Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Alma Celaj dhe Erald Farruku: Jemi dyshe simpatike


Janë dyshja simpatike e ekranit të vetëm ekonomik në vend dhe moderojnë një emision mode. Alma Celaj dhe Erald Farruku sjellin në ekranin e Scan Tv personazhet më me emër të momentin në shoëbizin shqiptar por jo vetëm dhe flasin për veshjen dhe si duhet të vishemi, ashtu si edhe kanë pagëzuar emisioni! “Si të vishemi” Almën dhe Eraldin…!

Fabjola Kuburi:- Alma, përshëndetje, si ndihesh në “Scan Tv”?

Advertisement

Alma Celaj:- Shumë mirë, është vërtet bukur të jesh pjesë e një ekrani ndryshe ose thënë më mirë ekranit të vetëm ekonomik në vend. Plus jam me fat që Scan Tv dhe producentja e këtij televizioni Elvana Hana, ka lejuar një hapsirë edhe një formati mode në fundjavën kulturore.

-Po ti Erald?

– SCAN TV, një familje ku mbi të gjitha ka plot humanizëm brenda saj.

– Ndjesia që ju jep ekrani, kamera?

Alma:- Jam shumë familjare me kamerën dhe sa herë ndodhem përpara saj ka vetëm emocione të bukura sepse po të mos kishte emocion do filloja të mendoja se kjo nuk është puna e ëndrrave
Eraldi:- Për një moment më duket se vetëm aty mund të jem vetvetja, ndizet kamera thirret Farruku!

-Alma, kur e kuptove që kishe lindur për televizion?

Alma:- Kur qëndroja para televizorit me orë të tëra dhe kisha një kureshtje “dreqi” për gjithçka shihja. Aty kuptova që doja të punoja aty dhe e dija që do ja dilja.

-Ti Erald je edhe edhe model e fotomodel, pra je fiks në profilin tënd në lëkurën e këtij emisioni. E ke dashur gjithmonë televizionin apo erdhi dëshira hap pas hapi?

– Dëshirat flikan brenda nesh, por u dashka koha e duhur në momentin e duhur për t’i zgjuar ato.

Gjëja më interesante që dini për televizionin…

Alma:- E dije ti që televizori është krijuar nga Philo Taylor Farnsworth? Ja pra e mësove..! (Buzëqesh)

Eraldi:- Një,dy,tre…apo.Mjafton të bindesh që tashmë je dy karaktere brenda një individi.

-…dhe vijmë te “Si të vishemi”si u gjetët me njeri-tjetrin në këtë emision?

Alma:- Me Eraldin jemi miq që herët sepse i perkasim të njëjtës fushë, modelingut. Dhe kalimi i tij në formatin që unë drejtoja sishte rastësi por unë e quaj nevojë për një prezencë të tillë.

Eraldi:- Alma dhe Televizioni Scan më kishin shënjestruar një vit më parë,por mbyllja me sukses e cilklit tim Msc ishin prioritet i imi një vit më parë. Thonë se bashkë jemi një dyshe simpatike, pra them se ja kemi dalë.

-Tashmë, emisioni juaj mban këte emër. A ndiheni vërtet mirë në këtë emision dhe në atë që ai përfaqëson?

Alma:- Ky format ishte hapi im i parë në ekranin e vogël dhe unë e dua shumë. Duke qënë se studimet i kam përfunduar për gazetari politike, përpara këtij formati u gjenda pak “e huaj” por shumë shpejt punë ditësh e kuptoja çduhet të bëja e se si do t’i realizoja ato 30-45 min emision.

Nësë pyetja është a ndiheni mirë, atëherë po unë ndihem mirë dhe përsa i përket Eraldit besoj se duhet të jetë duke u përgjigjur vetë.(Buzëqesh)
Eraldi:- Unë teorikisht u bë 6 vite që punoja në të njëjtën tematikë edhe pse në korniza apo statuse të tjera.

-Nëse do t’i vinit një epitet jetës tuaj momentalisht, ai do të ishte…

Alma:- E shpejtë. Jam gjithë ditën në vrap sa andej këtej gjithmonë për punën por e dua atë që bëj dhe si gazetarja- gazetares ti e di që puna jonë nuk kërkon vetëm një kompjutër e një karrige.
Eraldi:- 👉”Trofe prej balte”

-Ky sukses që ke tani, e kënaq egon tënde profesionale apo nuk është i mjaftueshëm?

Alma:- Ta quaj sukses do të ishtë shumë, ose dhe ndoshta është por unë prap s’ja them dot vetës pasi jam shumë kërkuese. Le ta quajmë një fillim të mbarë.
Erladi:- Jam egoist por vlerësoj pafund me gjithcka më ka dhuruar jeta.

Ka persona që përpiqesh t’u qëndrosh larg?

Alma:- Unë mendoj se sa më shumë rritemi aq më selektivë bëhemi dhe zgjedhim të mbajmë pranë vetëm ata njerëz që duam dhe na japin energji pozitive. Nuk do thoja që mbaj njerëz larg por di të shmangem mirë nga ata që nuk duroj dot.
Eraldi:- Energjia negative qëndron jashtë rutinës time ditore.

-Aktualisht, jeni në përpjekje për…

Alma:- Për të mbyllur këtë intervistë pyetje pas pyetje duke u dhënë rëndësinë e duhur. (shaka)

Jam në përpjekje për të mbyllur si duhet provimet e ndërmjetme të masterit.

Eraldi:- Për të  përmbushur deri në fund objektivat e mia.

-I trembeni zhgënjimeve?

