Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Stresi më ka ndryshuar karakterin


– E dashur psikologe, jam Elizabeta, 20 vjeçe. Para një viti kam kaluar një periudhë të vështirë; kam vuajtur nga një stres i theksuar. Ndjehesha shumë e mërzitur, si dhe krejtësisht e pasigurtë në vetvete. Kur afronte sezoni i provimeve, më kapte një panik i paparë, i cili shoqërohej me marrje fryme. Kisha gjithnjë mendime pesimiste si për shembull: “Nuk do t’ia dal” etj., edhe pse notat i kisha të mira dhe vullneti nuk më mungon. Çdo gjë më dukej e zymtë dhe kishte ditë në të cilat nuk kisha vullnet për asgjë. Kisha një mungesë të theksuar oreksi dhe shpeshherë më vinte për të qarë pa asnjë arsye. Tani mund të them se periudha më e vështirë ka kaluar (dhe për këtë më kanë ndihmuar shumë të afërmit e mi), por prapë më ndodh nganjëherë të mërzitem pa arsye; më pushton një lloj pesimizmi dhe më lindin dyshime edhe për gjërat me të sigurta. Nga kjo periudhë që kam kaluar, e ndjej veten të ndryshuar edhe në karakter. Jam bërë më e ndjeshme, më e ndrojtur dhe nuk kam më aq siguri në vetvete sa kisha më përpara. Si më këshilloni të reagoj për të dalë një herë e mirë nga kjo situatë? Pres me padurim përgjigjen tuaj.

Amarilda Garuli, psikologe, email ilda.garuli@gmail.com:- Përshëndetje Elizabeta! Të falenderoj për pyetjen. Stresi dhe stresorët e ndryshëm sot, janë të pa shmangshme në jetën tonë. Është fjala më e përdorur nga të gjithë për të përshkruar një gjëndje jo të mirë e cila përfshin personin. Do të thoja se stresi është i lidhur me çdo gjë që ushtron kërkesa ndaj të cilave duhet të përshtatemi. Çdo situatë që shkakton tension të brëndshëm tek ne quhet stresuese, për pasojë është i pa shmangshëm në pjesën më të madhe të jetës tonë duke ditur shkaqet, stresorët mund të jenë të brendshëm ose të jashtëm, ata mund të jenë të shumtë dhe lidhen me ndryshimet e papritura që ndodhin në jetën e individit. Pra çdo gjë që na rrethon jeta, puna, shkolla familja,përgjegjësitë mund të prodhojnë situata stresante në një moment të caktuar. Mënyra se si reagojmë ndaj stresit quhet përshtatje pasi jo më kot stresi quhet si sëmundja e mbingarëkesës dhe e vështirësive tona. Jetojmë në një shoqëri në zhvillim, ku shumë gjëra ndryshojnë shpejt dhe të gjithë e përjetojmë stresin në një formë.  Stresi përpara sezonit të provimeve apo edhe e gjithë gjëndja që përshkruani ju në rastin tuaj, është një lloj stresi i dëmshëm dhe i pa këndshëm për individin. Për t`iu referuar pyetjes tuaj për mënyrën e reagimit ndaj stresit; do të thoja se përballimi i stresit do të thotë të përdorësh mendime, mënyra apo teknika specifike për të ulur nivelin e gjëndjes stresante që përjetohet. Disa njerëz kanë mënyra karakteristike për të përballuar stresin. Duhet të priremi të besojmë se mund të influencojmë personalisht për atë ç`ka ka ndodhur tek ne, si përshembull të bëjmë deklarata pozitive, ti rezistojmë frustracionit, të bëhemi optimistë, të tregohemi mjaft këmbëngulës bile edhe në situata të pa favorshme, të zgjedhim disa strategji që janë të përshtatëshme për t`i përballuar rrethanat stresuese. Pra të reflektosh mbi stresorin tënd dhe të identifikosh shkaqet është një hap shumë i rëndësishëm.

Advertisement

Të klasifikosh kush të streson më shumë, të bësh një renditje sepse klasifikimi të ndihmon se ku duhet të përqëndrosh energjitë e tua me qëllim për të lehtësuar stresin. Përshembull stresi përpara sezonit të provimeve në vëndin e dhjetë por në vëndin e parë mund të jetë rritja e sigurisë në vetvete,rritja e vetbesimit. Të bësh një plan për të reduktuar stresin dhe mënyrën e reagimit, për ta bërë këtë duhet të jesh metodik dhe preçiz. Nëse je me të vërtetë i vendosur për të zvogëluar stresin duhet të aplikosh disa masa specifike për të lehtësuar disa faktorë stresues. Si përshembull, mund të fillosh nga disa faktorë stresues që zënë fundin e listës, kur të streson fillimi i sezonit të provimeve, duhet të fokusohesh, të organizohesh, të mendosh pozitivisht, të relaksosh mëndjen. Kështu vazhdon gradualisht duke eleminuar një e nga një faktorët stresues që ke në listë pasi e keni filluar nga fundi i saj. Të jemi të motivar për të bërë një jetë aktive. Të mos i rrezikojmë vlerat e arritura. Të mendojmë për suksesin tonë. Të gjejmë kohën për t`u relaksuar.Të mos shqetësohemi për ngjarje që mund të mos ndodhin kurrë. Gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I dashuri është me ngjyrë.Ta mbaj apo ndaj siç thotë familja?

Next Post

Esra Ronabar: Arzu është një grua ambicioze

Advertisement