Kënga e Shpend Latifit dhe Lindita Selimit, që sapo është edituar, titullohet “Amanet” dhe ka të gjitha predispozitat për të qenë një nga më të dëgjuarat e momentit.
Kjo këngë nderthurrë në vete një miks muzikor të quajtur etno/pop. Është një ndër zërat më të bukur të skenës muzikore shqiptare. I ri, i talentuar, bashkëkohor dhe i pëlqyer nga publiku.
Shpendi prej vitesh nuk po mungon me projekte të reja, e gjithmonë po vjen më ndryshe dhe më interesant. Këtë herë ai vjen në bashkëpunim me një ndër zërat më të bukur të muzikës popullore, Lindita Selimin. Ky dyzim artistik duket e tingëllon mjaftë unik.
Projekti është punuar në produksionin “Detox” në Maqedoni, me orkestrim dhe tekst nga vetë këngëtari. Produksioni “Detox” njihet për cilësinë e lartë dhe si studio më kualitative në trojet shqiptare.
Videoklipi është realizuar nga “Elmo Creative” dhe është një realizim profesional e bashkëkohor. Ju ftojmë ta dëgjoni “Amanetin”: