërkon diçka të tillë. Unë të dua dhe kam guxim ta pranoj këtë, ndryshe nga ti që e di se më do, por ke frikë të ma thuash. Lamtumirë, shpirt… – Kaq foli dhe, më pas, u largua. O Zot, m’u duk sikur bota u përmbys. Shkova u mbylla në dhomë dhe vetëm qaja e qaja, pa fund… Tashmë, u bë një muaj që nuk flas më me të, edhe pse ai pyet gjithmonë për mua shokët e përbashkët. U ka thënë që s’më ka harruar, që më do dhe do të më presë, por unë s’di ç’do bëj, edhe pse jam gati të shkoj t’i hidhem në krahë, ta mbuloj me puthje e përqafime.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Drogova prindërit për të qenë e lirë

Next Post

Ku qëndron forca tërheqëse e një mashkulli?

Advertisement