Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
E pabesueshme çfarë thotë Tayna për Ajkunen
Në udhëkryq…Ta lë djalin tim në duart e tyre?
Na ndau vjehrra...

Në udhëkryq…Ta lë djalin tim në duart e tyre?


– E dashur gazeta “Intervista” dua të tregoj hallin tim po nuk di nga t’ia nis e ç’të them, më kanë ndarë nga djali im për së gjalli. Humba tim shoq para disa muajsh në një aksident të tmerrshëm me makinë dhe vjehrrit, ngaqë e kishin djalë të vetëm, m’a morën djalin tim, pasi u lënduan shumë nga kjo humbje. Ata bënë të pamundurën dhe kur unë isha në gjendje depresioni, e morën për t’a rritur vetë. Më thanë që unë jam e re dhe kam mundësi të krijoj një familje të re dhe të bëj përsëri fëmijë, por djali im i takon atyre sepse ata humbën djalin e vetëm që kishin. Më thanë që mund ta shikoja kur të doja vetëm t’ia lë ta rrisin ata se ndryshe do shkatërrohen nga trutë. Ndihem tmerrësisht keq. Unë e dua djalin tim, nuk jetoj dot pa të, por edhe familja më thotë t’ua lë atyre, se janë gjynah. Ju, si më thoni, ta lë djalin tim që e kam dritën e syve të mi, të heq dorë prej tij? Më thoni, si të veproj, ta marr djalin mbrapsht apo t’ua lë atyre? Mos po veproj gabim që dua t’ua marr djalin tim në dorën e ish-vjehrrit dhe ish-vjehrrës? Dua një mendim tuajin. Faleminderit.

-Të më falesh mua po me ç’të drejtë të marrin djalin kur atyre ju humbi i tyre se dinë ato dhimbjen që ke të mos rrisësh djalin tënd. Në asnjë mënyrë nuk ju’a lë fëmijën djali ku ka më mirë se me nënë i shkreti paska ngel jetim për baba ti do ta lësh jetim dhe për nënë me nënë gjallë. Mos ja u ndalo të shohin çoje por ta marrin ata në asnjë mënyrë. Angela

Advertisement

– Mos e lër për askënd në botë djalin tënd. Merre djalin e nis një jetë të re dhe kur të duan gjyshërit le t’a takojnë djalin sa herë të duan. Djali është i yti dhe askujt tjetër. Klodiana

– Ai fëmija jote është. Lerja gjyshërve ta rrisin shko e takoje sa herë që të merr malli. Mirela

-Je e vonuar. Me ligj me zemër dhe mbi të gjitha është fëmija yt. Merre dhe lëre familjen e babait të shohin fëmijën tënd por disa muaj që e ke lënë janë shumë. Nxito dhe tregohu e zgjuar pa lot në sy. Fëmija juaj të do ty pranë dhe jo fantazmën e ikur të babait. Zhaneta

– Në asnjë mënyre djalin asnjërit, ti po i privon të drejtën djalit të rritet edhe pa nënë. Kjo do ndikojë shumë në psikologjinë e tij. Djalin ta rrisësh ti, gjyshërit ta takojnë sa herë të duan. Më vjen shumë keq që ndodhi në këtë situatë. Zotin e paçi pranë. Mira

– Unë një kam dhe për të botën e kthej përmbys, e rrit frymë e shpirtit tim dhe nuk ka shance të ma marrë kush frymëmarrjen time. Ariola

– Në asnjë mënyrë ata të vijne ta takojnë sa herë të duan por dhe t’ua cosh t’a shohin, por jo ta rrisin. Olsiana

– Lufto shumë për djalin tënd mos e lër në duar të tjerëve se dora e nënës është gjithçka të. Bukuroshe

– Djalin është i joti përse mos vijë vjehrra me vjehrrin ta shohin sa herë duan dhe ai fëmijë të rritet i lumtur me nënën e tij. Ti e di vetë por mendimin tim mos e lër merre me vete është fëmija jot mos e bëj këtë gabim të madh merre djalin. Margarita

– Djalin e ke shpirtin tënd dhe për mendimin tim mos e lër për asgjë në botë në fund, të fundit dhe po nuk nise jetë tjetër, ke djalin lufto, puno dhe rritet atë që dhe ai të jetë krenar për 1 mama që lufton për të. Respekte. Anita

– Djali me ligj i takon nënës edhe kur divorcohen bashkëshortet, jo më kur vdes bashkëshorti. Nuk ka asnjë ligj që ta ndajë nënën nga fëmija…. Gjyshërit po të duan mund ta takojnë fëmijen sa herë të duan, po kur teë vdesin gjyshërit kush do kujdeset për djalin???? Azul

