– Përshëndetje! Ju kam shkruar në gazetë edhe më parë për të njëjtin problem… Jam 30 vjeç dhe më vijnë vetëm mendime negative në mëndje. Më kap ankthi dhe nuk e përmbaj dot veten. Kam dhe frikë. Këto mendimet negative shkaktojnë frikën apo frika shkakton mendimet negative? Ndonjëherë më duket sikur jam njeri tjetër dhe nuk jam në vete. A kurohet kjo gjë pa ndihmën e psikologut, por me mendime pozitive dhe me besim në vetvete? Faleminderit.
Olta Muça, psikologe, email oltamuca@gmail.com:- Përshëndetje! Ndonjëherë, ajo çka themi dhe ajo çka ne mendojmë ka një ndikim vendimtar sa i përket jetës sonë, pasi një mendim i përsëritur shumë herë, me kalimin e kohës kthehet në një bindje, dhe bindjet kthehen realitet. Çka do të thotë se bindjet na vënë në jetë sjellje të caktuara. Duke marrë parasysh eksperiencat e ndryshme gjatë ditës: frika, ankthi, rrethi social që ne bëjmë pjesë, familja – pasi në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, ndikojnë. Madje ne jemi edhe për familjarët tanë ndonjëherë. E bëjmë të gjithë me dashje apo jo, të cilat receptori ynë i transmeton dhe përpunon rrugës. P.sh. nëse ti shkon në plazh me idenë që s’di të notosh, ti s’do e mësosh asnjëherë notin. Është frika ajo që e stimulon dhe e kthen në ankth. Pastaj, mund të mbytesh nëse shkon në thellësi. Kjo bën që të stimulohen frika dhe ankthi njëkohësisht, duke u bërë realiteti ynë. Ose rasti i makinës: “Unë s’mund t’i jap, s’e mësoj dot. Është e pamundur që ta mësoj, s’e bëj kurrë”! – ndërkohë kur ti i shtrohesh dhe e mëson, thua “Ç’kam humbur! Pse s’e mësova më përpara?” Që do të thotë, kur një bindje është pozitive, ju mund të ndiheni më mirë e të lumtur, dhe mund të filloni e vini në veprim gjërat e nevojshme për të arritur objektivat. Për këtë arsye, është e nevojshme që ju të filloni të kontrolloni cilësinë e mendimeve tuaja të dialogut të brendshëm, për të dëgjuar zërin e brendshëm dhe të filluarit të menduarit në mënyrë pozitive, si: “Unë mund t’ia dal”, “Mund ta bëj”, “Mund të mësoj të notoj, t’i jap makinës”. Ti ndjen një kënaqësi e cila është shumë e madhe dhe të bën ta shohësh jetën me pozitivitet. Duhet bërë kujdes me shprehjet që të demoralizojnë, si “S’mundem”, “S’e bëj dot”, “S’jam i aftë ta bëj” – pasi vetëm nëse i heqim këto fjalë nga fjalori ynë, ne mund t’ia dalim. Në fakt, jeta jonë është ajo që punon duke i bërë mendime zotëruese të jetës sonë. Çdo gjë bëhet nga mënyra jonë e perceptimit gjatë një episodi apo ngjarjeje të një dite me njerëz të ndryshëm që të ulin vetëvlerësimin. Nëse ty të ndodh që ti je më i mirë se ai/ajo, ka predispozitë që të diskriminohesh e të të bëjnë të ndihesh pesimit, çka ndikon negativisht në jetën tonë. Frika dhe ankthi janë të ndryshme, por në thelb kanë idenë e të bërit të ndihesh pesimist. Nëse perceptoni ndonjë nga fjalët e mësipërme, pyesni veten nëse ai mendim ju bën të ndiheni mirë apo jo. P.sh. “Askush s’më kupton” mund të transformoohet në “Nuk më kuptuan çfarë thashë pak më parë” – përgjithësimet janë procese mendore të cilat na bëjnë ta shndërrojmë një përvojë specifike në një më përgjithësuese e të vlefshme në fusha të tjera. Çdo ndryshim i madh përbëhet nga hapa të vegjël.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!