Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

KMC: Kur dëgjoja këngët e saj…!

KMC është reperi që po bën emër në muzikë, ashtu siç kishte synuar që kur ishte adoleshent dhe tashmë ka arritur të sjellë shumë këngë e klipe në treg. Kënga e tij e fundit është një bashkëpunim me këngëtaren Blerina Matraku dhe me titull të veçantë si “Na na na” KMC vjen në këtë intervistë për të treguar si erdhi ky klip, pse pikërisht tani dhe si u gjet me Blerinën…!

 

Abi Keta:- “Na, na na” është titulli me të cilin, prezanton, një prej këngëve të tua. Pse ky titull?

Advertisement

KMC:- Titulli i kësaj kënge është vendosur në fund, pasi mbaroi dhe montazhi i klipit, “Na na na” sepse dukej titull pak i veçantë edhe nuk kishim dëshirë ta vendosnim titullin “Baby” sepse është përdorur shumë në këngë të tjera.

– Si u gjete më Blerinën?

– Në fakt Blerina më ka pëlqyer si këngëtare , ia dëgjoja shpesh këngët në makinë. I gjeta kontaktet nga një shoqja ime cila e kishte shumë mike Blerinën, më prezantoi dhe më pas vendosëm që të bëhej ky bashkëpunim.

– Më trego pak më shumë, si u realizua kënga, klipi, pse zgjodhët ta publikoni pikërisht tani?

– Kënga është realizuar nga Gramoz Kozeli dhe Dj Rob pa harruar të përmend edhe tekstshkruesen FIFI.

Shkuam tek studio e Gramoz Kozelit edhe kur na  tregoi materialin muzikor,  na pëlqeu shumë edhe menduam që do dalë bashkëpunim i bukur. Klipin vendosëm ta bëjm tek “Max Production” sepse ata janë më të mirët edhe të smbështesin shumë. Klipi ishte menduar të publikohej më shpejt, por për arsye të disa vonesave në xhirime, por edhe koha që nuk na favorizoi shumë,  u publikua pikërisht tani dhe mendoj se ishte dhe moment i duhur  për ritmin që ka kënga.

– Për të qenë të sinqertë, Blerina është një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare, do të thotë që ke qëlluar në shenjë…mendon se do ketë një bashkëpunim të dytë me të?

– E thashë edhe më sipër Blerina më pëlqen shumë si këngëtare është me të vërtetë një nga zërat më të mirë sepse e ka treguar talentin edhe në live. Po, mund të them që kam goditur në shenjë sepse nga “fansi” i saj arrita të bëjë bashkëpunim me atë (qesh). Shpresoj që të vazhdojmë bashkëpunimin edhe me projekte të tjera.

– Po në ndonjë bashkëpunim tjetër?

– Për momentin jam duke përgatitur një këngë vetëm edhe më pas me kismet mund të kem bashkëpunime të ndryshme.

– Do ti realizojë pritshmëritë e tua kjo këngë, apo do ende kohë?

– Është akoma herët të flasim për këtë gjë, por mendoj se po, do jetë një plus për mua në muzikë dhe shpresoj që të vazhdoj të kem përkrahjen e njerëzve që pëlqejn muzikën time.

– Për të gjithë ata që s’të njohin aq sa duhet, sa këngë ke deri tani, sa videoklipe dhe ku frymëzohesh për muzikën tënde?

– Kam mbi 50 këngë ndërsa videoklipe kam 7. Frymëzimin e marr nga përditshmëria, nga situatat që na ndodhin të gjithëve dhe krijoj.

– Përpara se të këndonte, çfarë bënte KMC?

– Përpara se të këndoja kam punuar si kamarier, bëhet fjalë kur isha gjimnazist.(Buzëqesh)

– Realisht, ke pasur më shumë sukses me vajzat pas publikimit të klipeve?

– Edhe pa publikuar klipe e kam pasur suksesin tek femrat se ne nga Korça kemi gjakun e ëmbël (qesh).

– Mos më thuaj që je single, se nuk ta besoj…!

– Askush nuk beson (qesh), por për jetën private do flas kur të vij koha.

– Çfarë roli ka, çfarë do të thotë një femër në krahun end, në jetën tënde?

-Në rradhë të parë të ketë fatin që jetë krah meje (qesh). Femra në krahun tim do ketë veç dashuri dhe përkushtim.

– Çfarë vlerëson tek një femër dhe çfarë jo?

– Vlerësoj sinqeritetin, por nuk vlerësoj kur më gënjen (qesh).

– Zakonisht këngëtarët zgjedhin një menaxher për t’i menaxhuar dhe për t’i bërë të suksesshëm. Ti e ndjek këtë taktikë?

– Po normale që dhe mua do më pëlqente të menaxhohesha nga dikush dhe besoj se shumë shpejt do vij ajo ditë që të kem menaxherin tim personal.

– Cila është pjesa më e vështirë e tregut muzikor?

– Këtu në Shqipëri çdo gjë është e vështirë (qesh)

– Cila është pjesa më e bukur gjatë realizimit të një kënge?

– Kur realizon këngë çdo gjë është e bukur sepse mbyllesh në atë dhomën e mikrofonit edhe je në botën tënde duke u shprehur në muzikë, lirshëm sikur të jesh në shtëpi.

– Sa beson në Zot, an ë fat dhe an ë veten tënde?

– Të gjithë besojn nga pak në Zot sepse për çdo gjë i drejtohemi atij lart, jam njeriu më me fat në botë (qesh).

Po mos të besoja tek vetja ime do kisha hequr dorë nga muzika.

– Kush e bën kritikun tënd?

– Normale që familja.

– Cili është kompleksi që i njeh vetes?

– Çuditërisht jam njeri pa komplekse.

– Për çfarë nuk ke më kohë, këtë periudhë?

– Për të takuar dikë (qesh).

– Çfarë ndryshimi ndjen tek vetja, pas çdo viti që kalon?

-Asgjë, çdo vit i njëjti njeri pozitiv edhe sportiv do jem. S’kam pse të ndryshoj!

– Do të të tërhiqte  më tepër realizimi i një kënge të suksesshme apo çmimi i një festivali, nëse do merrje pjesë?

– Realizimi i një kënge të suksesshme të çon drejt fitimit të çmimit në festival (qesh).

Çfarë ka të reja, në planet e tua?

– Shumë gjëra të reja do ketë, por se shpejti pritet një këngë vetëm dhe jo bashkëpunim.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tristan &Danyelle Pollok: Ja pse zgjodhëm Shqipërinë për muajin e mjaltit

Next Post

Sevdai Radogoshi vjen me një super komedi, ja protagonistët dhe premiera!

Advertisement