Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Odeta Dume: Në gjurmë të drejtësisë së mohuar
Dr. Ersida Calja këshillon: Rëndësia e implanteve dhe kujdesi që duhet treguar pas vënies!
Gjon Karrica: Njeriu që thyen tabutë!

Dr. Ersida Calja këshillon: Rëndësia e implanteve dhe kujdesi që duhet treguar pas vënies!

Fabjola Kuburi:-Dr Ersida, a mund të na tregosh pak më shumë rreth mënyrës aq të përfolur të vendosjes së dhëmbëve, implantit ose thënë ndryshe me mbjellje?

Dr Ersida Calja:- Përshëndetje! Implanti dentar është një vidë konike me përmasa të ndryshme, e cila aplikohet në kockë duke imituar rrënjën natyrale të dhëmbit. Implantet janë të përbërë nga titaniumi dhe janë tërësisht biokompatibël, të përshtatshëm me trupin e njeriut. Në këtë mënyrë, vendosja e implantit mbetet zgjidhja më e mirë kur dikush ka mungesë të një apo disa dhëmbëve, ose në rastet më ekstreme, kur dikujt i mungojnë të gjithë dhëmbët për arsye të ndryshme.

– Pse është me kaq rëndësi të kompensojmë dhëmbët që na mungojnë?

Advertisement

-Ekzistojnë shumë arsye pse është me rëndësi t’i kompensoni dhëmbët që ju mungojnë, sepse nëse keni të gjithë dhëmbët do të keni më shumë vetëbesim Kur dhëmbët janë të humbur, vendi ku kanë qenë dhëmbët në nofull fillon të tërhiqet dhe me kohë mund të humbni aq shumë kockë të disponueshme për vendosjen e implanteve, sa që do të ju nevojitet ndërhyrje kirurgjikale për kompensimin e kockës, me kockë artificiale. Humbja e dhëmbëve ndikon ne kualitetin e përtypjes dhe përzgjedhjen e ushqimit, shumë njerëzve të cilëve ju mungojnë dhëmbët nuk janë mirë të ushqyer, kjo mund të ndikoj në gjendjen e tyre shëndetësore. Humbja e dhëmbëve ndryshon kafshimin tuaj, ndryshimi i kafshimit tuaj të sjell deri te problemet me nyjën e nofullës tuaj. Humbja e dhëmbëve sjell deri te ndryshimet në të folur dhe gjithashtu ndikon në vetëbesimin tuaj.

– Cilat janë avantazhet e implantit?

-Po i i rendis që të krijohet një ide më e qartë:

  1. Mbron dhëmbët ngjitur, duke i ruajtur ato të shëndetshëm dhe të paprekur. Eliminohet frezimi i dhëmbëve ngjitur, dhe njëkohësisht bëhet aplikimi i urës mbi dhëmbë natyralë.
  2. Në momentin që hiqet një dhëmb natyral dhe më pas zëvendësohet me një implant, implanti bën të mundur ruajtjen e kockës si një rrënjë e një dhëmbi natyral. Implanti mirëmban dhe shmang absorbimin e kockës alveolare.
  3. Aftësia për të përtypur është e barabartë me atë të një dhëmbi natyral.
  4. Mirëmbajtja e muskujve normalë të fytyrës, me rikuperimin e një fytyre më rinore dhe natyrore.
  5. Besim më të madh në të folur, në të qeshur, duke rritur kështu dhe cilësinë e jetës.

– Cilët pacientë mund të vënë implante?

– Implantet mund të vendoset mbi moshën 16-vjeçare tek femrat, dhe mbi 18 vjeç tek meshkujt. Implantet mund të vendosen tek ato pacientë që u mungon një apo disa dhëmbë. Mund të vendosen tek ato pacientë që nuk kanë asnjë dhëmb në gojën e tyre, mjaft që ata të kenë një shëndet të mirë e gjithashtu një kockë të shëndetshme në nofulla për aplikimin e implanteve. Implantet mund të vendosen për të eliminuar përdorimin e protezave parciale të lëvizshme ose totale të lëvizshme. Implantet mund të shërbejnë për stabilitet shumë të mirë të protezës totale të lëvizshme.

-Si proçedohet për vënien e tyre?

– Së pari, bëhet një konsultë klinike e detajuar, ku shikohen shumë detaje vizive. Bëhet një grafi 3D ku shihen raportet e kockës. Nëse është e nevojshme, bëhen disa analiza të përgjithshme të pacientit. Bëhet anamneza e pacientit, dhe pastaj vendoset mënyra e trajtimit, me implant ose jo. Aplikimi i implantit realizohet në dy faza: Faza e parë është ajo kirurgjikale, në të cilën realizohet vendosja e implantit në kockë. Është një procedurë që merr shumë pak kohë, afërsisht 20 minuta, dhe realizohet me anestezi lokale, sikurse një mbushje apo një ekstraksion. Faza e dytë shoqërohet me pjesën protetike mbi implant.

– Sa gjatë qëndrojnë implantet dentare?

– Implantet dentare janë përdorur për 30 vjet për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë. Ato mund të qëndrojnë tërë jetën në varësi se rëndësi sa i kushtoni shëndetit oral pas vendosjes. Si çdo restaurim tjetër stomatologjik edhe implant-dhëmbi i ardhshëm i juaj mund të dëmtohen nga trauma të ndryshme dhe të ndikohen nga sëmundja e mishit të dhëmbëve. Hulumtimet e fundit tregojnë një mesatare të qëndrueshmërisë së implanteve prej së paku 10 vitesh!

– Meqë përmendet kujdesin oral pas vënies, a ka disa këshilla që pacientët duhet të ndjekin pas vënies së një apo disa implanteve?

– Po dhe janë disa, të cilat unë po i rendis dhe pacientët që do të bëjnë në të ardhmen të tilla implante të kenë parasysh këto pika:

  1. Pacienti duhet të jetë i qetë pas ndërhyrjes, duke shmangur aktivitetet fizike dy-tre ditë më pas.
  2. Të ndjekë me përpikmëri këshillat e mjekut.
  3. Të respektojë terapinë mjekësore me antibiotikë dhe antiinflamatorë.
  4. Të mbajë një higjienë të mirë orale.
  5. Të mos pijë duhan pas ndërhyrjes nëse është duhanpirës, pasi pengon rigjenerimin e plagës dhe provokon hemorragji.
  6. Pacienti duhet të mbajë kompresa të ftohta çdo 20 minuta ditën pas ndërhyrjes.
  7. Gjakrrjedhja mund të jetë normale në ditën e parë. Për të shmangur hemorragjinë nuk duhen konsumuar ushqime të forta apo ushqime dhe pije të nxehta.
  8. Të shmanget përdorimi i alkoolit dhe duhanit përreth dy javë pas ndërhyrjes.
  9. Pacienti mund të ketë pak edem dy ditët e para pas ndërhyrjes, por që vjen duke u eliminuar në ditët në vazhdim.
  10. Të bëhet kujdes kur pastrohet goja. Të lahen dhëmbët rregullisht, por të mos kalohet furça rreth dy ditë pas kirurgjisë në zonën e plagës. Të përdoret shpëlarës antiseptik.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Odeta Dume: Në gjurmë të drejtësisë së mohuar

Next Post

Gjon Karrica: Njeriu që thyen tabutë!

Advertisement