Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

Valë deti

– Shoh shpesh në ëndërr sikur jam buzë detit dhe dëgjoj valët që përplasen me bregun. A kanë ndonjë kuptim të veçantë, sepse ëndrra të tilla i shoh shpesh? Pres një përgjigje. Valeza.

– E dashur Vali, ëndrra tregon që jeni natyrë shumë romantike dhe e ndjeshme. Brishtësia që ju karakterizon si person, është bërë shpesh shkak i vuajtjeve tuaja. Valët e detit përfaqësojnë emocionet, ndjenjat e shqetësuara si dhe shpeshherë, melankoli të përzier me inat. Përplasja e valëve në breg tregon inatin që keni ndaj diçkaje apo dikujt që ju ka lënduar. Duke qenë se e shikoni shpesh këtë ëndërr, do të thotë që po shkoni në drejtim të gabuar si në të menduar, ashtu edhe në të vepruar. Ndryshojini pak mendimet tuaja, shikoni përpara dhe mos e hidhni më shikimin mbrapa. Qëndroni indiferente ndaj çdo gjëje që ju shqetëson kohët e fundit. Do të shikoni ndryshime për mirë, të jeni e sigurtë për këtë.

Advertisement

Lumë i kthjellët

– Duke ecur rrugës, kalova një portë hekuri, pagova biletën dhe eca. Aty u gjenda përpara një lumi të kthjellët. U futa gjer në gjysëm e pastaj u ktheva. Pashë nga krahu i sipërm i lumit një urë të gjatë dhe në këtë kohë, më doli gjumi. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

– Një ëndërr e tillë tregon që nëse keni qenë në një situatë të vështirë, tashmë do ta kaloni atë dhe çdo gjë do të shkojë shumë qetë. Porta e hekurit është pengesa që keni pasur, vështirësia. Bileta e paguar janë vuajtjet që keni hequr, sepse për çdo gjë paguhet një çmim. Në këtë rast, ka qenë qetësia juaj ajo që është turbulluar. Më pas jeni gjendur përpara një lumi të kthjellët që e tregon qartë nevojën për të “rilindur”, pra, dëshirën për një jetë të re. Në fakt, çdo të keqe që keni kaluar, ju do ta lini mbrapa tashmë. Jeni larë në lumë, jeni pastruar, keni dalë nga lumi dhe keni parë një urë, që është rruga e jetës tuaj, e cila do të vijë gjithnjë e më e lehtë tashmë.

Harrova syzet

– Në ëndërr pashë sikur isha te shtëpia e komshies dhe kisha lënë syzet e mia aty. I kërkoja nëpër shtëpinë e saj dhe mendoja: “Si i lashë syzet e mia në duart e botës?”. Syzet  e mia që dukeshin shumë të bukura, i kishte vënë vajza e saj dhe ato e mohonin. Në fund, ua mora, por kur i vura, ishin pak të gërvishtura. Të paktën, i mora përsëri. A ka ndonjë kuptim? Ola.

– E dashur Ola, syzet në ëndërr ju këshillojnë që të keni kujdes. Keni nevojë të vini në punë instiktin, intuitën tuaj sepse si sytë, ashtu edhe syzet, përfaqësojnë ato. Në një moment dobësie, ju do ta humbisni intuitën tuaj, për një çështje personale ose çështje sociale në shoqëri. Gjithsesi, do të jetë një muhabet që ka lidhje edhe me personat që keni parë në ëndërr, por ju do ta kuptoni në kohë gabimin dhe do ta rimerrni situatën nën kontroll. Syzet që i keni marrë mbrapsht, tregojnë që do ta keni ju situatën në dorë, edhe pse tashmë, duke qenë se ishin të gërvishtura, do të thotë që do të keni pak vështirësi në rifitimin e besimit, siç e kishit më parë, por do t’ia dilni mbanë sërish.

Apokalipsi

– Kam parë në ëndërr sikur ndodhi përmbytja e botës, pra, Apokalipsi. Po mundohesha të shpëtoja, sepse të gjithë njerëzit i shikoja se si vraponin. Shikoja detin që vinte në formën e cunamit, shikoja pallate që rrëzoheshin, tokën që plasaritej. Dua të di se ç’do të thotë një ëndërr e tillë me apokalips? Faleminderit.

Një ëndërr e tillë ka disa kuptime dhe unë do t’jua rendis më poshtë ato. Ëndërrimi i apokalipsit (i çdo lloj natyre qoftë) mund të tregojë një fazë kalimtare që ka lidhje me moshën e personit që e ëndërron. Nëse jeni adoleshent dhe keni arritur një moshë më të madhe, do të thotë ndryshim karakteri, ose që tashmë jeni pjekur më shumë. Një tjetër kuptim i apokalipsit ka të bëjë me mënyrën se si e mendoni jetën. Nëse deri dje keni qenë pasiv dhe jeni ndjerë i/e vetmuar, gjithçka do të ndryshojë që nga e nesërmja e ëndrrës. Pra, ju do të merrni frerët e jetës në dorë dhe do të mundoheni ta ndryshoni, pasi keni nevojë për një gjë të tillë. Apokalipsi gjithashtu mund të tregojë një ndjesi pesimizmi, frike ndaj së ardhmes, ndjesi ankthi që kanë lidhje me aspekte të ndryshme të jetës. Brenda në shpirt keni dëshirë t’i ndryshoni, por nuk ndiheni aq i/e fortë sa dukeni. Një tjetër kuptim i apokalipsit është se diçka mund të jetë tronditur brenda jush. Një ngjarje, një muhabet, një person, ose një situatë që mund t’ju ketë ndodhur, ju ka shokuar aq shumë, sa ju duket sikur gjithë bota rreth jush është rrëzuar në një moment të tillë. Pra, siç e shikoni, janë disa kuptime. Uroj që ju t’i përkisni anës më të mirë të parashikimit të ëndrrës. Gjithsesi, në vetvete, apokalipsi në ëndërr, përfaqëson një ndryshim në jetën reale.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kërkojne djem

Next Post

Djemtë kërkojnë vajza

Advertisement