– Çoji te “Stopi”. Ana

– Në asnjë mënyrë të mos e lësh! Djali ka nevojë për ty, i iku babai e ta lësh edhe ti do jetë shumë e vështirë për të. Vjehrrëve t’ua çosh sa herë të duan ose çdo të shtunë le të flejë tek ata, por jo të largohet nga ti. Do pendohesh shumë më vonë dhe kur të rritet djali, do të të thotë: “Mami, pse më le?”. Ai ka nevojë për ty. Asnjë nuk ia plotëson praninë tënde, urgjent merr djalin dhe bëje të lumtur. Monika

– Unë për fëmijët e mi jap jetën e për mendimin tim, djali duhet të rrijë me ju. Vjehrrit e tu, nëse mendojnë tamam si prindër, nuk e ndajnë fëmijën nga nëna, po ata mund ta takojnë nipin e tyre sa herë të duan se është gjaku i tyre. Lubjana

– Si jeton një herë pa djalin? Urgjentisht të shkosh dhe ta marrësh, më shumë se ti nuk e duan ata. Ti thuaju që “kur të doni hajdeni shikojeni dhe merreni ndonjë natë, por çuni është i imi unë e kam bërë dhe unë do ta rris”. Essa

– Çfarë temash budallaqe… Kërkon mendimin tonë në lidhje me atë ç‘i thotë instikti i nënës e dashuria e së cilës për evladin e vet është e pazëvendësueshme?! Nevila

– Merre djalin, ka pasur shumë raste të tilla, por që kanë vendosur të jetojnë edhe vetë aty me fëmijen dhe vjehrrit. Mos e lër fëmijen jetim për nënë dhe për baba. Djali është i yti, ata të vijnë ta takojnë. Pa djalin nuk ke jetë. Klejda

– Për mendimin tim, në qoftë se nuk ke ndërmend të krijosh familje tjetër, mirë do ishe të rrije edhe ti me djalin te vjehrra, por në qoftë se ti nuk ke këtë mendim, si mund ta braktisësh fëmijën tënd? Prandaj, mendohu mirë para se të veprosh, fëmija është gjë e madhe merre me seriozitet. Lenci

– Ah, moj idiote femër, ai është i yti dhe i askujt tjetër! Normale që ata janë gjyshërit e duan t’i shohin, por jo të ta marrin ty nga duart. Jo dhe pikë, thuaju. Melina

– Unë nuk mund të rri pa fëmijët, qofsh ti që je dhe pyet çfarë të bëj. Zot më fal, djali i tyre kaq e kishte kismet, janë punët e Zotit ato, po djali është yti moj zonjë. Në qoftë se e duan kaq shumë, të vijnë ata ta shikojnë meqë e kanë të djalit të tyre. Nejse, ti e di vetë. Të uroj gjithë të mirat e jetë të gjatë djalit! Bahria

– Dhimbja është e madhe për prindërit e burrit tuaj, por të ngelet fëmija edhe pa nënë është e tmerrshme. Pleqtë, sado të rrojnë, djalin tuaj do ta lënë një ditë dhe ai përsëri do jetë i vetëm, por nga ana tjetër, ju jeni e detyruar që, për t’u martuar, të gjeni një burrë që ju pranon së bashku me djalin, gjë që është e vështirë dhe po qe se e pranon këtë kur të lindësh ti fëmijë me atë burrë, a do ta dojë ai djalin tënd si fëmijët e tjerë të tij, përsëri do jetë e vështirë, për hiçgjë do të ketë polemika mes jush. Në çdo drejtim ka probleme, por mendimi im është që djalin duhet ta marrësh dhe ta rrisësh vetë. Të uroj ta zgjidhësh sa më mirë në interes të djalit tuaj.Edisoni

Ju duhet të bëni pyetjen mbase e ëma është akoma në gjendje depresioni sepse askush nuk më merr fëmijën tim. Gjyshërit mbase dinë më shumë rreth realitetit?! Mona.

– O Zot, rrënqethëse! Ku lihet djali në duart e të tjerëve? Merre dhe mbaje pranë se nuk ka si nëna kurrë mos e lër vetëm. Sonila

– Çfarë janë këto marrëzira që shkruani, moj zonjë? Në qoftë se e ndjen veten nënë, në të vërtetë ti e di çfarë duhet të bësh. Bledari

– Ta marrësh, patjetër ta marrësh vetëm po qe anormale mund ta lësh, por unë s’do t’ua lija kurrë. Sajmiri

– Mendimi im është që ti ta kesh pranë djalin tënd, se kam frikë se kur të rritet do të të urrejë. Naldi

– Në asnjë mënyrë mos e lër djalin, në asnjë mënyrë. Nënën nuk ia zëvendëson njeri në botë. Mos e lër djalin edhe pa nënë. Ani

– Ti ke nevojë për djalin tënd. Edhe vjehrrit e t’u kanë nevojë për të, por është e thjeshtë, mendoje: Për kë ka nevojë djali?! Mine

– Ta marrësh djalin, mblidhe veten dhe gjej një shok të kalosh jetën, mos e vrit mendjen. Mateo

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E pabesueshme çfarë thotë Tayna për Ajkunen

Next Post

Na ndau vjehrra...

Advertisement