Një këngë mjaftë e mrekullueshme është hedhur në tregun muzikorë nga këngëtari i njohur Kadri Gashi. Duke i kënduar gurbetit e duke u inspiruar nga situata shumë e vështirë në Kosovë atë që populli po përjeton atje e duke u bazuar në ndihmën e madhe që gurbetçarët e japin për popullin e Kosovës. Në një bisedë të fundit këngëtari Gashi shprehet se atë që e përjetojnë gurbetçarët është shumë një gjë e vështirë duke parë popullin që hjek keq për shumë gjëra.”Duke e parë situatën aktuale në Kosovë dhe gjendja në të cilën është popullata duke u përballur me skamje e me sëmundje e nuk kanë ndonjë gjë të mirë nga shteti vetëm 90% presin ndihmë nga bëmirësit dhe nga gurbeti, më lindi ideja me shprehë atë që ne të gurbetit e përjetojmë me shumë dhimbje duke dhënë maksimumin për të ndihmuar, ideja ishte e imja, tekstshkruesja e mrekullueshme Suzana Fazliu e ka bërë fabulën kurse orkestrimi nga Fatos Canolli Studio Kiniks Prishtinë”, kështu është shprehur këngëtari i njohur Kadri Gashi.
Advertisement