Alma:- Jo, aspak! Të mirëpritura për të mësuar nga ato.
Eraldi:- Kam krijuar imunitet.(Buzëqesh)

-Çfarë mendoni se i pëlqen publikut tek ju?

Alma:- E vërteta është që ne e njohim veten përmes të tjerëve, opinioni tyre është pasqyra jonë. Me ç’më kanë thënë ju pëlqen fakti që unë jam Alma e buzëqeshur e ekranit dhe e ëmbël. Them se kjo i bën të më shohin në ekran apo edhe te më ndjekin në rrjetet sociale dhe i falënderoj vërtet shumë për këtë, koha është shumë e çmuar për cilindo nga ne e kur e shpenzojnë duke parë “Si të vishemi” është vërtet mrekulli.
Eraldi:- Nuk përpiqem të dal nga vetja për t’i pëlqyer publikut.

-Cilat kanë qenë emocionet më të forta që keni provuar ndonjëherë?

Alma:- Emocionet na japin ngjyra them unë gjithmonë në këtë përditshmërinë tonë dhe të veçoj një moment është e vështirë por po të them që çdo ditë unë i kam këto ngjyra dhe pastaj emocionet më të bukura janë kur takoj familjen time pasi nuk i kam pranë.
Eraldi:- Makthet e vazhduara të fëmijërisë.

-Çfarë do t’ju mërziste në marrëdhënie me të tjerët?

Alma:- Nuk më mërzit gjë. Ose .. ose… është në fakt diçka. Moskorrektësia!! Unë jam shumë e përpiktë, gjithmonë dhe vonesat më lodhin pak e më mërzisin.
Eraldi:- Nuk e lidh jetën time me objekte apo persona,por me objektiva dhe qëllime.Gjithsesi interesi kryeson listën.

-Mendoni se çdo fillim i vështirë e ka edhe një fund të lumtur?

Alma:- Si në përralla do të thuash?! Unë besoj në fund të lumtur!
Eraldi:- Varet çfar pritshmërishë ka krijuar psikologjia jote në atë raport në start.

-Në jetën e çdo njeriu ka momente të vështira. Ku drejtoheni dhe ku e gjeni qetësinë në të tilla momente?

Alma:- Zëri i mamit, qetësi më të madhe nuk mund të kem.
Eraldi:- Në Allah!

-Cili është personi që i përshtatet më tepër botës tuaj?

Alma:- Shoqja ime e ngushtë Enxhi, i përkasim të njëjtës fushë dhe ndajmë të njëjtën mendje për shumë e shumë gjëra.
Erladi:- Ajo që më dhuroi jetën.

-Një shprehje thotë: “Të jesh femër është art”…si mendon ti Alma?

Alma:- Ah më shumë se art, femra është kryevepër ose më saktë arti na mbart në se pikërisht nga femrat frymëzohen artistët.
– Çfarë do t’ia ulte vlerat një mashkulli në sytë e tu Alma? Po një femre në sytë e ty Erald?

Alma:- Gënjeshtra. Nuk i shkon për shtat një mashkulli të gënjejë.

Eraldi:- Imoraliteti dhe mungesa e  edukatës.
-Mendimi që po ju shoqëron tani?

Alma:- Po e shijoj shumë këtë intervistën dhe pse e kam të vështirë të flas për veten.
Eraldi:- Next…

-Mendimi që ju shoqëron sa herë shihni veten në ekran?

Alma:- Nuk e shoh veten në ekran fare sepse jam kritike shumë e madhe e vetës dhe asnjëherë nuk e kam duartrokitur veten pas një puntate.
Eraldi:- Të duhet punë Erald,por je në rrugën e duhur.

-Nëse do të të pyesja a jeni të dashuruar, si do më përgjigjeshit?

Alma:- Çdo ditë me çdo gjë të bukur që më sjell jeta.
Eraldi:- Dashuria ime më e madhe janë ëmbëlsirat ama njëra më ngop edhe shpirtërisht.

-Unë, për ta nisur ditën me energji, dëgjoj “Duart lart” të Alban Skënderajt. Po ju?

Alma:- Unë jam “cinephile”(e fiksuar pas kinemaë), i dua shumë filmat dhe zakonisht kolonën zanore të filmave e ruaj në telefon. U bëra gati një muaj që e nis ditën me “Shalloë” nga “A star is born”

Erladi:- Surah El Fatiha…!

-Diçka që nuk do ta mbani për vete, por do ta ndani me ne të tjerët?

Alma:- Them se kam ndarë mjaftueshëm, ti si mendon? Ah, po! Në fund të sezonit të “Si të vishemi” do të kemi në super shoë dhe Fabiola ti je zyrtarisht e ftuar.

Eraldi:- Presim momentin dhe kohën e duhur!

-Sa e doni veten? Për çfarë e doni, mbi të gjitha?

Alma:- E dua veten shumë dhe disa miq më quajnë narciste ndonjëherë. E dua veten sepse punoj fort për çdo gjë që kam dhe çdo fitore e kam vetëm timen.
Eraldi:- Kam respekt për veten time dhe e vlerësoj për atë që jam.Ndjenjat humane fitojnë shumë pikë nga unë tek nje krijesë.

-Si kolegët koleges, si j’u duk intervista?

Alma:- Një dashuri, si kolegia koleges të ishin të gjitha gazetaret si ti do kishim tjetër standart në media sot.Faleminderit!

Eraldi:- Mjaft profesionale! Faleminderit!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sa ndikon celulari në jetët tona?

Next Post

Elma Doresi: Shihemi në gjyq!

Advertisement