Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Mjekësi/T’i heq bajamet?
Si ndikon dhuna fizike dhe verbale tek fëmijët?
Djemtë kërkojnë vajza

Si ndikon dhuna fizike dhe verbale tek fëmijët?

Jam një nënë e re. Ndodh shpesh që burri më fyen e më ofendon me fjalë të ulëta, pavarësisht se nuk meritoj asnjërën prej tyre. Të them të drejtën, prekem jashtë mase, por më shumë shqetësohem për fëmijën. Si ndikon një fjalor i tillë e zëri i lartë te një fëmijë i vogël? Jam e vetëdijshme që sherri në sy të fëmijës vetëm pasoja sjell për të, prandaj jam përpjekur ta bind burrin tim që të hyjmë në një dhomë tjetër, larg syve të fëmijës, por, më kot. Ju lutem, më sqaroni më konkretisht për pasojat që mund të kenë veprime të tilla te fëmija. Edhe diçka tjetër më gërryen përbrenda e s’më lë të qetë: Para disa kohësh, kur fëmija ynë ishte vetëm disa muajsh, im shoq, duke e mbajtur në krahë, më ka goditur keq. A mund të ketë ndikuar ky veprim te fëmija, megjithëse ishte tepër i vogël? Më falni që u zgjata, por mendoj se me përgjigjen tuaj s’do të më keni ndihmuar vetëm mua, por edhe shumë prindër të tjerë, pasi e dimë që çifte të tilla ka plot…

 

Amarilda Garuli, psikologe, email ilda.garuli@gmail.com:- Të falenderoj për pyetjen , prek një temë aktuale që shkakton shumë problematika.

Advertisement

Dhuna është një fenomen mjaft shqetësues. Rastet e përsëritura kanë treguar se dëmet që ajo sjell janë shumë të rënda dhe ndonjëherë tejkalojnë çdo kufi. Dhuna si verbale dhe fizike, për nga lloji janë të ndryshme por dëmtojnë njësoj. Prekin familjen ,individin dhe shoqërinë nesër.

Krijimi i familjes dhe ardhja në jetë e një fëmije, janë procese që nxisin vazhdimësinë e jetës, të motivuar nga dashuria dhe përkushtimi qe kanë dy njerëz ndaj njëri tjetrit. Nuk mund të jemi të kulluar dhe problematika të ndryshme prishin ekuilibrat  dhe krijojnë një klime konflikti që prodhon dhunë verbale dhe fizike.

Marrëdhënia e prindërve, marrëdhënia bashkëshortore ka ndikim të madh në rritjen dhe zhvillimin e fëmijes. Një ambjent i ngrohtë  familjar, ose e kundërta, një ambjent i tensionuar dhe konfliktual midis prinderve janë energji, pozitive apo negative qe transmetohen edhe te fëmija. Mburojat emocionale, barrierat  që ne të rriturit i kemi si mekanizma mbrojtës, te fëmijët nuk janë krijuar akoma. Për pasojë ata i përjetojnë në mënyrë intensive emocionet, dhe situatat e dhunës në familje. Duhen vite që te fëmija të formohet nje mburojë emocionale që do e ndihmonte atë të mos i perjetonte me aq intensitet emocionet.

Konkretisht, disa nga problemet që një fëmijë dëshmitar i dhunës përjeton, janë:

Atashim i pasigurt me prindërit, vetëvlersim i ulët, çrregullime në sjellje, sjellje antisociale. vështirësi në marrëdhënie me bashkëmoshatarët, probleme me gjumin, problem me ushqimi, ndjehen fajtorë apo shkaktarë të situatës. Kanë tendencë të kene karakter agresiv, mund të kthehen ata vetë në viktima të dhunës, shkakton depresion, ankth, probleme në shkollë dhe aftësi të ulëta akademike.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mjekësi/T’i heq bajamet?

Next Post

Djemtë kërkojnë vajza

Advertisement