Bashkëshortja
Përshëndetje! Jam një zotëri 41 vjeçar, kam parë në ëndërr para një muaji sikur më kishte vdekur bashkëshortja. Në ëndërr qaja shumë dhe më pas më doli gjumi. Kur më doli gjumi gruaja ishte mirë. Si shpjegohet kjo?
Përshëndetje! Është mirë që të gjithë të shohim në ëndërr gjëra të tilla sepse këto ëndrra kthehen në dashuri. Prezenca e një arkivoli është tundimi i një mundësie për tu shkëputur pak nga detyrimet familjare. Shenja e arkivolit nuk duhet marr gjithmonë në kuptimin e parë se ai ka dhe kuptimin e mbylljes në vetvete të një personi. Si përfundim kjo ëndërr nuk ka asnjë kuptim negative. Ju uroj gjithë të mirat.
Shkëmbi
Jam një vajzë 18 vjeçe, jam në një lidhje, kam parë në ëndërr sikur isha duke ecur me makinë me një grua që e njoh dhe u përplasa pas një shkëmbi, dolëm nga makina dhe në kohën që unë isha duke dalë nga makina një shkëmb shkëputet dhe do të binte mbi mua por unë e mbajta me dorë dhe e hodha larg. Çfarë kuptimi ka?
Përshëndetje! Ju do të keni një lloj vështirësie dhe duhe të tregoheni e kujdesshme nga çiltërsia edhe në lidhje duhet të bëni kujdes sepse mund të ndërhy një i tretë për këtë. Ju mund të tregoni çiltërsi dhe të ndiheni e kënaqur nga kjo lidhje por njerëzit janë të ndryshëm dhe pjestarët e shoqërisë tënde të shohin me cinizëm për këtë.
Mesjeta
Përshëndetje! Jam një vajzë 17 vjeçe dhe kam parë në ëndërr një mjedis të ngjashëm me atë të Skocisë. Koha më dukej si në mesjetë. Ishin dy kodra dhe në mes tyre ishte një lum dhe sipër lumit ishte kulla Eifel por e ndërtuar me tulla dhe njëra këmbë e saj mungonte por edhe pa atë kulla ende qëndronte në këmbë. Ishte një ditë shumë e bukur dhe me diell. Ju lutem dua shumë të di çfarë do të thotë kjo ëndërr pasi jam edhe maturante këtë vit.
Nuk është një ëndërr për tu shqetësuar kjo, ato që shfaqen në ëndërr tregojnë që ti do zgjedhësh një degë të mirë dhe ankthi që ke të shfaqet dhe në ëndërr. Ndoshta ti ke një ëndërr të studiosh jashtë dhe për këtë do marrësh shumë mundësira. Të uroj gjithë të mirat e dashur!
Qielli
Përshëndetje! Jam një vajzë 16 vjeçare dhe kam parë në ëndërr sikur nga brendësia e trupit tim dilte një arkivol, trupi im ishte i mpirë komplet. Më pas pashë veten time sikur po ngjitesha lart në qiell, veten e shikoja të shtrirë në një krevat dhe shpirti po më shkonte sipër në qiell pastaj po thoja se çfarë po ndodh? Hapa sytë në ëndërr dhe më pas më doli gjumi. Si shpjegohet kjo ëndërr?
Të kesh një arkivol në trup dhe të jesh e mpirë është pak e çuditshme se arkivoli në këto mosha nuk simbolizon vdekje por simbolizon ndryshimet, hapat që do hedhësh në jetë. Ti mund të kesh një lidhje dhe nga kjo lidhje ti ke frikë i ruhesh se ke frikë nga shkëputja. Një pjesë tjetër e ëndrrës është dhe që ju jeni e shtrirë në krevat në qiell por në kuptimin e ëndrrës kjo do të thotë që ju keni një shpirt të lirë. Të uroj gjithë të mirat!