E dashur psikologe, kam lexuar diku që e qeshura e fundos depresionin. Është e vërtetë apo ka qenë ndonjë batutë e psikologëve apo e atyre që kanë bërë shkrimin? Kaq fuqi ka e qeshura? Ju lutem mund të më jepni disa detaje rresh kësaj çështjeje?  Me respekt, Leda Tiranë.

Olta Muça, psikologe, email oltmuca@gmail.com:- E dashur Leda faleminderit për pyetjen e drejtuar! Të flasësh për të  qeshurën është ndjesi pozitive të cilën e transmeton edhe tek të tjerët . E qeshura të  shton jetën, pakëson stresin e forcon sistemin imunitar. Të  marrësh pjesë  në  një  aktivitet që  qeshin, të  bën ty një njeri më të fortë  psikologjikisht e fizikisht. Fuqia e të  qeshurës është  e paimagjinueshme është  lumturia më  e madhe që  ekziston , ndonjeherë, madje ka studime të  ndryshme përsa i përket jetës që  janë bërë  me  dekada të  tëra e të  gjitha kanë  dalë  me të  njëjtin përfundim. Nga se përbehet ajo? Mos vallë ka ndonje formulë magjike? Jo, lumturia s’ka asnjë  formulë  magjike çdo gje varet nga mënyra sesi ne i përceptojmë situatat sa të  aftë jemi për t’i zgjidhur. Sa përshtatemi ne në  ambjentin e punës ose përreth saj? Sa energji pozitive përçohet? Ne jemi gjatë gjithe kohës në  studim, jemi në  prova të  vazhdueshme gjatë  gjithë  jetës  . Sipas studimeve të  ndryshme qe jan bërë  nga psikologë  të  ndryshëm e qeshura

rrit vetëvlerësimin ose vetëbesimin, ndihmon për reduktimin e stresit e depresionit njëkohësisht, rrit produktivitetin në  punë  se nëse një  drejtues sillet mirë  me vartësit, punonjësit janë  më  aktivë e të  lumtur shpirtërish dhe kjo gjë  rrit krativitetin në  punë. E qeshura ndihmon edhe në sistemin trupor sepse djeg kalori sepse kur qeshim vihen në lëvizje muskujt e fytyrës, çka bën të  merremi me sport në  mënyrë  të  pandërgjegjshme. E qeshura hap horizontin ne aspektin social , gjë që përmirëson ambjentin përreth ose është  një  metodë  e mirë  për të  lënë pas paragjykimet e ndryshme. E qeshura jo vetëm që  lufton depresionin dhe  stresin , por rrit presionin e gjakut të  qarkullojë  më  lehtësisht, na ndihmon të socializohemi më shpejt në  punë, familje ose shkollë. E rëndësishme është  që  ne të  ndjehemi të  lumtur shpirtërisht. Lumturia është  të  shikosh njerëz të  lumtur, të  qeshur e inteligjentë që marrin rezultatet  e inteligjencës së tyre dhe buzëqeshin. Nëse një  njeri është  ose ndjehet i lumtur ai / ajo e pasqyron këtë  gjë  në  çdo qelizë,  në  çdo hormon të  trupit. E qeshura ndihmon dhe ndikon edhe në  komunikimin jo verbal duke u bërë akoma më e fuqishme, për të  zgjidhur problemet e sfidat e jetës . Ti qeshësh jetës rrjedhimisht ka më  pak stres dhe më shumë kretivitet. Jemi të  aftë  të  ndjekim pasionet tona pavarësisht pengesave që ne hasim rrugës. E qeshura që ne dhurojmë  ose e marrim në këmbim nga njerëzit është  ilaç për shpirtin, madje kjo gjë i bën mirë  si të  afërmëvë  tanë, ata me të cilët këmbëjmë energji çdo ditë. Energjia pozitive që  përçohet përmes të qeshurës eshtë  e papërshkueshmë e mbi të  gjitha  na bën të  jemi shumë  të  fortë  psikologjikisht e mendërisht. Duke  marrë parasysh që çdo njeri është  i ndryshëm e unik energjia që  përçohet varet nga gjëndja shpirtërore e individit . Në qoftë se ti ose dikush tjeter ka energji negative ai /ajo ta transmeton ty . Por nëse ne jemi të  lumtur si  nga ana shpirtërore  e fizike pozitivieti të shoqëron gjatë gjithë kohës. E qeshura lufton depresionin po ashtu edhe stresin dhe na dhuron qetësinë aq të dëshuruar. Nëse lumturia buron nga shpirti është armiku më i madh i stresit dhe depresiont, prandaj dalim në pëërfundimin që e qeshura e fundos depresionin! Uroj të kenë shërbyer sadopak këshillat që solla pak më lart! Të uroj gjithë të mirat!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here